Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 14 para 2

Secili person i akuzuar pёr njё vepёr penale ka tё drejtё tё konsiderohet i pafajshёm derisa fajёsia e tij tё provohet në përputhje me ligjin.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 6 para 2

Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 11 1.

Secili që akuzohet për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm derisa në bazë të ligjit të vërtetohet fajësia në njё proces publik në të cilin i sigurohen tё gjitha garancitë e nevojshme për mbrojtjen e tij.

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Nenet Neni 21

4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:

a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,

b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,

c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,

d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar, 

f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,

g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe

h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë

Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 3

Prezumimi i pafajësisë së të pandehurit dhe In Dubio Pro Reo

1. Çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

2. Mëdyshjet lidhur me ekzistimin e fakteve të rëndësishme për çështjen ose për zbatimin e ndonjë dispozite të ligjit penal interpretohen në favor të të pandehurit dhe të drejtave të tij sipas këtij Kodi dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Minelli v. Switzerland, 25 March 1983

 

Sipas Gjykatës, prezumimi i pafajësisë do të cenohet nëse, pa u vërtetuar se i akuzuari është provuar më parë fajtor sipas ligjit dhe, veçanërisht, pa pasur mundësinë e tij për të ushtruar të drejtat e tij të mbrojtjes, një vendim gjyqësor në lidhje me të pasqyron një mendim se ai është fajtor. Kjo mund të jetë kështu edhe në mungesë të ndonjë konstatimi zyrtar; mjafton që ka ndonjë arsyetim që sugjeron që gjykata i konsideron të akuzuarit si fajtorë.

 


 

 
Decision Allenet de Ribemont v. France, 10 February 1995

Gjykata theksoi se e drejta themelore e prezumimit të pafajësisë mund të shkelet jo vetëm nga një gjykatës ose gjykatë, por edhe nga ndonjë autoriteti tjetër publik. Kjo doli qartë në gjykimin pas shqyrtimit të fakteve në çështjen Allenet de Ribemont kundër Francës të 1995.