Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
3. Tё drejtat e sipёrpёrmendura mund tё kufizohen vetёm kur kjo parashikohet me ligj, dhe kur ёshtё e nevojshme pёr tё mbrojtur sigurinё kombёtare, rendin publik, shёndetin ose moralin publik ose tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve, si dhe kur kёto kufizime janё nё pёrputhje me tё drejtat e tjera tё njohura në këtë Pakt.
3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:
(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;
(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.
1. Nё kohën kur njё rrezik publik i jashtёzakonshёm kёrcёnon ekzistencёn e kombit dhe shpallet zyrtarisht si i tillё, shtetet palё tё kёtij Pakti mund tё marrin masa me të cilat shmangen detyrimet e parashikuara në këtë Pakt, në vëllimin përpikërisht të caktuar sipas kërkesave të situatës, me kusht qё kёto masa tё mos jenё nё mospёrputhje me detyrimet e tyre të tjera sipas të drejtës ndёrkombёtare dhe tё mos ngatërrojnë, si pasojё, njё diskriminim tё bazuar vetёm nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, ose origjinё shoqёrore.
2. Asnjë shmangie nga nenet, 6, 7, 8, (par. 1 dhe 2), 11, 15, 16, dhe 18 nuk mund të bëhet sipas kësaj dispozite.
3. Shtetet palё tё kёtij Pakti qё shfrytёzojnё tё drejtёn e shmangies, nёpёrmjet Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara, i njoftojnё menjёherё shtetet e tjera palё tё kёtij Pakti lidhur me dispozitat nga tё cilat ato janё shmangur si dhe lidhur me arsyet qё i kanё shtyrё tё bёjnё kёtё shmangie. Me ndërmjetësimin e njëjtë bëhet një kumtim i mëtejmë lidhur me datёn kur kёto shtete do t'u japin fund kёtyre shmangieve.
1. Asnjё dispozitё e kёtij Pakti nuk mund tё interpretohet asisoj sikur i njeh njё shteti, njё grupi ose njё personi çfarёdo tё drejte pёr tё zhvilluar ndonjё veprimtari ose pёr tё kryer njё veprim qё synon shkeljen e tё drejtave dhe lirive tё njohura nё kёtё Pakt ose kufizimin e tyre nё njё shkallё mё tё gjerё se sa parashikohet me kёtё Pakt.
2. Nuk lejohet asnjё kufizim ose shmangie nga cilatdo tё drejta themelore tё njeriut qё janё tё njohura ose qё janё nё fuqi nё ndonjё shtet palё tё kёtij Pakti nё pёrputhje me ligjet, konventat, aktet ose zakonet e tjera me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ose i njeh nё njё shkallё mё tё vogёl
2. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё parashikohen
me ligj dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike në interes tё sigurisё
kombёtare, qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin
publik apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve. Ky nen nuk ndalon kufizimet ligjore pёr
ushtrimin e kёsaj tё drejte nga anёtarёt e forcave tё armatosura dhe tё policisё.
Kufiri i zbatueshmërisë së kufizimeve të të drejtave Kufizimet e lejuara sipas kësaj Konvente ndaj të drejtave dhe lirive të sipërpërmendura nuk do të zbatohen për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat janë parashikuar.
2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqesor.
1. Secili ka detyrime ndaj bashkësisё ku vetёm aty i mundёsohet zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij.
2. Në ushtrimin e tё drejtave dhe lirive të veta, secili do t'u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë pёrcaktuar me ligj, vetёm me qëllim të sigurimit tё njohjes dhe tё respektimit tё domosdoshёm tё tё drejtave dhe lirive të të tjerëve dhe të plotësimit tё kërkesave tё drejta të moralit, tё rendit publik dhe tё mirëqenies së përgjithshme në njё shoqëri demokratike.
3. Këto të drejta dhe liri kurrsesi nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.
Kufizimet në ekzekutimin e sanksioneve penale dhe masave të trajtimit të detyrueshëm Me ekzekutimin e sanksionit penal ose masës së trajtimit të detyrueshëm, kryesit të veprës penale mund ti kufizohen të drejtat e caktuara vetëm deri në atë masë e cila i përgjigjet natyrës apo përmbajtjes së sanksionit ose masës dhe vetëm në mënyrën me të cilën sigurohet respektimi i dinjitetit njerëzor të tij apo saj, në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Neni 18. 4. DSHAM, mund ta ndalojë aplikuesin në Qendrën e Mbajtjes në rastet kur konsideron të nevojshme dhe në bazë të një vlerësimi individual të secilit rast, dhe në qoftë se me masa të tjera alternative më pak shtrënguese alternative nuk mund të arrihet qëllimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes, në rastet e mëposhtme:
4.1. për të përcaktuar ose verifikuar identitetin apo shtetësinë e tij/saj;
4.2. për të përcaktuar elementet në të cilat është bazuar aplikacioni për mbrojtje ndërkombëtare, e që nuk do të mund të siguroheshin pa kufizimin e lirisë së lëvizjes, sidomos kur ekziston rreziku i ikjes së aplikuesit;
4.3. kur është e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare ose sigurisë publike;
4.4. për të vendosur, në kontekst të procedurës, për të drejtën e aplikuesit për të hyrë në territor;
4.5. kur ai ose ajo mbahet për qëllime të procedurës së kthimit, për të përgatitur kthimin dhe/ose kryer procesin e largimit, dhe kur organi kompetent mund të dëshmojë në bazë të kritereve objektive, përfshirë edhe faktin se parashtruesi ka pasur tashmë mundësinëpër të filluar procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, se ka baza të arsyeshme për të besuar se personi po aplikon për mbrojtje ndërkombëtare vetëm sa për ta shtyrë ose penguar ekzekutimin e vendimit për kthim.
Privimi nga Kujdesi
(1) Prindërit të cilët e keqpërdorin ushtrimin e të drejtës prindërore ose në mënyrë serioze e neglizhojnë ushtrimin e të drejtës prindërore, privohen nga Kujdesi.
(2) Prindi mund të privohet nga kujdesi për të gjithë fëmijët, e nëse këtë gjë e kërkojnë rrethanat e posaçme, ata privohen nga kujdesi vetëm ndaj njërit fëmijë.
(3) Vendimin mbi privimin e prindërve nga kujdesi prindëror e merr gjykata kompetente në procedurë jashtëkontestimore pasi të ketë marrë mendimin nga Organi i Kujdestarisë dhe pasi të ketë hetuar të gjitha rrethanat relevante lidhur me rastin individual.
Neni 17. 1 Çdo kërkues ka të drejtë të ketë qasje në dokumente publike. Pavarësisht nga cilido paragraf i këtij neni, një institucion publik nuk mund të refuzojë të tregojë nëse ka në posedim një dokument apo të refuzojë qasjen në një dokument publik, përderisa nuk bën një test të dëmit dhe interesit publik për të përcaktuar nëse dëmi i shkaktuar interesit të mbrojtur mbisundon interesin e publikut për qasje në atë dokument publik.
Neni 17.2 Kufizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike ushtrohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit sipas ligjit përkatës për Procedurën e përgjithshme administrative, në përputhje me këtë ligj dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes së:
2.1. jetës, shëndetit dhe të sigurisë publike;
2.2. sigurisë shtetërore, mbrojtjes dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare;
2.3. parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së veprave penale në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procesin e hetimit;
2.4. hetimet disiplinore, në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procedurën disiplinore;
2.5. inspektimit, kontrollimit dhe mbikëqyrjes nga institucionet publike në rastet kur trajtojnë informacion të klasifikuar;
2.6. të drejtës për privatësi dhe e drejta e fshirjes (‘E drejta për t’u harruar’);
2.7. konfidencialitetit komercial siç janë sekretet e biznesit, sekretet profesionale apo të kompanisë;
2.8. dokumenteve për të cilat institucioni publik apo palët e treta gëzojnë të drejtat e pronësisë intelektuale;
2.9. politikave ekonomike, monetare dhe këmbimore të shtetit;
2.10. konfidencialitet statistikor;
2.11. barazisë së palëve në procedura gjyqësore dhe administrimin efikas të drejtësisë;
2.12. diskutimeve brenda apo ndërmjet institucioneve publike lidhur me shqyrtimin e ndonjë çështjeje, e cila përbën dokument të klasifikuar.
Shfrytëzimi i materialit arkivor
1. Materiali arkivor mbahet, ruhet dhe shfrytëzohet për nevoja arsimore, shkencore, kulturore, hulumtuese, informative, për punë profesionale dhe nevoja të qytetarëve.
2. Ky Ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim, mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje në materialin e arkivuar në Agjenci, me përjashtim të kufizimeve të cilat parashihen me këtë Ligj apo legjislacionin tjetër në fuqi.
3. E drejta për hulumtim dhe shfrytëzim të materialit arkivor në Agjenci bën pjesë në të drejtat themelore të qytetarit për informim të lirshëm dhe të papenguar dhe si e tillë në parim nuk mund të kufizohet përveç në rastet e përcaktuara shprehimisht me ligj.
4. Qasja në materialin arkivor në Agjenci është pa pagesë.
5. Shërbimet që kërkohen në kuadër të shfrytëzimit të materialit arkivor u nënshtrohen tarifave të përcaktuara me akt nënligjor të cilin e harton Agjencia dhe e miraton Ministria përkatëse për Kulturë. 6. Shfrytëzimi i materialit arkivor mund të kufizohet, në tërësi apo pjesërisht, në këto raste: 6.1. kur ekziston dyshimi se do të rrezikohet interesi i Republikës së Kosovës, apo mirëqenia e qytetarëve të saj;
6.2. kur cenohet mbrojtja dhe siguria kombëtare si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në të cilat është e përfshirë Republika e Kosovës;
6.3. kur cenohet jeta private e individit;
6.4. kur cenohen të drejtat themelore të personave të tretë të garantuara me Kushtetutë duke përfshirë edhe të drejtat që mbrohen me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale;
6.5. kur cenohet politika financiare, monetare ose tatimore e Republikës së Kosovës.
7. Personeli kompetent në Agjenci, me rastin e shfrytëzimit të materialit arkivor apo krijimit të kopjes, lëshon dokumentin i cili përmban faktet që përmban lënda arkivore.
Disiplina e të paraburgosurve
1. Drejtori i institucionit korrektues mund të zhvillojë procedurën disiplinore dhe të shqiptojë masën disiplinore të ndalimit ose kufizimit të vizitave apo korrespondencave ndaj të paraburgosurit që ka bërë shkelje disiplinore.
2. Shkelja disiplinore përfshin: 2.1. sulmin fizik ndaj të paraburgosurve të tjerë, ndaj punëtorëve të institucionit të paraburgimit ose personave të tjerë zyrtar; 2.2. prodhimin, pranimin ose futjen e sendeve për sulm ose arratisje; 2.3. prodhimin ose futjen e pijeve alkoolike dhe narkotikëve dhe shpërndarjen e tyre; 2.4. shkeljen e rregullave për mbrojtjen në punë, mbrojtjen nga zjarri dhe parandalimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore; 2.5. përsëritjen e shkeljes së rendit shtëpiak të institucionit të paraburgimit; 2.6. shkaktimin e qëllimshëm të dëmit të madh material ose nga pakujdesia e rëndë; ose 2.7. sjelljen fyese dhe të padenjë.
3. Kufizimi ose ndalimi i vizitës apo i korrespondencës nuk zbatohet ndaj vizitave ose korrespondencave me mbrojtësin, mjekët, Avokatin e Popullit të Kosovës, përfaqësuesit e ambasadës, zyrës ndërlidhëse ose të misionit diplomatik të shtetit, shtetas i të cilit është i paraburgosuri, ose të përfaqësuesve të organizatës kompetente në rastin e refugjatit ose të personit i cili në ndonjë mënyrë tjetër është nën mbrojtjen e asaj organizate ndërkombëtare.
4. Kundër vendimit për shqiptimin e masës disiplinore nga paragrafi 1 i këtij neni mund të paraqitet ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues në afat prej njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit. 5. Vendimi mbi ankesën nga paragrafi 4 i këtij neni merret në afat prej dyzet e tetë (48) orëve.
Parimet drejtuese
1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ.
2. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues
Korrespondenca
1. Personi i dënuar gëzon të drejtën për korrespondencë .
2. Personi i dënuar gëzon të drejtën e privatësisë së letrave dhe mjeteve të tjera të komunikimit.
3. Letra, ose dërgesa tjetër postare mund të hapet nëse ekziston dyshim i bazuar se në të gjendet ndonjë send i palejuar.
4. Personit të dënuar i mundësohet të jetë i pranishëm gjatë hapjes së letrës, ose dërgesës tjetër postare dërguar atij, ose nga ai në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni. Në rastin kur ai nuk është i pranishëm informohet menjëherë. Kur hapja e letrës, ose e dërgesës tjetër postare bëhet në pajtimme paragrafin 3. të këtij neni, përmbajtja e tyre kontrollohet vetëm në masën e nevojshme për nxjerrjen e konstatimit, nëse letra, ose dërgesa tjetër postare përmban ndonjë send të palejuar.
5. Drejtori i institucionit korrektues mund të nxjerrë vendim me shkrim për autorizimin e hapjes, a leximit të letrës, ose dërgesës tjetër postare si masë më së paku shqetësuese e mundshme nëse ekziston dyshim i bazuar se në të ka prova për: 5.1. veprim që do të rrezikonte sigurinë e institucionit korrektues, ose të ndonjë personi; 5.2. vepër penale, apo plan për kryerjen e veprës penale, dhe 5.3. hapja e leximi i letrës, ose i dërgesës postare është masa më së paku e bezdisshme e mundshme në ato rrethana.
6. Kur letra, ose dërgesa tjetër postare hapet dhe lexohet në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni, drejtori i institucionit korrektues menjëherë e informon me shkrim personin e dënuar lidhur me arsyet e veprimit të tillë dhe atij i mundëson dhënien e sqarimeve lidhur me këtë, përveç nëse informata pafavorshëm do të ndikonte në hetimet e papërfunduara, me ç’rast personi i dënuar informohet për arsyet dhe atij i mundësohet dhënia e sqarimeve lidhur me këtë me përfundimin e hetimeve.
7. Letra, ose dërgesa postare që është hapur dhe lexuar në pajtim me paragrafin 5. të këtij neni mund të ndalohet, nëse do të rrezikohej siguria e institucionit korrektues, ose e ndonjë personi. Në rastin e tillë personi i dënuar informohet menjëherë dhe, në rastin e ndalimit të letrës, ose të dërgesës postare pasuese, ai informohet për përmbajtjen e saj deri në masën e nevojshme. Letra që është ndaluar i dorëzohet personit të dënuar sapo të pushojë së ekzistuari baza për ndalimin e saj dhe më së voni deri në fund të mbajtjes se dënimit të tij, përveç nëse gjykata kompetente vendos ndryshe. Kundër vendimit të gjykatës, lejohet ankesë në gjykatën kompetente. Ankesa nuk e shtyen ekzekutimin e vendimit.
8. Letrat dhe dërgesat tjera postare nga personi i dënuar që i adresohen Avokatit të Popullit nuk kontrollohen.
MERABISHVILI v. GEORGIA(Application no. 72508/13) 28 November 2017
Aplikuesi ka lindur në vitin 1968 dhe ishte është në paraburgim në Tbilisi. Pas të ashtuquajturit "Rose Revolution", që u zhvillua në vitin 2003 në Gjeorgji janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të fituara nga Lëvizja e Bashkuar Kombëtare (më tej "ANN") të kryesuar nga z .. Mikheil Saakashvili dhe aplikantin si bashkëpunëtor të tij të ngusht . Ndërmjet viteve 2005 dhe 2012, aplikanti ishte Ministër i Brendshëm, dhe nga korriku deri në tetor 2012, Kryeministri i Gjeorgjisë. Në zgjedhjet e reja parlamentare në 2012, partia opozitare "Gjeorgjia Dream" u zgjodh në pushtet dhe kërkuesi u zgjodh në Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretarit të Përgjithshëm të UNM. Kishte një kohë kur filluan procedura penale kundër një numri të ish-zyrtarëve të UNMIK-ut, ish-Presidenti Saakashvili u largua nga vendi dhe vetë kërkuesi u përpoq të kalonte kufirin në aeroportin e Tbilisit duke përdorur një pasaportë të rreme. Aplikanti u arrestua dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kutais urdhëroi ndalimin më 22 maj 2013 për dyshimin për kryerjen e një vepre penale të shpërdorimit të detyrës dhe autoritetit. Aplikanti e kundërshtoi ligjshmërinë e atij paraburgimi, duke argumentuar se qëllimi kryesor i të njëjtit ishte heqja e kërkuesit nga skena politike dhe marrja e informacionit prej tij lidhur me vdekjen e ish kryeministrit dhe llogaritë bankare të ish-presidentit. Ai gjithashtu pohoi se ai u shoqërua fshehurazi nga qelia e burgut gjatë natës së dhjetorit 2013 dhe u dërgua te Drejtori i Administratës së Burgjeve, ku pastaj Prokurori i Përgjithshëm më pas i mori në pyetje çështjet e mësipërme. Më 25 maj 2013, Gjykata e Apelit Kutaisi konfirmoi vendimin e shkallës së parë për paraburgim. Më 17 shkurt 2014, kërkuesi u gjet fajtor për shumicën e veprave penale për të cilat u akuzua, dhe aktgjykimi dhe Gjykata Supreme e konfirmuan atë vendim.
Dhoma e Madhe konstatoi se nuk kishte pasur shkelje të nenit 5 paragrafi 1 në lidhje me arrestimin e ankuesit sepse ishte gjithashtu në përputhje me procedurën e parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale të Gjeorgjisë. Gjithashtu, konstatoi se nuk kishte pasur shkelje të nenit 5 paragrafi 3 në lidhje me vendimin e gjykatës së parë me urdhër ndalimi sepse ishte bazuar në ligj dhe i justifikuar nga ekzistenca e rrezikut të arratisjes dhe ndikimit të dëshmitarëve. Megjithatë, sa i përket një vendimi të mëvonshëm për të vazhduar paraburgimin, Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 5 (3) për shkak se autoritetet vendore nuk dhanë një shpjegim të duhur për një vendim të tillë dhe as nuk dëshmonin se ende ekzistojnë arsyet pse është e nevojshme të mbahen parashtruesit në paraburgim. Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 18 në lidhje me nenin 5 (1) për arsyet në vijim. Para së gjithash, Gjykata theksoi se neni 18, i ngjashëm me nenin 14 të Konventës, nuk është i pavarur, pasi është plotësuese me nenet e tjera të Konventës ose Protokollet e saj që garantojnë të drejta dhe liri të caktuara.
RASHAD HASANOV AND OTHERS v. AZERBAIJAN (Applications nos. 48653/13 07/09/2018
Aplikuesit janë aktivistë të shoqërisë civile. Ata janë anëtarë të bordit të lëvizjes qytetare NIDA, një organizatë joqeveritare e themeluar nga një grup i të rinjve në shkurt të vitit 2011. Sipas manifestit të saj, NIDA kërkon lirinë, drejtësinë, të vërtetën dhe ndryshimin në Azerbajxhan dhe kundërshton dhunën dhe përdor vetëm ato jo - metodat e dhunshme të luftës. NIDA udhëhiqet nga një bord i anëtarëve të përbërë nga shtatë persona. Kandidatët e parë, të dytë dhe të katërt gjithashtu janë bashkë-themelues.
6. Në janar dhe mars 2013, një numër demonstratash paqësore u mbajtën në Baku në protestë kundër vdekjes së ushtarëve në ushtrinë Azerbajxhanase në situata jo-luftarake. Demonstratat u organizuan përmes mediave sociale dhe aplikantët dhe anëtarët e tjerë të NIDA morën pjesë aktive në organizimin dhe kryerjen e tyre. Një nga demonstratat ishte planifikuar për në 10 mars 2013 në qendër të qytetit.
Më 7 mars 2013, tre anëtarë të NIDA (S.N., B.G. dhe M.A.) u arrestuan nga agjentët e Ministrisë së Sigurisë Kombëtare ("MNS"). Procedurat e brendshme lidhur me arrestimin dhe paraburgimin e S.N. dhe M.A. janë subjekt i kërkesave të tjera të pazgjidhura para Gjykatës
Ankuesit argumentuan sipas nenit 18 të Konventës se të drejtat e tyre të Konventës ishin kufizuar për qëllime të tjera nga ato të përshkruara në Konventë. Në veçanti, arrestimi dhe ndalimi i tyre kishin pasur për qëllim ndëshkimin e tyre për aktivizmin e tyre politik dhe social si anëtarë të bordit të NIDA, si dhe ndalimin e protestave kundër vdekjes së ushtarëve dhe shkatërrimin e lëvizjes aktive të të rinjve në vend. Per keto aresye Gjykata unanimisht konstaton se ka pasur shkelje të nenit 18 të Konventës në lidhje me nenin 5 të Konventës;