Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar.
Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj
Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë.
1. Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore, si vijon:
1.2. gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.
1.1. Çdo njëri ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetarë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur ose për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndërruar fenë ose besimin, dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, qoftë si individ ose në bashkësi me të tjerët, publikisht ose privatisht, përmes adhurimit, predikimit, praktikimit dhe ceremonive.
2.1 AKI mbledhë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës. Në çdo rast kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovës, duke përfshirë:
(xi) aktet e dhunës së organizuar apo të frikësimit kundër grupeve etnike apo fetare në Kosovë,
4.3 Komunat i zbatojnë politikat dhe praktikat e tyre për të mbështetur bashkëjetesën dhe paqen ndërmjet qytetarëve të tyre dhe për të krijuar kushte të përshtatshme që u mundësojnë të gjithë komuniteteve për t’i shprehur, ruajtur, zhvilluar identitetet e tyre etnike, kulturore, fetare dhe gjuhësore.
53.2 Komiteti i komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon kuvendit të komunës masat që duhet të ndërmirren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës.
Rasti u inicua me një kërkesë (nr. 43835/11) kundër Republikës Franceze të paraqitur në Gjykatë në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa") nga një shtetas francez ("kërkuesi "), Më 11 Prill 2011.
Kërkuesi u ankua se ndalimi i veshjes së rrobave, i dizajnuar për të fshehur fytyrën e dikujt në vendet publike, të paraqitur me Ligjin Nr. 2010-1192 e 11 tetorit 2010, e privoi atë nga mundësia e veshjes së perdes së plotë në publik. Ajo pretendoi se kishte pasur një shkelje të neneve 3, 8, 9, 10 dhe 11 të Konventës, të marra veçmas dhe në lidhje me nenin 14 të Konventës.
Gjykata vendosi që nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës dhe as shkelje të nenit 9, 14 të Konventës të marrë në lidhje me nenin 8 ose me nenin 9 dhe nenin 10 të Konventës, të marra veçmas ose së bashku me nenin 14 të Konventa.