Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 14 para 1.

1. Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 6 para. 1

1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

Ligjet
Nenet
Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 288

Publiciteti i shqyrtimit gjyqësor

1. Shqyrtimi gjyqësor është publik me përjashtim të rasteve kur me këtë Kod parashihet ndryshe.

2. Personat e pranishëm në shqyrtim gjyqësor nuk mund të mbajnë armë ose mjete të rrezikshme, me përjashtim të zyrtarëve të shërbimit korrektues dhe zyrtarëve të policisë që ruajnë të akuzuarin, të cilët mund të jenë të armatosur.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
Nenet Neni 3

4.1 Gjykata vendos për kërkesëpadinë pas shqyrtimit të çështjes juridike në seancë të drejtpërdrejtë dhe publike.

4.2 Ndryshe nga dispozita e paragrafit 1 të këtij neni, gjykata vendosë për kërkesëpadinë në bazë të veprimeve procedurale te shkruara dhe provave të administruara në mënyrë jo të drejtpërdrejt, po që se kjo përcaktohet me ligj.

4.3 Gjykata e shqyrton çështjen në seancë jopublike vetëm në rastet e përcaktuara me lig

Nenet Neni 444

444.1 Shqyrtimi kryesor i çështjes bëhet publikisht. 444.2 Në vendin ku mbahet seanca për shqyrtimin kryesor mund të jenë të pranishëm vetëm personat e moshës madhorë. 444.3 Personat që janë të pranishëm në seancë nuk guxojnë të mbajnë armë apo mjete të rrezikshme.

444.4 Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni nuk kanë të bëjnë me rojtarët e personave që marrin pjesë në procesin gjyqësor.

Nenet Neni 445

Gjykata lejon, me vendim të arsyetuar, që gjykimi i çështjes tërësisht apo pjesërisht, të bëhet në seancë me dyer të mbyllura/jo publike/, vetëm kur:

a) është e nevojshme të ruhet një sekret zyrtar dhe rendi publik;

b) përmendën sekrete tregtare, apo shpikjesh, nga publikimi i të cilave do të cenoheshin interesa që mbrohen me ligj; c) përmenden rrethana nga jeta intime private e palëve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në proces.

Nenet Neni 446

446.1 Në gjykimin e çështjeve me dyer të mbyllura lejohen të qëndrojnë në sallën e gjyqit vetëm palët, përfaqësuesit e tyre ligjor ose me prokurë dhe ndërhyrësit. Me lejen e gjykatës mund të qëndrojnë në sallën e gjyqit personat zyrtar të caktuar, punëtorët publik dhe shkencor, po që se një gjë e tillë është me interes për shërbimin e tyre, përkatësisht për veprimtarinë e tyre publike apo shkencore.

446.2 Gjyqtari do ti paralajmërojë personat që janë të pranishëm në seancë nga e cila është përjashtuar publiku, se e kanë për detyrë ta ruajnë si fshehtësi çdo gjë që mësojnë në seancën e këtillë, si dhe për pasojat e zbulimit të fshehtësisë.

Nenet Neni 447

447.1Aktvendimin  për zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura gjykata duhet ta arsyetojë dhe ta shpallë publikisht.

447.2 Kundër aktvendimit me të cilin vendoset zhvillimi i gjykimit me dyer të mbyllura nuk lejohet ankim i veçantë.

Nenet Neni 448

Dispozitat për zhvillimin e gjykimit me dyer të hapura në mënyrë adekuate do të zbatohen për seancën përgatitore dhe atë përpara gjykatës së porositur.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Welke dhe Bialek kundër Polonisë

15924/05 | Aktgjykim | 01/03/2011

Gjykata kërkesën e shpalljes publike të aktgjykimeve e zbaton me një shkallë fleksibiliteti. Kështu, Gjykata gjen se përkundër formulimit që duket se sugjeron që leximi i aktgjykimit në gjykatë të behet në mënyrë të hapur, edhe forma të tjera të komunikimit të një vendimi publik mund të jenë në përputhje me nenin 6 § 1.

Në rastin në fjalë, GjEDNJ ka gjetur se vendimet e Gjykatës së Instancës së Parë dhe Gjykatës së Apelit ishin të justifikuara në dhënien e një vendimi publik. GJEDNJ vuri në dukje se në një situatë të tillë dhe në përputhje me nenin 364 § 2 të KPP-së, deklarimi me gojë i arsyeve për aktgjykimin e tyre gjithashtu mund të bëhet me kamerë, e cila është në përputhje me nenin 6 par. 1 të KEDNJ.

Decision Campbell dhe Fell k. Mbretërisë së bashkuar

7819/77 7878/77 | AktGgjykim |  28/06/1984

Duke konstatuar shkelje të nenit 6 paragrafi 1 të KEDNJ-së në këtë rast, pasi vendimi nuk ishte dhënë publikisht, GjEDNJ deklaroi se nuk ndihet e detyruar të miratojë një interpretim literal të fjalëve "shpallur publikisht": në secilin rast forma e publikimit që jepet 'gjykimit' sipas ligjit të brendshëm të shtetit të paditur duhet të vlerësohet në dritën e veçorive të veçanta të procedurës në fjalë dhe duke iu referuar objektit të ndjekur nga Neni 6 në këtë kontekst, përkatësisht për të siguruar shqyrtimin e gjyqësori nga publiku me qëllim ruajtjen e të drejtës për një gjykim të drejtë.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat