Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 19.3

3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:

(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;

(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 10.1

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimeve kinematografike ose televizive.

 

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 19

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Këshillit të Evropës Mbi Aksesin në Dokumente Zyrtare 18.06.2009
Konventa e Këshillit të Evropës Mbi Aksesin në Dokumente Zyrtare 18.06.2009
Nenet
Neni 2

 

E Drejta për akses në dokumente zyrtare

1 Secila Palë duhet të garantojë të drejtën e çdo personi, pa asnjë lloj diskriminimi, të ketë akses, sipas kërkesës, në dokumentet zyrtare që ruhen nga autoritetet publike.

2 Secila Palë duhet të marrë masat e nevojshme në ligjin kombëtar, për zbatimin e dispozitave për akses në dokumente zyrtare, të përcaktuara në këtë Konventë.

Neni 3

Kufizimet e mundshme të aksesit në dokumentet zyrtare

1 Secila Palë mund të kufizojë të drejtën e aksesit në dokumente zyrtare. Kufizimet duhet të përcaktohen saktësisht në ligj, të jenë të nevojshme në një shoqëri demokratike dhe të jenë proporcionale me për qëllime të mbrojtjes së:

a sigurisë kombëtare, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;

b sigurisë publike;

c parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së aktiviteteve kriminale;

d hetimeve disiplinore; e inspektimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së autoriteteve publike;

f privatësisë dhe interesave të tjera të ligjshme; g interesave tregtare dhe interesave të tjerë ekonomike; h politikave ekonomike, monetare dhe të valutës të Shtetit; i barazisë së palëve në procedimet gjyqësore dhe administrimit të efektshëm të drejtësisë;

j mjedisit; ose

k diskutimeve brenda apo ndërmjet autoriteteve publike, në lidhje me shqyrtimin e një çështjeje.

Shtete e përfshira kanë mundësi, në momentin e nënshkrimit ose kur depoziton instrumentin e tij të ratifikimit, njohjes, miratimit apo aderimit, me anë të një deklarate drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, të deklarojnë se komunikimet e Familjes mbretërore dhe Oborrit të saj ose Kreut të Shtetit, duhet gjithashtu të përfshihen ndërmjet kufizimeve të mundshme.

2 Aksesi në informacionin që përmban një dokument zyrtar, mund të refuzohet, nëse publikimi i tij ka mund ose ka të ngjarë të dëmtojë interesat e përmendura në paragrafin 1, përveçse nëse ka një interes prevalues publik në lidhje me publikimin e tij.

3 Palët duhet të marrin në konsideratë përcaktimin e afate kohore, përtej së cilave, kufizimet e përmendura në paragrafin 1, nuk gjejnë më zbatim.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit
Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit
Nenet
Neni 10

 Raportimi publik

Duke pasur parasysh nevojën për të luftuar korrupsionin, çdo shtet pjesëmarrës merr përsipër të marrë, në përputhje me parimet themelore të së drejtës së saj të brendshme, masat e nevojshme për të rritur, aty ku është e përshtatshme, transparencën e administratës publike, përfshirë organizimin, funksionimin dhe proceset e saj marrjen e vendimeve. Këto masa mund të përfshijnë, ndër të tjera:

(a) miratimin e procedurave ose rregulloreve që u japin mundësi publikut të gjerë, kur është e përshtatshme, të marrë informacion mbi organizimin, funksionimin dhe procedurat e vendimmarrjes së administratës së saj publike dhe me respektin e duhur për privatësinë dhe mbrojtjen personale të dhënat, vendimet dhe aktet ligjore të interesit për publikun;

(b) thjeshtëzimin e procedurave administrative, aty ku është e përshtatshme, për të lehtësuar qasjen e publikut në organet vendimmarrëse; dhe

(c) zbulimi i informacionit, i cili mund të përfshijë raporte periodike mbi rreziqet e korrupsionit në administratën publike.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Ligji nr. 2004/32 për familjen i Kosovës dhe LIGJI NR. 06/L-077 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2004/32 PËR FAMILJEN I KOSOVËS
Nenet Neni 194.

Parimet

(1) Të dhënat për adoptimin dhe rrethanat e tij nuk duhet të zbulohen ose hetohen pa pëlqimin e adoptuesit dhe fëmijës përveç nëse këtë e kërkojnë arsye të veçanta të interesit publik.

(2) Në moshën madhore i adoptuari ka të drejtë në qasje në të gjitha informatat lidhur me adoptimin e tij dhe me kërkesë të tij do ti ofrohen informata personale për prindërit e tij biologjik.

Ligjet LMDHP 06/L-082
LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Nenet Neni 22

 Kufizimet

1. Të drejtat e subjektit të të dhënave të parashikuara në nenet 4, 11 deri 21, dhe nenin 33 të këtij ligji në masën që dispozitat e saj përputhen me të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në nenet 11 deri 21 të këtij ligji, mund të kufizohen nëse një kufizim i tillë respekton thelbin e të drejtave dhe lirive themelore dhe është një masë e nevojshme dhe proporcionale për të garantuar:

1.1. sigurinë shtetërore;

1.2. mbrojtjen;

1.3. sigurinë publike;

1.4. parandalimin, hetimin, zbulimin ose ndjekjen penale të veprave penale ose ekzekutimin e dënimeve penale, duke përfshirë garantimin ndaj parandalimit të kërcënimeve për sigurinë publike;

1.5. objektiva të tjera të rëndësishme të interesit të përgjithshëm publik të Republikës së Kosovës, veçanërisht një interes i rëndësishëm ekonomik ose financiar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë çështjet monetare, buxhetore ose të tatimeve, shëndetit publik dhe sigurisë sociale;

1.6. mbrojtjen e pavarësisë gjyqësore dhe të procedimeve gjyqësore;

1.7. parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen penale të shkeljes së etikës për profesionet e rregulluara;

1.8. një funksion monitorues, inspektues ose rregullator që lidhet, edhe rastësisht, me ushtrimin e autoritetit zyrtar, në rastet e përmendura në nën-paragrafët 1.1. deri 1.5. dhe nën-paragrafin 1.7. të këtij neni;

1.9. mbrojtjen e subjektit të të dhënave ose të të drejtave dhe lirive të të tjerëve;

1.10. ekzekutimin e pretendimeve sipas të drejtës civile. Masat nga paragrafi 1. i këtij neni mund të merren vetëm për aq sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin është dhënë kufizimi.

Ligjet LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
LIGJI NR. 06/L-081 PËR QASJE NË DOKUMENTE PUBLIKE
Nenet Neni 17.2

2. Kufizimi i të drejtës për qasje në dokumente publike ushtrohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit sipas ligjit përkatës për Procedurën e përgjithshme administrative, në përputhje me këtë ligj dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes së:

2.1. jetës, shëndetit dhe të sigurisë publike;

2.2. sigurisë shtetërore, mbrojtjes dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare;

2.3. parandalimit, hetimit dhe ndjekjes së veprave penale në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procesin e hetimit;

 2.4. hetimet disiplinore, në rastet kur publikimi i dokumenteve publike mund të dëmtojë procedurën disiplinore;

2.5. inspektimit, kontrollimit dhe mbikëqyrjes nga institucionet publike në rastet kur trajtojnë informacion të klasifikuar;

2.6. të drejtës për privatësi dhe e drejta e fshirjes (‘E drejta për t’u harruar’);

2.7. konfidencialitetit komercial siç janë sekretet e biznesit, sekretet profesionale apo të kompanisë;

 2.8. dokumenteve për të cilat institucioni publik apo palët e treta gëzojnë të drejtat e pronësisë intelektuale;

2.9. politikave ekonomike, monetare dhe këmbimore të shtetit;

2.10. konfidencialitet statistikor;

2.11. barazisë së palëve në procedura gjyqësore dhe administrimin efikas të drejtësisë;

2.12. diskutimeve brenda apo ndërmjet institucioneve publike lidhur me shqyrtimin e ndonjë çështjeje, e cila përbën dokument të klasifikuar.

Ligjet LIGJI NR.08/L-175 PËR MBROJTJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
LIGJI NR.08/L-175 PËR MBROJTJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve bazë, standardeve minimale të sigurisë si dhe një sistemi unik për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

2. Me këtë ligj themelohet Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (në tekstin e mëtejmë: AMIK) ku përcaktohet misioni, organizimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e saj.

3. Ky ligj është në harmoni me legjislacionin e BE-së, si në vijim:

3.1. Vendimin e Këshillit të 23 shtatorit 2013 mbi rregullat e sigurisë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të BE-së.

Nenet Neni 3

Mbrojtja e informacionit të klasifikuar

1. Informacioni i klasifikuar mbrohet në përputhje me këtë ligj.

2. Çdo person të cilit i është besuar informacioni i klasifikuar ose është njohur me përmbajtjen e tij, është përgjegjës për mbrojtjen e tij në përputhje me këtë ligj.

3. Tërësia e informacionit të klasifikuar mbrohet sipas nivelit më të lartë të klasifikimit që e posedon përbërësi i tij.

Nenet Neni 6

Kategoritë e Informacionit që klasifikohen

1. Informacioni klasifikohet vetëm nëse është e nevojshme dhe nëse bie brenda një apo më shumë prej këtyre kategorive:

1.1. projekte, plane, sisteme apo operacione që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës;

1.2. informacion i shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhënie apo veprimtari ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, të cilat mbrohen nga ekspozimi i pa autorizuar;

1.3. veprimtari, burime informative dhe metodat e punes së organeve dhe institucioneve të inteligjencës që lidhen me sigurinë e Republikës së Kosovës;

1.4. sisteme, instalime, infrastruktura, projekte, plane apo shërbime të mbrojtjes që lidhen me interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës;

1.5. veprimtari shkencore, teknologjike, ekonomike, financiare që lidhen me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.6. sisteme kriptologjike, çështjet dhe problemet kriptologjike;

1.7. plane operimi dhe përdorimi të sistemit të komunikimit të informacioneve të klasifikuara dhe kriptologjisë;

1.8. vlerësimet e rrezikut, raportet e inspektimit lidhur me mangësitë të sistemit të kriptologjisë;

1.9. plane për identifikimin, zvogëlimin dhe menaxhimin e rrezikut që paraqitet në sistemin e komunikimit elektronik;

1.10. plane, projekte, programe për sigurimin e sistemeve të komunikimit të informacionit të klasifikuar;

1.11. informacionet e mbledhura nëpërmjet operacioneve specifike dhe përgjimeve elektronike që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Nenet Neni 7

Ndalimi i klasifikimit të informacionit

1. Ndalohet klasifikimi i informacionit kur ai bëhet me qëllim që:

1.1. të fshehë shkeljet e ligjit, keqpërdorimin e autoritetit, mosefikasitetin apo gabimin administrativ;

1.2. t’i privojë të drejtën e njohjes një personi, organizate apo institucioni;

1.3. të pengojë apo të vonojë dhënien e informacionit qe nuk kërkon mbrojtje në interes të sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.4. të kufizojnë konkurencën.

Nenet Neni 8

Nivelet e klasifikimit

1. Informacioni nisur nga përmbajtja, vlera dhe interesi shtetëror klasifikohet në njërin nga këto nivele:

1.1. “TEPËR SEKRET”, zbulimi i paautorizuar i të cilit sipas vlerësimit të arsyeshëm do të shkaktonte dëm jashtëzakonisht të rëndë për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.2. “SEKRET”, zbulimi i paautorizuar i të cilit do t’i dëmtonte seriozisht interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.3. “KONFIDENCIAL”, zbulimi i paautorizuar i të cilit do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës;

1.4. “I KUFIZUAR”, zbulimi i paautorizuar i të cilit do të ishte i pafavorshëm për interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.

2. Autoriteti i Klasifikimit i shmanget klasifikimit të tepërt të informacioneve dhe atyre u cakton vetëm nivel të tillë të klasifikimit që është i nevojshëm për të ruajtur interesat e Republikës së Kosovës.

 

Kohëzgjatja e klasifikimit

1. Informacioni klasifikohet për aq kohë sa e kërkon interesi i sigurisë së Republikës së Kosovës.

2. Afatet e ruajtjes së klasifikimit janë:

2.1. informacioni i klasifikuar: “I KUFIZUAR” një (1) vit;

2.2. informacioni i klasifikuar: “KONFIDENCIAL” pesë (5) vite;

2.3. informacioni i klasifikuar: “SEKRET” pesëmbëdhjetë (15) vite; dhe

2.4. informacioni i klasifikuar: “TEPËR SEKRET” pesëdhjetë (50) vite.

3. Llogaritja e afateve të ruajtjes së klasifikimit fillon nga data e prodhimit të informacionit të

klasifikuar.

4. Në rast se Autoriteti Klasifikues konsideron se informacioni duhet të mbrohet më gjatë se sa që është paraparë në paragrafin 2 të këtij neni ai nxjerr vendim të ri për klasifikim në pajtim me nenin 8 të këtij ligji. Vendimi i tillë nuk guxon të merret më herët se gjashtë (6) muaj para datës së paraparë për deklasifikim sipas paragrafit 1 të këtij neni.

Nenet Neni 11

Deklasifikimi

1. Informacioni deklasifikohet atëherë kur nuk ka më nevojë për mbrojtje dhe kur zbulimi i tij nuk përbën më rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës.

2. Autoriteti i Klasifikimit, nga i cili informacioni i klasifikuar e ka origjinën, e bën deklasifikimin e tij.

3. Rastet e deklasifikimit të informacionit të klasifikuar janë: 3.1. kur publikimi i tij diktohet nga interesat shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur të klasifikuar;

3.2. ndodhinë e një ngjarje apo të një date të veçantë siç përcaktohet nga autoriteti i klasifikimit.

4. Zbulimi i paautorizuar i informacionit të klasifikuar nuk përbën shkak për deklasifikimin e tij.

5. Autoriteti klasifikues i cili ka bërë deklasifikimin e informacionit obligohet t’i njoftojë të gjitha institucionet të cilat e kanë në posedim informacionin e klasifikuar.

6. Procedurat për zbatimin e këtij neni, rregullohen me akt nënligjor të propozuar nga AMIK dhe të miratuar nga Qeveria.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Kennedy kundër Hungarisë, aplikimi nr. 31475/05, vendim i datës 26 maj 2009.

Aplikanti një historian i specializuar në analizimin dhe regjistrimin e shërbimeve sekrete të diktaturave, studimet krahasuese të forcave policore politike të regjimeve totalitare dhe funksionimin e shteteve të tipit sovjetik. Aplikanti kërkoi nga Ministria e Brendshme e Hungarisë t'i jepte atij akses në dokumentet e depozituara. Ai mori Aktgjykimet e gjykatave hungareze duke pretenduar se atij i ishte mohuar gabimisht qasja në dokumente të ndryshme. Ministria i ofroi atij dokumente (përveç një) me besim, me kusht që ai të mos i zbulonte ato. Qeveria hungareze pranoi se kishte një ndërhyrje në të drejtat e ankuesit të nenit 10.

Gjykata vendosi: Aplikantit i janë shkelur të drejtat sipas nenit 10 duke thënë: 'Gjykata vëren se Qeveria ka pranuar se ka pasur ndërhyrje në të drejtën e aplikantit për lirinë e shprehjes. Gjykata thekson se qasja në burimet origjinale dokumentare për hulumtime të ligjshme historike ishte një element thelbësor i ushtrimit të së drejtës së aplikantit për lirinë e shprehjes

Decision TÁRSASÁG A SZABADSÁGJOGOKÉRT v. HUNGARY (Aplikacioni no. 37374/05)

 Parashtruesi i kërkesës pohoi se vendimet e gjykatës hungareze në rastin në fjalë kishin përbërë shkelje të së drejtës së tij për të marrë informata me interes publik. Sipas tij, kjo ishte në kundërshtim me nenin 10 të Konventës, Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës;

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat