Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Tё jetё i pranishёm gjatё procesit dhe tё mbrohet vetё ose nëpërmjet njё mbrojtёsi tё zgjedhur prej tij; nё qoftё se nuk ka mbrojtje, duhet tё informohet pёr tё drejtёn e tij qё tё ketё njё tё tillё dhe, kurdoherё qё e kёrkon interesi i drejtёsisё, atij duhet t'i caktohet njё mbrojtje falas në cilindo rast të tillë nёse ai nuk ka mjete pёr tё paguar;
të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij ose, në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë
4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:
a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,
b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,
c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,
d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar,
f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,
g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe
h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë
Përshtatshmëria e mbrojtjes
1. I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes.
2. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas zgjedhjes së tij.
3. Në qoftë se i pandehuri nuk angazhon mbrojtës për të siguruar mbrojtjen e tij, kurse mbrojtja është e detyrueshme, të pandehurit i caktohet mbrojtës i pavarur, me përvojë dhe me kompetencë në përputhje me llojin e veprës penale dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod.
4. Sipas kushteve të parapara me këtë Kod, të pandehurit i cili nuk mund t’i paguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës, me kërkesë të tij i caktohet një mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, që paguhet nga mjetet e buxhetit, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.
5. Gjykata ose organi tjetër kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të parë, paraqitja e parë ose njoftimi i parë se ai është i pandehur në procedurën penale, ashtu siç parashihet me këtë Kod.
6. Në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, çdo person i privuar nga liria ka të drejtë në shërbimet e mbrojtësit që nga arresti.
Shtrirja dhe llojet e ndihmës juridike falas
1. Ndihma juridike falas ofrohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
2. Ndihma juridike falas ofrohet në procedurën civile, penale, administrative dhe kundërvajtëse.
Iglin v. Ukraine, no. 39908/05. Në këtë rast Gjykata konstatoi se refuzimet e kërkesave të aplikantit nga Gjykata Supreme për kohë shtesë për t'u njohur vetë me dosjen e çështjes dhe të sigurojë përfaqësimin e tij nga një avokat në procedurat e kasacionit nuk ishin në përputhje me nenin 6 1 dhe 3 (b) dhe (c) të Konventës.
Kërkuesi ishte marrë në pyetje disa herë pa qasje te një avokat gjersa ishte në arrest policor.
Gjykata theksoi se në përgjithësi nuk kishte pasur shkelje të nenit 6 (1). E drejta e përcaktuar në nenin 6 (3) (c) është një element, ndër të tjera, i konceptit të një gjykimi të drejtë në procedurat penale në nenin 6 (1). Mënyra në të cilën u zbatuan nenet 6 (1) dhe 6 (3) (c) gjatë hetimit paraprak varen nga veçoritë e procedurës dhe nga rrethanat e çështjes.
Lagerblom v. Sweden, no. 26891/95: Megjithëse i akuzuari ka të drejtë të mbrohet nga mbrojtësi 'sipas zgjedhjes së tij', Gjykata nuk e ka parë këtë si absolute por përkundrazi si një e drejtë që i nënshtrohet kufizimeve kur sigurohet ndihma juridike falas. I akuzuari nuk ka të drejtë të zgjedhjes kur sigurohet avokati sipas ndihmës juridike falas, ndonëse marrëdhënia midis avokatit dhe klientit është e rëndësishme, dhe duhet pasur parasysh dëshirën e të akuzuarit në lidhje me këtë.