Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Nxitja e përçarjes dhe mos durimit
1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.
3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës
1. Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak
që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera,
gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore,
prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia
mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të
tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo
favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose gjuhësore
në Republikën e Kosovës të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar
autonominë e tij, dënohet me burgim deri në një (1) vit.
3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për përdorimin e gjuhës, ia mohon shtetasit të Republikës
së Kosovës të drejtën që lirshëm të përdor gjuhën ose shkrimin e tij, dënohet me gjobë ose me
burgim deri në një (1) vit.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë
(5) vjet.
5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të
pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3)
vjet.
Shtytja për kryerjen e veprave terroriste
Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson me çdo mjet, mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Shtytja për luftë agresive ose konflikt të armatosur
Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele ose në ndonjë mënyrë tjetër thërret ose nxit për luftë agresive apo konflikt të armatosur, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
Parandalimi ose pengimi i tubimit publik
1. Kushdo që me përdorimin e mashtrimit ose në ndonjë mënyrë tjetër parandalon ose pengon caktimin apo mbajtjen e tubimit publik në të cilin personat kanë të drejtë sipas ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
2. Kur veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni e kryen personi zyrtar në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim deri në dy (2) vjet
Liria akademike
2. E drejta e shprehjes së lirë për stafin akademik të bartësve të arsimit të lartë mund të kufizohet vetëm me ligj, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
3. Personeli akademik i bartësve të licencuar dhe të akredituar gëzon lirinë për të publikuar rezultatet e kërkimeve të tij, por duke iu nënshtruar rregullave të bartësit lidhur me shfrytëzimin e të drejtave të pronës intelektuale në dobi të bartësit dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Veprimi kundër shpifjes dhe fyerjes
4.1. Një person ka të drejtë të kërkojë përmes procedurës gjyqësore të ndalë shpifjen dhe fyerjen dhe premtimin se shpifja apo fyerja nuk do të përsëritet në të ardhmen, tërheqjen e informacionit shpifës apo fyes ndaj personalitetit të tij/saj dhe kompensimin për dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja, përveç nëse është konstatuar njëra nga përjashtimet e përgjegjësisë në pajtim me këtë Ligj.
4.2. Në qoftë se shpifja dhe fyerja është kryer përmes një mediumi masiv, patjetër duhet të demantohet në të njëjtin medium masiv dhe ti ipet rëndësia e njëjtë. Përgënjeshtrimi do të publikohet brenda tetë (8) ditëve pas pranimit të kërkesës relevante në rastin e gazetave ditore dhe në të njëjtën faqe ku është publikuar shpifja dhe fyerja, në botimin e ardhshëm të një botimi periodik apo një agjencie telegrafike dhe brenda tetë (8) ditëve në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën kohë të ditës në rastin e informacionit të transmetuar.
4.3. Në rastin kur informacioni shpifës ose fyes është i drejtuar ndaj një fëmije, prindi ose kujdestari i tij ligjorë mund tё inicojë procedurën kundër shpifjes dhe fyerjes para gjykatës kompetente sipas këtij Ligji.
4.4. Në rastin kur informacioni shpifës ose fyes është i drejtuar ndaj një të vdekuri, trashëgimtari i shkallës së parë të tij mund të inicojë procedurën kundër shpifjes dhe fyerjes para gjykatës kompetente sipas këtij Ligji, me kusht që shpifja dhe fyerja i ka shkaktuar dëm reputacionit të trashëgimtarit.
Përgjegjësia për shpifje dhe fyerje
5.1. Një person është përgjegjës për shpifje ose fyerje në qoftë se ai/ajo ka kryer ose përhapur shprehjen e shpifjes ose fyerjes përveç nëse është konstatuar njëra nga përjashtimet e përgjegjësisë në pajtim me këtë Ligj.
5.2. Për shpifjen ose fyerjen e kryer përmes subjekteve mediale, personat që vijojnë janë bashkëpërgjegjës ose përgjegjës individual: autori, redaktori, ose publikuesi apo dikush që ndryshe nga ata ushtrojnë kontroll mbi përmbajtjen e saj.
5.3. Kur shpifja ose fyerja ka të bëjë me një çështje të interesit publik ose kur personi i shpifur ose fyer është ose ka qenë zyrtar publik ose është kandidat për një pozitë publike, mund të ketë përgjegjësi për shpifje ose fyerje vetëm nëse autori ka ditur se informacioni ka qenë i rrejshëm ose ka vepruar me mospërfillje të pamatur për vërtetësinë e tij.
5.4. Autoritetet publike ndalohen nga paraqitja e kërkesës për kompensim për dëmin e shkaktuar nga shpifja ose fyerja. Zyrtarët publikë mund të paraqesin kërkesë për kompensim e dëmit nga shpifja apo fyerja privatisht dhe ekskluzivisht në kapacitetin e tyre personal.
Publikimet e arsyeshme
Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të një çështjeje me interes publik, nëse ata dëshmojnë se ishte e arsyeshme në të gjitha rrethanat për një person në ozitën e tyre të përhapte materialin me qëllim të mire, duke marrë parasysh rëndësinë e lirisë së shprehjes në lidhje me çështje të interesit publik që ai të marrë në kohë informacion për çështje të tilla.
Opinionet
4 Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të cilën gjykata e ka vlerësuar të jetë një deklarim i opinionit, me kusht që opinioni të jetë shprehur me qëllim të mirë dhe të jetë bazuar në ndonjë fakt
Neni 11
Kufijtë e përgjegjësisë
11.1. Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë për të cilën ai ose ajo nuk kanë qenë autor, redaktor ose botues dhe ai ose ajo nuk kishte dijeni, dhe nuk ekziston arsye të besohet, se ai ose ajo kontribuan në përhapjen e shpifjes dhe fyerjes.
11.2. Në lidhje me një deklaratë të posaçme, personat, funksioni i veçantë i të cilëve është i kufizuar për sa i përket sigurimit të mundësisë teknike për tu lidhur në Internet dhe të transmetojnë të dhëna me anë të Internetit, ose për të ruajtur plotësisht ose pjesërisht një websajt, nuk do të jenë përgjegjës për shpifje dhe fyerje në lidhje me këtë deklaratë, me kusht që gjykata të ketë vendosur se ata persona kanë ndërmarrë masat e arsyeshme për të shmangur publikimin e materialit.
11.3. Një person nuk do të mendohet se ka dhënë një deklaratë për qëllimet e paragrafit 2 të këtij neni, vetëm sepse dikush ka pretenduar se deklarata përbën shpifje dhe fyerje.
11.4. Paragrafi 2 i këtij neni nuk do të zbatohet, në kontekstin e një vepre shpifëse apo fyese, tek cilado shkallë gjyqësore që përfshin personin në fjalë dhe kërkon nga ai që të ndërmarrë veprime për të parandaluar publikimin e mëtejshëm të një deklarate.
11.5. Për publikimet e medias për të cilat mund të thuhet se publikohen me baza të vazhdueshme, siç janë websajtet në Internet, publikimi në një vend, në një formë, do të konsiderohen se janë një publikim i vetëm.
Neni 14
Parimi i proporcionalitetit të kufizimeve dhe ndalimeve
2. Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asociimit bëhen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente, vetëm për organizatat ose aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues, shkelin lirinë dhe të drejtat e njeriut, nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare.
Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit
Kushdo që ofron në publik ose shpërndan qëllimshëm në publik, nëpërmjet sistemeve
kompjuterike, materiale që mohojnë, minimizojnë në mënyrë të ndjeshme, arsyetojnë ose
justifikojnë veprën penale të gjenocidit ose krimit kundër njerëzimit, dënohet me burgim nga tre
(3) deri në gjashtë (6) vjet.
Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik
Kushdo që ofron në publik ose shpërndan qëllimshëm në publik, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, materiale me përmbajtje raciste ose ksenofobie dënohet me gjobë ose me burgim nga gjashtë (6) muaj deri në dy (2) vjet.
Kufizimi i tubimit publik
1. Më së voni dyzet e tetë (48) orë para kohës së mbajtjes së tubimi publik, policia në koordinim me organizatorin, mund të vendosë kufizime rreth kohës, vendit dhe formës së tubimit publik. 2. Tubimeve publike që mbahen në vendet e mëposhtme mund t’u vendosen kufizime të domosdoshme dhe proporcionale sipas paragrafit 1 të këtij neni, nëse është e domosdoshme për të siguruar se ato nuk do të shkaktojnë pengesa të tepërta:
2.1. në afërsi të spitaleve, dhe vendeve ku mund të pengohen automjetet e ndihmës së parë dhe të prishet qetësia e të shtrirëve në spital;
2.2. në afërsi të çerdheve për fëmijë dhe shkollave gjatë kohës së mësimit;
2.3. në udhëkryqe dhe magjistrale, për të mos penguar qarkullimin e automjeteve; 2.4. në vende të tjera duke marrë parasysh kohën e mbajtjes së tubimit publik, numrin e pjesëmarrësve dhe qëllimin e tubimit publik, ku tubimi publik mund të pengojë seriozisht një numër të madh të individëve.
3. Kufizimet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, duhet të jenë të ligjshme, proporcionale dhe të domosdoshme, për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare apo mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime nuk duhet të ndryshojnë qëllimin e mbajtjes së tubimit publik apo të zvogëlojnë ndjeshëm ndikimin e tij në publikun e synuar nga organizatorët. Kufizimet gjithashtu nuk duhet të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të pjesëmarrësve. 4. Kundër vendimit për kufizim të tubimit publik, mund të parashtrohet ankesë sipas procedurës së përcaktuar në nenin 10 paragrafët 3 dhe 4 të këtij ligji. Neni 10 Ndalimi i tubimit publik 1. Policia e Kosovës mund të ndalojë mbajtjen e tubimit publik, nëse kjo parashihet me ligj, është e domosdoshme, proporcionale dhe si masë e fundit, mbi bazën e një ose më shumë prej arsyeve të mëposhtme: 1.1. kur qëllimet e tubimit publik nxisin ose thërrasin për përdorimin e dhunës, urrejtjes racore, kombëtare, etnike, fetare, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale në mënyrën e cila mund të prish rendin publik. 1.2. ekziston dyshim i bazuar se tubimi publik do të rrezikojë rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve;
2. Për ndalimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, policia nxjerr vendim me shkrim më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para kohës së mbajtjes së tubimit publik. 3. Kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni, brenda njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit mund të paraqitet ankesë në Komisionin e ankesave për tubime publike në Ministrinë përgjegjëse për punë të brendshme.
4. Komisioni i ankesave vendos në lidhje me ankesën brenda dyzet e tetë (48) orëve nga paraqitja e ankesës.
5. Kundër vendimit të Komisionit mund të paraqitet padi në gjykatën kompetente.
6. Ministri i Ministrisë përgjegjëse për punë të brendshme, nxjerr akt nënligjor me të cilin përcaktohen detyrat, përgjegjësitë, përbërja dhe mandati i anëtarëve të Komisionit
E drejta për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime publike
1. Secili person pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi, përkatësisë nacionale, gjendje ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike apo bindjeve të tjera ose të çdo lloj rrethane tjetër personale, ka të drejtë të organizojë dhe të marrë pjesë në tubime publike, sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.
2. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm me ligj dhe kur është e domosdoshme dhe proporcionale për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare apo mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Këto kufizime në asnjë mënyrë nuk mund të mohojnë thelbin e të drejtave të garantuara për lirinë e tubimeve publike dhe të drejtën për të organizuar ngjarjet publike e për të marrë pjesë në to.
Ndalimi i tubimit publik
1. Policia e Kosovës mund të ndalojë mbajtjen e tubimit publik, nëse kjo parashihet me ligj, është e domosdoshme, proporcionale dhe si masë e fundit, mbi bazën e një ose më shumë prej arsyeve të mëposhtme:
1.1. kur qëllimet e tubimit publik nxisin ose thërrasin për përdorimin e dhunës, urrejtjes racore, kombëtare, etnike, fetare, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale në mënyrën e cila mund të prish rendin publik.
1.2. ekziston dyshim i bazuar se tubimi publik do të rrezikojë rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve;
2. Për ndalimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, policia nxjerr vendim me shkrim më së voni shtatëdhjetë e dy (72) orë para kohës së mbajtjes së tubimit publik.
3. Kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni, brenda njëzet e katër (24) orëve nga pranimi i vendimit mund të paraqitet ankesë në Komisionin e ankesave për tubime publike në Ministrinë përgjegjëse për punë të brendshme.
Mbajtja e rendit në tubim publik
1. Policia është përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tubimin publik.
2. Policia është përgjegjëse për sigurimin e të drejtës për organizimin, pjesëmarrjen dhe fjalën e lirë të secilit person në tubimet publike.
3. Policia mund të ndërhyjë në tubim publik me qëllim të mbajtjes së rendit dhe të ndërmarrë masa proporcionale dhe të domosdoshme vetëm në rastet kur:
3.1. mënyra e zhvillimit të tubimit publik është e tillë që mund të cenojë në mënyrë konkrete, rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose të drejtat e të tjerëve;
3.2. gjatë tubimit publik kryhen aktivitete kriminale;
3.3. ekziston një situatë emergjente që lidhet me sigurinë publike apo kur hapësira e shfrytëzuar nga tubimi publik kërkohet nga shërbimet e emergjencës.
4. Policia mund të urdhërojë largimin e një personi apo grupi personash nga tubimi publik, në rast se ata pengojnë zhvillimin normal të tubimit publik duke përdorur dhunë.
5. Gjatë mbajtjes së tubimit publik, policia mund të filmojë dhe të fotografojë me qëllim të identifikimit, në rast se ka dyshim të arsyeshëm se vepra penale ka ndodhur, është duke ndodhur ose ka gjasa reale që vepra penale mund të ndodhë.
6. Regjistrimet, filmimet dhe fotografitë e realizuara në tubime publike duhet të ruhen dhe shkatërrohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
7. Policia mund tё ndërmarrë veprime shtesë për sigurinë e përgjithshme duke vendosur barriera tё forta dhe krijimin e korridoreve tё sigurisë nё vende, apo në afërsi tё vendit ku mbahet tubimi publik.
8. Policia është e obliguar të mundësojë mbajtjen edhe të tubimit publik që nuk është lajmëruar por për të cilin është vënë në dijeni, përderisa tubimi publik nuk është në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 14 të këtij ligji.
Veprimet dhe gjësendet e ndaluara në tubime publike
1. Pjesëmarrësve në tubimin publik u ndalohet të mbajnë armë.
2. Pjesëmarrësve të tubimit publik u ndalohet që të mbajnë apo bartin shenja, mbishkrime, apo gjësende të tjera dalluese me të cilat nxitet dhunë, urrejtje racore, kombëtare, etnike, fetare, të bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale.
Ngjarjet publike
1. Secili person pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi, përkatësisë nacionale, gjendje ekonomike e financiare, arsimore e sociale, të bindjeve politike apo bindje të tjera ose të çdo lloj rrethane tjetër vetjake, ka të drejtë të organizojë dhe të marr pjesë në ngjarje publike, sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.
2. Të drejtën për të organizuar ngjarje publike e ka edhe personi juridik sipas rregullave të përcaktuara me këtë ligj.
Vendet ku mbahen ngjarjet publike
Ngjarjet publike mund të mbahen në vende publike apo në vende të hapura për publikun, të përshtatshme për mbajtjen e tyre. Kufizimet e paragrafit 2 të nenit 9 të këtij ligji zbatohen edhe për ngjarjet publike.
Rasti u inicua me një kërkesë (nr. 1813/07) kundër Mbretërisë së Suedisë të paraqitur në Gjykatë, në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa") nga katër shtetas suedez, z. Tor Fredrik Vejdeland, Z. Mattias Harlin, Z. Björn Täng dhe Z. Niklas Lundström ("aplikuesit"), më 4 Janar 2007
Në korrik 2006, aplikantët u dënuan nga Gjykata Supreme e agjitacionit kundër një grupi kombëtar ose etnik pasi lanë fletëpalosje homofobike në dollapët e nxënësve në një shkollë të mesme të lartë. Tre aplikantëve të parë iu dhanë dënime me kusht, të kombinuara me gjobë nga 200 deri në 2,000 EUR dhe kërkuesi i katërt u dënua me provë.
Ankuesit pretenduan se vendimi i Gjykatës Supreme të 6 korrikut 2006 përbënte një shkelje të lirisë së tyre të shprehjes sipas nenit 10 të Konventës. Më tej ata pohuan se ata u ndëshkuan pa ligj në kundërshtim me nenin 7 të Konventës.
Gjykata vendosi njëzëri se nuk ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës.