Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
E drejta e jetёs ёshtё e drejtё e lindur e njeriut. Kjo e drejtё duhet tё mbrohet me ligj. Askush nuk mund tё privohet arbitrarisht nga jeta.
2. Nё vendet ku nuk ёshtё hequr dënimi me vdekje, ai mund tё jepet vetёm pёr krimet mё tё rёnda, nё pёrputhje me ligjin nё fuqi nё kohёn e kryerjes së krimit dhe nuk duhet tё jetё nё kundёrshtim me dispozitat e kёtij Pakti dhe me Konventёn pёr Parandalimin dhe Ndjekjen e Krimit tё Gjenocidit. Ky dёnim mund tё jepet vetёm nё bazё tё njё gjykimi pёrfundimtar nga njё gjykatё kompetente.
3. Kur heqja e jetёs përbën një krim gjenocidi, kuptohet se asnjё dispozitё e kёtij neni nuk i jep tё drejtё njё shteti palё tё kёtij Pakti qё nё asnjё mёnyrё t'i shmanget çfarёdo detyrimi qё ka marrё pёrsipёr nё bazё tё dispozitave tё Konventёs pёr Parandalimin dhe Ndjekjen e Krimit tё Gjenocidit.
4. Çdo i dёnuar me vdekje ka tё drejtё tё kёrkojё falje ose zëvendësim tё dёnimit. Amnistia, falja ose zëvendësimi i dёnimit me vdekje mund tё jepen nё tё gjitha rastet.
E drejta për jetën
1. E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i merret jeta qëllimisht, me përjashtim të rastit kur zbatohet një vendim gjyqësor me vdekje, pas dënimit për një krim për të cilin ky dënim është parashikuar me ligj.
2. Marrja e jetës nuk konsiderohet të jetë shkaktuar në kundërshtim me këtë nen në rastet kur ajo vjen si pasojë e përdorimit të forcës, që është jo më shumë se absolutisht e nevojshme:
a. në mbrojtje të çdo personi nga dhuna e paligjshme;
b. për të kryer një arrestim të ligjshëm ose për të parandaluar arratisjen e një personi të cilit i është hequr liria ligjërisht; c. për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një trazirë ose kryengritje.
Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.
Neni 6
1. Shtetet palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtёn e lindur për të jetuar.
2. Shtetet palë marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesёn dhe zhvillimin e fëmijës
E drejta për jetën Shtetet Palë riafirmojnë që çdo qënie njerëzore ka të drejtën për të jetuar dhe se ato duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për tu siguruar që personat me aftësi të kufizuar e gëzojnë këtë të drejtë në mënyrë efektive njësoj si të tjerët.
Palët marrin masat e nevojshme legjislative apo të tjera për të siguruar që një vlerësim i rrezikut vdekjeprurës, seriozitetit të situatës dhe rrezikut të dhunës së përsëritur të kryhet nga të gjitha autoritetet përkatëse për të menaxhuar rrezikun dhe nëse është e nevojshme për të siguruar mbështetje dhe siguri të koordinuar.
Vrasja
1. Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
Vrasja e rëndë
1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili:
1.10.privon nga jeta personin tjetër motivuar në bazë të kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika të mbrojtura;[...]
Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore
1. Kushdo që personin tjetër e privon nga jeta në gjendje të tronditjes së fortë mendore, të shkaktuar pa fajin e tij nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rëndë nga ana e personit të vrarë, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
Vrasja nga pakujdesia
1. Kushdo që e privon nga jeta personin tjetër nga pakujdesia, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
1. Vrasja e foshnjës gjatë lindjes Nëna që e privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.
Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë
1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe me pëlqimin e gruas shtatzënë, ndërpret shtatzëninë, fillon ta kryej ndërprerjen e shtatzënisë ose i ndihmon që ta ndërpres shtatzëninë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.
Sterilizimi i detyruar
1.Kushdo që për arsye jo mjekësore, heq ose paaftëson në çfarëdo mënyre organet riprodhuese të një personi pa pëlqimin e atij personi dhe kjo çon në sterilizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
2.Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore, dëmtime serioze për shëndetin ose vdekjen e personit, kryesi i veprës penale dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
Të drejtat e konsumatorit
1. Me këtë ligji garantohen këto të drejta themelore të konsumatorëve:
1.1. E drejta për të mbrojtur jeten, shëndetin mjedisin dhe interesat
Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të policisë
1. Detyrat e përgjithshme të policisë janë të:
1.1. mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat
Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këtë kuptim:
1.28. Kërcënim serioz ndërkufitar për shëndetin - kërcënim për jetën ose rrezik serioz për shëndetin me origjinë biologjike, kimike, mjedisore ose të panjohur që përhapet ose paraqet rrezik të përhapjes përtej kufijve kombëtarë dhe që mund të kërkojë koordinim në nivel rajonal për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut.
1.38. Pandemia – Kërcënim serioz kombëtar dhe ndërkufitar për shëndetin, është një rrezik që kërcënon jetën ose shëndetin, me origjinë biologjike, kimike, mjedisore dhe të panjohur, i cili përhapet ose paraqet një rrezik potencial të përhapet brenda vendit dhe përtej kufijve kombëtarë dhe që, për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së njeriut, ka nevojë për koordinim në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Siguria e pacientit, parandalimi, kontrolli i infeksioneve në kujdesin shëndetësor dhe rezistenca antimikrobike
1. Të gjitha institucionet shëndetësore obligohen të sigurojnë masat për sigurinë e pacientit, parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në kujdesin shëndetësor;
2. Çdo profesionist shëndetësor obligohet që të marr masat në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve;
3. Çdo mjek përgjegjës obligohet që antimikrobikun t’a përshkruaj sipas protokollove, udhërrëfyesve klinik dhe standardeve të bazuara në dëshmi;
4. Ndalohet shitja e i antimikrobikut pa recetë të mjekut;
5. Masat dhe kushtet, për sigurinë e pacientit, parandalimin e kontrollin e infeksioneve në kujdesin shëndetësor dhe rezistenca antimikrobike rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri.
Kërcënimet serioze kombëtare dhe ndërkufitare për shëndetin
1. IKSHPK sinjalizon përmes sistemit të paralajmërimit të hershëm shfaqjen ose zhvillimin e një kërcënimi serioz ndërkufitar për shëndetin nëse përmbushen kriteret e mëposhtme:
1.1. ngjarje e pazakontë ose e papritur për vendin dhe kohën e caktuar, ose shkakton ose mund të shkaktojë sëmundshmëri ose vdekshmëri në masë të njerëzit, ose rritet me shpejtësi dhe mund të përshkallëzohet ose tejkalon ose mund të tejkalojë kapacitetin kombëtar të reagimit;
1.2. ngjarje që mund të përbëjë emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.
2. Gjatë njoftimit të një sinjalizimi, IKSHPK do të komunikojnë menjëherë nëpërmjet SPH-së çdo informacion të disponueshëm përkatës që disponojnë që mund të jetë i dobishëm për koordinimin e përgjigjes, duke përfshirë:
2.1. llojin dhe origjinën e agjentit;
2.2. sëmundjet ngjitëse;
2.3. rezistencën antimikrobike dhe infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor në fushën e sëmundjeve ngjitëse (çështjet e veçanta shëndetësore); 2.4. datën dhe vendin e incidentit ose shpërthimit; 2.5. rrugën e përhapjes; 2.6. të dhënat toksikologjike;
2.7. metodat e zbulimit dhe konfirmimit;
2.8. rreziqet e shëndetit publik;
2.9. masat e shëndetit publik të zbatuara ose që synohen të merren në nivel kombëtar;
2.10. masa të tjera nga masat e shëndetit publik;
2.11. të dhënat personale të nevojshme për qëllimin e gjurmimit të kontakteve në përputhje me nenin 11 të këtij ligji;
2.12. çdo informacion tjetër që lidhet me kërcënimin serioz ndërkufitar.
3. Në rast të kërcënimit serioz ndërkufitar, IKSHPK në bashkëpunim me Institucionet ndërkombëtare (ECDC, WHO) vlerëson rrezikun.
4. Ministria obligohet të caktoj pikën e kontaktit për raportim të kërcënimeve ndërkufitare për sëmundje ngjitëse sipas Rregullores ndërkombëtare të shëndetit (IHR)
Objektivat e përgjithshme
1. Ky ligj synon arritjen e një ose më shumë objektivave të përgjithshme të nivelit të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke përfshirë praktikat e mira në tregtimin me ushqim, duke marrë për bazë mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve, shëndetin e bimëve dhe mbrojtjen e ambientit.
2. Ky ligj rregullon qarkullimin e lirë të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në Republikën e Kosovës i prodhuar dhe tregtuar sipas parimeve dhe kritereve të përgjithshme sipas këtij ligji.
3. Kur ekzistojnë standardet ndërkombëtare apo plotësimi i tyre është i domosdoshëm, në zhvillimin ose përshtatjen e ligjit të ushqimit, përveç kur këto standarde ose pjesët përkatëse do të jenë mjet jo efektiv dhe jo i duhur për përmbushjen e objektivave të arsyeshme për ligjin e ushqimit apo kur ka arsyetim shkencor ose kur do të kishin rezultuar në një nivel të ndryshëm të mbrojtjes nga ai i përcaktuar si i përshtatshëm në Republikën e Kosovës.
Analiza e rrezikut
1. Me qëllim të arritjes së nivelit të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, masat të cilat përdorën në harmoni me dispozitat ligjore për ushqimin, bazohen në analizat e rrezikut, përveç kur nuk u përgjigjen rrethanave ose natyrës së masave.
2. Vlerësimi i rrezikut bazohet në të arriturat shkencore të vërtetuara dhe bëhet në mënyrë të pavarur, objektive dhe transparente.
3. Menaxhimi i rrezikut duhet të merr parasysh rezultatet e vlerësimit të rrezikut, në veçanti faktorët tjerë legjitim për çështjet në konsiderim dhe parimin e kujdesit kur kriteret e përcaktuara me nenin 7 paragrafi 1. të këtij ligji janë relevante për arritjen e objektivave të përgjithshme nga neni 4 i këtij ligji.
4. Agjencia mund të kërkoj mendim shkencor nga Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit - EFSA lidhur me vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut apo institucioneve tjera shkencore ndërkombëtare
Mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit
1. Masat të cilat ndërmerren me qëllim të mbrojtjes dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe shtresës së ozonit, nuk duhet të dëmtojnë përbërësit tjerë të mjedisit, cilësinë e jetës së brezave të sotëm dhe të ardhshëm dhe nuk duhet të jenë në kundërshtim me rregullat nga fusha e mbrojtjes në punë dhe mbrojtjes së shëndetit të njeriut.
2. Masat për përmirësimin e cilësisë sё ajrit duhet tё jenë në harmoni me objektivat afatgjate tё BE tё përshkruara nё Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, Ekonominë Qarkore e koncepte tjera, tё cilat sigurojnë rritjen ekonomike, përmirësimin e cilësisë sё jetës dhe përmirësimin e cilësisë sё ajrit.
3. Masat për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shtresës së ozonit janë të vendosura për:
3.1. të shmangur, parandaluar ose zvogëluar efektet e dëmshme në shëndetin e njeriut, cilësinë e jetës dhe mjedisin në tërësi;
Përkufizimet
1.7. Masë urgjente - masat të cilat merren nga inspektori sipas këtij ligji për shmangien e dëmit të drejtpërdrejtë, të rëndë dhe të pariparueshëm të interesit publik ose të palëve të treta ose rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën ose shëndetin e njerëzve, kafshëve ose mjedisit;
Masat urgjente
1. Gjatë zhvillimit të procedurave të inspektimit, inspektori ose trupa inspektuese ka të drejtë të marrë me vendim masa urgjente në rastet kur: 1.1. për shkak të shkeljes së konstatuar të legjislacionit në fuqi, mund të shkaktohen dëme të drejtpërdrejta, të rënda dhe të pariparueshme ndaj interesit publik apo palëve të treta, veçanërisht kur është e nevojshme për të shmangur rrezikun e drejtpërdrejtë ndaj jetës apo shëndetit të njerëzve, kafshëve apo mjedisit;
1.2. ka dyshim të arsyeshëm për shkelje të legjislacionit në fuqi, të cilat mund të shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta, të rënda dhe të pariparueshme ndaj interesit publik apo palëve të treta, si dhe është e nevojshme kryerja e verifikimeve të mëtejshme dokumentare ose kryerja e ekzaminimeve apo analizave.
Nachova kundër Bullgarisë (Nachova v. Bulgaria) kishte të bënte me dy Romë që u vranë ndërsa i iknin policisë ushtarake që kërkonte t’i arrestonte për shkak të largimit pa leje. Në kohën e incidentit, oficeri që vrau viktimat bërtiti “jevgj të mallkuar” tek një komshi i tyre. GJEDNJ-ja konstatoi se shteti kishte shkelur të drejtën e jetës së viktimave (sipas Nenit 2 të KEDNJ-së), jo vetëm materialisht, por edhe proceduralisht për moshetimin e përshtatshëm të vdekjeve. U konstatua se moshetimi përbënte gjithashtu shkelje të Nenit 2 së bashku me të drejtën për të mos u diskriminuar përderisa shteti kishte detyrimin për të hetuar motive të mundshme të diskriminimit
CASE OF MEHMET ŞENTÜRK AND BEKİR ŞENTÜRK v. TURKEY (Application no. 13423/09) of 09/07/2013
Ankuesit pretenduan se znj. Şentürk humbi jetën për shkak të neglizhencës së rëndë nga ana e mjekëve dhe mamive të përfshira. Ata konsideruan se kjo vdekje mund të ishte lehtësisht e ndaluar nëse mjekët dhe / ose mamitë kishin vepruar në përputhje me detyrat e tyre dhe kodin e tyre profesional. Përkundrazi, ata kishin shkelur rëndë detyrat e tyre. Në këtë drejtim, aplikantët gjithashtu pohuan se ngjarjet në fjalë nuk duhet të klasifikohen si neglizhencë e thjeshtë, por si vrasje. Ankuesit pretendonin se kishte pasur një shkelje të së drejtës për jetë të gruas dhe nënës së tyre dhe të fëmijës që mbante, duke shkelur nenin 2 të Konventës.
Ka pasur një shkelje substanciale të nenit 2 të Konventës për shkak të vdekjes së znj. Menekşe Şentürk;
Ka pasur një shkelje procedurale të nenit 2 të Konventës;
Kërkesa për Perisan dhe të tjerët kundër Turqisë nr. 12336/03 e 20.05.2010
Shkelja e nenit 2: forca e përdorur kundër të burgosurve për të shuar shqetësimet në një burg, që kishte çuar në vdekjen e tetë prej tyre, nuk kishte qenë "absolutisht e domosdoshme" brenda kuptimit të nenit 2 dhe Gjykata konstatoi se kishte pasur një shkelje të nenit 2 në lidhje me tetë të burgosurit që kanë vdekur dhe gjashtë që kanë mbijetuar lëndimet e tyre.
Wasilewska and Kalucka v. Poland 23.02.2010 aplication no. 28975/04 and 33406/04
The case concerned the death of a suspect during an anti-terrorist operation. Violation of Article 2: the Polish Government had failed to submit any comments regarding the proportionality of the level of force used by the police, the organisation of the police action and whether an adequate legislative and administrative framework had been put in place to safeguard people against arbitrariness and abuse of force.
Branko Tomašić dhe të tjerë kundër Kroacisë - 46598/06 dt. 15.1.2009
Aplikuesit u ankuan mbështetur në nenin 2 të KEDNJ lidhur me të drejtën e jetës dhe nenin 13 lidhur me mjetet efektive respektimi i të cilave sipas tyre rezultonte i dështuar nga ana e shtetit sepse ky i fundit nuk kishte marrë masat adekuate për të mbrojtur M.T dhe V.T dhe nuk kishte kryer një hetim efektiv lidhur me përgjegjësitë e shtetit në shkaktimin e këtyre vdekjeve.
Gjetjet e gjykatës vendase dhe konkluzionet e ekzaminimit psikiatrik në mënyrë jo të dyshimtë tregojnë se autoritetet kishin qenë të qarta dhe të ndërgjegjësuara se kërcënimet e bëra në adresë të jetës së M.T dhe V.T kishin qenë serioze dhe se duheshin ndërmarrë të gjitha hapat e duhur me qëllim mbrojtjen e tyre.
Gjykata [GJEDNj] vuri re se, nuk ishte bërë asnjë kontroll apo kërkim në shtëpinë apo mjetin e M.M gjatë hetimit të çështjes së parë, ndërkohë që ai në mënyrë të vazhdueshme kishte kërcënuar se do të përdorte bombë kundër viktimave. Për më tepër, ndonëse raporti psikiatrik i përpiluar për këtë procedim kishte nënvizuar nevojën e një trajtimi psikiatrik në vazhdimësi, qeveria gjatë shqyrtimit të rastit në GJEDNJ kishte dështuar që të provonte nëse M.M ishte trajtuar në mënyrën e duhur. Për më tepër, M.M. nuk kishte ndjekur një program individual trajtimi gjatë vuajtjes së dënimit me heqje lirie, ndonëse kjo ishte e detyrueshme sipas ligjit. Ai as që ishte ekzaminuar lidhur me gjendjen e tij menjëherë pas lirimit nga burgu në mënyrë që të vlerësohej nëse ai paraqiste një rrezik për realizimin e kërcënimeve me vdekje përkatësisht të M.T dhe V.T pas lirimit. Gjykata konkludoi se nuk ishin marrë masa adekuate nga autoritetet vendase me qëllim që të mbrohej jeta e M.T dhe A.T çka vinte në kundërshtim me nenin 2 të KEDNj.
Gjykata vendosi në mënyrë unanime se nuk ishte e nevojshme që të analizohen në mënyrë të veçuar ankimin sipas nenit 2 të KEDNJ lidhur me dështimin e shtetit për të realizuar një investigim gjithëpërfshirës dhe të plotë mbi përgjegjësinë e mundshme zyrtarëve/agjentëve të tij lidhur me vdekjen e M.T dhe V.T.
Gjykata vendosi në mënyrë unanime se kishte shkelje të nenit 2 dhe sipas nenit 41 detyron shtetin të paguajë 40,000 euro lidhur me dëmin jo pasuror shkaktuar aplikuesve.
JULARIĆ kundër KROACISË (Kërkesa nr.20106/06) 20 Janar 2011
Aplikanti u ankua se autoritetet përkatëse nuk kishin ndërmarrë të gjitha hapat e duhur dhe adekuat për të hetuar vdekjen e bashkëshortit të saj, për të identifikuar kryerësit dhe për t'i sjellë ata para drejtësisë
Gjykata konsideron se ka pasur shkelje të obligimit procedural të nenit 2 të Konventës;
Ankesa nr. 72-2015 Prek Krasniqi Raport lidhur me mungesën e mjeteve efektive juridike
Enis Kanjizha dhe Nazmije Latifi - Raport me rekomandime lidhur me detyrimet pozitive për hetime efektive dhe të drejtën në jetë, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, s
Ex officio nr. 421-2016 Raport lidhur me të drejtën për jetë në rastin B.R.
Raport me rekomandime në lidhje me cenimin e vazhdueshëm të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, të drejtën e jetës dhe të privatësisë, të drejtën për shfrytëzimin e m