Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 14 para 1.

1. Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 6 para. 1

1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 10

 Secili ka të drejtë plotёsisht të barabartë për gjykim të drejtë dhe publik para njё gjykate tё paanshme e të pavarur që do të vendosë për të drejtat dhe detyrimet e tij dhe për mbështetshmërinë e çdo akuze penale kundër tij.

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
LIGJI Nr. 06/L - 054 PËR GJYKATAT
Nenet Neni 3

Ushtrimi i Pushtetit Gjyqësor

1. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës ushtrohet nga gjykatat e themeluara me këtë ligj.

2. Pushteti gjyqësor në Republikën e Kosovës është unik, i pavarur, i drejtë, apolitik, i paanshëm dhe siguron qasje të barabartë në gjykata.

Nenet Neni 4

Pavarësia dhe paanshmëria e Gjykatave

1. Gjykatat e themeluara me këtë ligj gjykojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. ‘

2. Gjyqtarët gjatë ushtrimit të funksionit dhe marrjes së vendimeve janë të pavarur, të paanshëm, të pandikuar në çfarëdo mënyre nga asnjë person fizik apo juridik, përfshirë edhe organet publike

Nenet Neni 7

Qasja në Gjykata

1. Gjykatat trajtojnë të gjithë personat në mënyrë të barabartë, askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, gjendjes sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

2. Çdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në gjykim të drejtë në përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në mbrojtje të barabartë me ligj. Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor. 3. Çdo person ka të drejtë t’í drejtohet gjykatës për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij të ligjshme. Çdo person ka të drejtë të përdor mjetet juridike kundër një vendimi gjyqësor apo administrativ që cenon të drejtën apo interesat e tij në mënyrën e caktuar me ligj.

4. Të gjitha seancat gjyqësore do të jenë të hapura për publikun përpos nëse ligji e përcakton ndryshe.

5. Të gjitha gjykatat duhet të funksionojnë në mënyrë të shpejtë dhe efikase për të siguruar zgjidhjen e shpejtë të lëndëve.

Ligjet LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Nenet Neni 21

4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:

a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,

b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,

c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,

d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar, 

f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,

g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe

h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë

Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 5

Gjykimi i drejtë, i paanshëm dhe në afat të arsyeshëm

1. Çdo person i dyshuar ose të akuzuar i garantohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm.

2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.

3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest, menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision T and V v The United Kingdom

T and V v The United Kingdom: ECHR 8 Apr 1999: Ky rast i referohet gykimit publik në një gjykatë lidhur me të mitur të akuzuar për vrasje dhe shqiptim të dënimit me burg prej pesëmbëdhjetë vjetësh. Gjykimi i dy të miturve në një forum publik, nën një kontroll të ashpër publik, e bëri gjyqin të padrejtë: 'është thelbësore që një fëmijë i akuzuar për një vepër penale të trajtohet në atë mënyrë që të marrë parasysh plotësisht moshën e tij, nivelin e pjekurisë dhe aftësitë intelektuale dhe emocionale, dhe ato hapa të ndërmarrë për të promovuar aftësinë e tij për të kuptuar dhe marrë pjesë në procedurë.' Një masë ndëshkuese duhet të vendoset nga gjykatat, dhe jo nga një proces politik, dhe një dënim i gjatë për një fëmijë duhet të lejojë zhvillime të mëvonshme: 'caktimi i një afati minimal ishte pjesë e procedurave dhe ishte një ushtrim dënimi; pra, neni 6 (1) ishte i zbatueshëm; që këtij neni i garantohet një seancë dëgjimore e drejtë nga një gjykatë e paanshme e pavarur nga ekzekutivi; dhe se Sekretari i Shtetit nuk ishte qartë i pavarur nga ekzekutivi.

 

 

Decision Ferantellidhe Santangelo kundër Italisë

Në çështjen Ferantellidhe Santangelo kundër Italisë Gjykata u shpreh se gjashtëmbëdhjetë vjet ishin të paarsyeshëm në këtë çështje që kishte të bënte me një gjyq kompleks e të vështirë në lidhje me një vrasje ku përfshiheshin probleme të ndjeshme në trajtimin e të miturve.

Decision Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës

Në çështjen e Schuler-Zgraggen kundër Zvicrës, që kishte të bënte me pensionet e invalidëve, Gjykata deklaroi në përgjithësi se “...zhvillimet në të drejtën...dhe garantimi i trajtimit të parimit të barazisë duke pasur parasysh faktin se sot rregulli i përgjithshëm është që Neni 6 (1) zbatohet faktikisht në fushën e sigurimeve shoqërore duke përfshirë madje edhe asistencën për mirëqënie”.