Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Çfarëdo dallimi, mospërfshirje, kufizim ose anësi e bazuar mbi racën, ngjyrën, prejardhjen ose përkatësinë etnike ose kombëtare e cila ka për qëllim shfuqizimin ose efektin e keqësimit të njohjes, kënaqësisë ose ushtrimit, në një drejtëpeshë të barabartë të të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale në sferën politike, ekonomike, sociale kulturore ose në çfarëdo sferë tjetër të jetës publike .
1. Shtetet palë dёnojnё diskriminimin racial dhe zotohen të ndjekin me të gjitha mjetet e pёrshtatshme dhe pa vonesë, një politikё të zhdukjes sё çdo forme të diskriminimit racial dhe tё ndihmojnё mirёkuptimin midis të gjitha racave. Për këtë qëllim:
(a) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё kryejё asnjё veprim apo praktikë të diskriminimit racial kundër personave, grupeve personash apo institucionesh dhe se do tё sigurojё që të gjitha autoritetet publike dhe institucionet publike, kombëtare dhe lokale, t'i përmbahen këtij detyrimi;
(b) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё inkurajojё, mbrojё apo mbёshtesë diskriminimin racial që zbatohet nga çfarëdo personi apo organizate;
(c) Çdo shtet palë duhet të marrë masa efektive për të rishikuar politikёn qeveritare, kombëtare ose lokale, si dhe për të ndryshuar, shfuqizuar ose anuluar çdo ligj dhe çdo dispozitë që kanë për qёllim krijimin e diskriminimit racial apo pёrjetёsimin e tij atje ku ekziston;
(ç) Çdo shtet palë duhet qё, me të gjitha mjetet e pёrshtatshme, duke pёrfshirё, kur e kërkojnë rrethanat, edhe legjislacionin, të ndalojё diskriminimin racial që zbatohet nga çfarёdo personi, grupi personash apo organizate dhe t’i japë fund atij;
(d) Çdo shtet palë zotohet se do të përkrahë, në rast nevoje, organizatat dhe lёvizjet integracioniste shumёracore, dhe mjetet e tjera për t’i zhdukur barierat midis racave, dhe pёr tё shkurajuar çdo gjё që synon forcimin e pёrçarjes raciale.
Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër
Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.
Shërbimet sociale dhe familjare synojnë:
1.1 ofrimin e ndihmës ndaj individit, familjes, grupit dhe komunitetit, pavarësisht moshës, aftësisë së kufizuar, problemeve sociale, që pjesërisht apo plotësisht, përkohësisht apo përherë kanë humbur aftësinë apo mundësinë për t’u kujdesur në mënyrë të pavarur për jetën e tyre private apo të familjes si dhe pjesëmarrjen e tyre në shoqëri;
1.2 krijimin e kushteve për zhvillimin dhe fuqizimin e individit dhe familjes për aftësim dhe mundësi që në mënyrë të pavarur të zgjidhin problemet sociale, mbajtjen e lidhjeve me shoqërinë, si dhe për të tejkaluar përjashtimin shoqëror;
1.3. fuqizimin e familjes dhe parandalimin e ndarjes së fëmijës nga familja e tij, nëpërmjet shërbimeve që mundësojnë ndërtimin dhe ruajtjen e unitetit të familjes, e nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të mundësojë vendosjen e fëmijës në ambient familjar, duke u kujdesur për të drejtat, mirëqenien dhe në interesin më të mirë të fëmijës
Mbrojtja Përfituesit e këtij ligji mbrohen nga të gjitha llojet dhe format e diskriminimit, shfrytëzimit, abuzimit, fyerjes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të njohura nga Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e me theks të veçantë me standardet dhe parimet e përcaktuara me Konventën Ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.
Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të pasur qasje, pas kërkesës, në dokumentet e mbajtura, hartuara apo pranuara nga institucionet publike.
Parimet e mbrojtjes së barabartë ligjore nuk parandalojnë vënien e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të individëve dhe grupeve që janë në pozitë të pabarabartë. Masat e tilla do të zbatohen vetëm derisa të arrihet qëllimi për të cilin janë vënë ato.
https://hudoc.echr.coe.int/eng-press#{%22itemid%22:[%22003-2659720-2907427%22]}
Në çështjen Turan Cakir kundër Belgjikës (Turan Cakir v. Belgium), kërkuesi u ankua për brutalitet nga ana e policisë gjatë arrestimit të tij/saj, me shkaktimin e lëndimeve të ashpra, shoqëruar me kërcënime dhe fyerje raciste. GJEDNJ-ja konstatoi se dhuna e shkaktuar shkelte të drejtën e kërkuesit për të mos pasur trajtim poshtërues dhe çnjerëzor (sipas Nenit 3 të KEDNJ-së). Ajo konstatoi gjithashtu se moshetimi i duhur nga ana e shtetit i ankimeve për keqtrajtim të kërkuesit shkelte detyrimet procedurale të shtetit sipas po të njëjtit nen. Krahas kësaj, ajo konstatoi se moshetimi gjithashtu përbënte shkelje të Nenit 3 së bashku me të drejtën për të mos u diskriminuar.
Në çështjen Alujer Fernandez dhe Caballero García kundër Spanjës (Alujer Fernandez and Caballero García v. Spain) kërkuesit u ankuan se, ndryshe nga Katolikët, ata nuk ishin në gjendje të caktonin një pjesë të tatimit të tyre mbi të ardhurat direkt për kishën e tyre. GJEDNJ-ja konstatoi se çështja ishte e papranueshme sipas fakteve sepse kisha e kërkuesit nuk ishte në një pozitë të krahasueshme me Kishën Katolike sepse ata nuk ia kishin bërë këtë kërkesë qeverisë dhe sepse qeveria kishte një marrëveshje reciproke në fuqi me Vatikanin.
Në çështjen Weller vs Hyngary, një grua Rumune u martua me një Hungarez, dhe të dy bashkëshortët patën katër fëmijë. Ajo nuk ishte e përshtatshme që të kërkonte shpërblimin e lindjes të pagueshëm pas lindjes së fëmijës, sepse ajo nuk ishte shtetase Hungareze. Bashkëshorti i saj u përpoq të merrte shpërblimin por u refuzua nga qeveria, e cila tha se shpërblimi paguhej vetëm për nënat. GJEDNJ-ja vendosi se ajo ishte diskriminuar për shkak të atësisë (dhe jo gjinisë), sepse prindërit meshkuj birësues ose kujdestarët meshkuj kishin të drejtë të pretendonin shpërblimin, ndërsa baballarët natyralë nuk kishin të drejtë.Prandaj ka shkelje të nenit 14 të Konventes në lidhje me nenin 8 të konventës.
Në çështjen D.H. dhe të tjerët kundër Republikës Çeke (D.H. and others v. the Czech Republic), u përdorën një seri testesh për të përcaktuar inteligjencën dhe përshtatshmërinë e studentëve me synimin për të përcaktuar nëse ata duhet të zhvendoseshin nga institucionet e zakonshme arsimore dhe të kalonin në shkolla të posaçme. Këto shkolla të posaçme ishin ngritur për studentët me aftësi të kufizuar inteligjence dhe burime të tjera me vështirësi për të mësuar. I njëjti test u zbatua për të gjithë studentët që shqyrtoheshin për t’u zhvendosur në shkolla të posaçme. Megjithatë, në praktikë testimi ishte krijuar për popullsinë e zakonshme Çeke me pasojën se studentët Rom kishte më shumë të ngjarë të dilnin keq – gjë e cila ashtu ndodhi, me pasojën se nga 50 deri 90 për qind e fëmijëve Rom u arsimuan jashtë sistemit kryesor shkollor. GJEDNJ-ja vendosi se ky ishte një rast i diskriminimit të tërthortë. Prandaj ka shkelje të nenit 14 të Konventes.
Raport me rekomandime përkitazi me pretendimet e ankuesit për trajtim të pa barabartë të kandidatëve, në konkursin publik të datës 24 nëntor 2016, të shpallur nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për zgjedhjen e personelit akademik për mësimdhënës, në Fakultetin Filozofik