Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare PNDCP
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 4

2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë punë me dhunë ose të detyruar.

3. Për qëllim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:

4

a) çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e

parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;

b) çdo lloj shërbimi të karakterit ushtarak ose, në rastin e kundërshtarëve të ndërgjegjes në

vendet ku kundërshtimi i ndërgjegjes është i njohur me ligj, shërbimi që kryhet në vend të shërbimit

ushtarak të detyrueshëm;

c) çdo lloj shërbimi që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish, që kërcënon jetën ose

mirëqenien e komunitetit;

d) çdo lloj pune ose shërbimi që është pjesë e detyrimeve normale qytetare

Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 4

1. Askush nuk do të mbahet në skllavëri ose në robëri.

2. Askush nuk do të shtrëngohet të kryejë punë me dhunë ose të detyruar.

3. Për qëllim të këtij neni, termi “punë e kryer me dhunë ose e detyruar”, nuk përfshin:

a) çdo lloj pune që i kërkohet të kryejë zakonisht një personi të ndaluar në kushtet e

parashikuara nga neni 5 i kësaj Konvente ose gjatë lirimit të tij me kusht;

b) çdo lloj shërbimi të karakterit ushtarak ose, në rastin e kundërshtarëve të ndërgjegjes në

vendet ku kundërshtimi i ndërgjegjes është i njohur me ligj, shërbimi që kryhet në vend të shërbimit ushtarak të detyrueshëm;

c) çdo lloj shërbimi që kërkohet në rast krizash ose fatkeqësish, që kërcënon jetën ose mirëqenien e komunitetit;

d) çdo lloj pune ose shërbimi që është pjesë e detyrimeve normale qytetare.

Ligjet
Nenet
Ligjet KPK
Kodi Penal i Republikës së Kosovës 06/l-074 - 2019
Nenet Neni 163

Skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar

1. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, mban, ruan, vendos, blen apo shet një person tjetër në skllavëri, në kushte të ngjashme me skllavërinë, robëri ose në punë të detyruar, që përfshin por nuk kufizohet në mbajtjen e personit në pronësi, mohimin e fryteve të punës së tij, shtrëngimin e personit për të punuar ose mohimin e lirisë së një personi për të ndryshuar statusin e tij apo të kushteve të punës, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

2. Kushdo që në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim të kryerjes së veprave nga paragrafi 1. i këtij neni shtyt një person tjetër të heqë dorë nga liria e tij ose ndërmjetëson në shitjen apo blerjen e një personi tjetër, dënohet me dënimin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni. [...]

 

Nenet Neni 165

Trafikimi me njerëz

1. Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë

(5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një perimetër prej treqind e pesëdhjetë

(350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët ose kur vepra kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

3. Kushdo që organizon një grup personash për të kryer vepër nga paragrafi 1. i këtij neni

dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në

njëzet (20) vjet.

4. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me:

4.1. gjobë dhe burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për vepër penale

nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni;

4.2. gjobë dhe burgim së paku dhjetë (10) vjet për vepër penale nga paragrafi 3. i këtij

neni.

5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1.-4. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

6. Për qëllime të këtij neni dhe nenit 166 të këtij kodi:

6.1. shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

6.2. shprehja ”shfrytëzim ” ashtu siç është përdorur në nën-paragrafin 6.1. të këtij paragrafi, përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve, pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave.

6.3. pëlqimi i viktimës së trafikimit me njerëz për qëllime shfrytëzimi nuk merret parasysh kur cilado prej mjeteve të përcaktuara më lart në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni është përdorur kundër viktimës së tillë.

6.4. rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i fëmijës me qëllim të shfrytëzimit konsiderohet “trafikim me njerëz”, madje edhe nëse kjo nuk përfshin asnjërën nga mjetet e përcaktuara më lartë në nën-paragrafin 6.1 të këtij neni.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Rasti Van Der Mussele k. Belgjikes (aplikimi nr. 8919/80) 23/11/1983

Rasti u inicua me një kërkesë (nr. 8919/80) kundër Mbretërisë së Belgjikës e paraqitur pranë Komisionit më 7 Mars 1980 nën nenin 25 (neni 25) i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ("Konventa ") nga një shtetas belg, Z. Eric Van der Mussele.

 

Kërkuesi, një avokat i nxënësve, u thirr për të ofruar shërbime të avokatit falas për të ndihmuar të pandehurit indigjenë. Ai solli një ankesë duke argumentuar se ishte kërkuar nga ai të ofronte shërbime të tilla pa marrë shpërblim ose të ishte rimbursuar për shpenzimet e tij, dhe se Kodi Gjyqësor i Belgjikës do ta bënte atë përgjegjës ndaj sanksioneve nëse ai refuzonte të përfaqësonte shkelësin. Ai argumentoi që rrethana të tilla shkaktuan punë të detyruar ose të detyrueshme, në kundërshtim me nenin 4 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar).

Gjykata arriti në përfundimin se këto kushte mungonin, sepse shërbimet "nuk binin jashtë fushës së aktiviteteve normale të një avokati" dhe ato kontribuan në aftësimin e tij profesional, dhe as barra nuk ishte e tepërt ose joproporcionale, sepse ai kishte kohë të mjaftueshme për të kryer punë e paguar Kështu, Gjykata nuk gjeti shkelje të nenit 4 të Konventës Evropiane.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat