1. Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera.
2. Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se janë të domosdoshme për hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas miratimit nga ana e gjykatës, pas shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është i domosdoshëm. Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim të ligjshëm, për mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë dhe serioz për njerëzit dhe për pasuri, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata duhet që të miratoj veprimet e tilla në mënyrë retroaktive.
3. Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj.
4. Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet me ligj.
1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.
2. Autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve
Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.
Përpunimi i të dhënave personale që tregon origjinën racore ose etnike, bindjet politike, bindjet fetare ose filozofike, anëtarësinë në bashkimet profesionale, si dhe përpunimi i të dhënave gjenetike, të dhënave biometrike për qëllimet e identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, të dhënat në lidhje me shëndetin ose të dhënat në lidhje me jetën seksuale ose orientimin seksual të një personi fizik është i ndaluar.
2. Pavarësisht nga paragrafi 1 të këtij neni, të dhënat personale të personave të vdekur mund tu zbulohen trashëgimtarëve ligjorë të tyre, nëse ata tregojnë interes legjitim dhe personat e vdekur nuk e kanë ndaluar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla.
3. Të dhënat personale të personit të vdekur mund të zbulohen për qëllime historike, statistikore ose për kërkime shkencore në qoftë se personi i vdekur, paraprakisht e ka lejuar me shkrim zbulimin e të dhënave personale të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.
4. Nëse personi i vdekur, paraprakisht nuk e ka lejuar zbulimin e të dhënave të tij ose saj, trashëgimtarët ligjorë mund ta lejojnë me shkrim zbulimin e të dhënave të tilla, përveç nëse me ligj është paraparë ndryshe.
Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, kujdestarit, përfaqësuesit ligjor ose, me prokurë dhe pas vdekjes, atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore ose trashëgimtarëve testamentarë.
1. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave që u regjistrohen të dhënat, e drejta e qasjes në regjistra dhe korrigjimi i të dhënave bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
1. Faktet kryesore Ankuesi, Christine Goodwin, një shtetase e Mbretërisë së Bashkuar, e lindur në vitin 1937, është një transeksual mashkull i kthyer në femër. Ankuesi pretendonte se kishte probleme dhe përballej me ngacmime seksuale në punë gjatë dhe pas ndryshimit të gjinisë së saj. Kohet e fundit, ajo përjetonte vështirësi në lidhje me kontributet e sigurimit të saj kombëtar (NI). Duke qenë së ligjërisht ajo figuron ende si burrë, ajo duhet të vazhdojë të paguajë kontribute NI deri në moshën 65 vjeç. Në qoftë se ajo do të njihej si grua, ajo do të pushonte së paguari kontribute të tilla në moshën 60 vjeç, në prill 1997. Asaj i është dashur të bëjë rregullime të veçanta për të vazhduar pagesën e kontributeve të saj NI direkt vetë për të shmangur pyetjet e ngritura nga punëdhënësit e saj në lidhje me anomalinë. Ajo gjithashtu pohoi se fakti që ajo mban të njëjtin numër të NI do të thotë se punëdhënësi i saj ka qenë në gjendje të zbuluonte se më parë ajo kishte punuar për ta nën një emër dhe gjini tjetër, gjë kjo që kishte rezultuar në vështirësi dhe poshtërim.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi unanimisht se:
Ka patur një shkelje të Nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) e Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut;
Ka patur një shkelje të Nenit 12 (e drejta për t’u martuar dhe krijuar familjen);
Gjykata vuri re se Tatjana Slivenko kishte shkuar në Letoni kur ajo kishte qenë veçse një muaj dhe kishte jetuar atje deri në moshën 40 vjeçare. Në Letoni ajo kishte shkuar në shkollë, kishte punuar dhe ishte martuar. E bija, Karina kishte lindur në Letoni dhe kishte jetuar atje deri në moshën 18 vjeç, pasi kishte përfunduar shkollën e mesme. Për këto arsye, që nga lindja e tyre ato kishin zhvilluar një rrjet marrëdhëniesh personale, sociale dhe ekonomike, të cilat janë përbërës të një jete private në Letoni. Ato humbën gjithashtu një apartament në Letoni, në të cilin ato edhe kishin banuar. Për këto arsye largimi i tyre nga Letonia përbënte një ndërhyrje ndaj së drejtës së tyre për jetë private dhe banesë.
Vendimi i Gjykatës. Në lidhje me nenin 8 KENDJ,Dhoma e Madhe vlerëson se largimi i kërkuesve nga Letonia shkelte të drejtat e tyre për jetë private