Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare PNDCP
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 14 para 1.

1. Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.

Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 6 para. 1

1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

Ligjet
Nenet
Ligjet KDM
Kodi nr. 06/l-006 i drejtësisë për të mitur
Nenet Neni 1

1. Ky Kod rregullon procedurën e shqiptimit dhe ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve, procedurën gjyqësore si dhe procedurën e ndërmjetësimit për të mitur.

Nenet Neni 4

Fusha e zbatimit 1. Dispozitat e këtij Kodi zbatohen ndaj secilit person të dyshuar për vepër penale të kryer si i mitur, pavarësisht nga mosha e tij në kohën e fillimit të procedurës. 2. Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe ndaj çdo personi të dyshuar për vepër penale të kryer si madhor i ri. 3. Kur madhori akuzohet për vepër penale të kryer si i mitur, nenet 44 dhe 48 të këtij Kodi nuk zbatohen.

Nenet Neni 5

Dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe të çdo ligji tjetër relevant do të zbatohen për të miturit, përpos rasteve kur me këtë Kod është rregulluar ndryshe.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision T and V v The United Kingdom

T and V v The United Kingdom: ECHR 8 Apr 1999: Ky rast i referohet gykimit publik në një gjykatë lidhur me të mitur të akuzuar për vrasje dhe shqiptim të dënimit me burg prej pesëmbëdhjetë vjetësh. Gjykimi i dy të miturve në një forum publik, nën një kontroll të ashpër publik, e bëri gjyqin të padrejtë: 'është thelbësore që një fëmijë i akuzuar për një vepër penale të trajtohet në atë mënyrë që të marrë parasysh plotësisht moshën e tij, nivelin e pjekurisë dhe aftësitë intelektuale dhe emocionale, dhe ato hapa të ndërmarrë për të promovuar aftësinë e tij për të kuptuar dhe marrë pjesë në procedurë.' Një masë ndëshkuese duhet të vendoset nga gjykatat, dhe jo nga një proces politik, dhe një dënim i gjatë për një fëmijë duhet të lejojë zhvillime të mëvonshme: 'caktimi i një afati minimal ishte pjesë e procedurave dhe ishte një ushtrim dënimi; pra, neni 6 (1) ishte i zbatueshëm; që këtij neni i garantohet një seancë dëgjimore e drejtë nga një gjykatë e paanshme e pavarur nga ekzekutivi; dhe se Sekretari i Shtetit nuk ishte qartë i pavarur nga ekzekutivi.

 

 

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat