Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e zёnies punë, pёr tё siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:
(a) Të drejtën për punë si një e drejtё e pamohueshme e të gjithë njerёzve;
(b) Të drejtën për mundёsi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta tё pёrzgjedhjes lidhur me zёnien punë;
(c) Të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin dhe vendin e punës, të drejtën për ngritjen e postit tё punёs, për punë të qёndrueshme, për të gjitha pёrfitimet dhe kushtet e punёs, të drejtën për pёrgatitje profesionale dhe rikualifikim, duke përfshirë mёsimin e personave nё ekonomi, ngritjen profesionale dhe kualifikimin e herёpashershёm;
(ç) Të drejtën për shpёrblim të barabartё, duke përfshirë shpërblimet ndihmё dhe për trajtim tё barabartё për punën me vlerё të barabartё, si dhe për barazinë e trajtimit nё vlerёsimin e cilësisë sё punës;
(d) Të drejtën për sigurime sociale, sidomos nё rastet e pensionimit, tё papunësisё, të sёmundjes, të invaliditetit dhe tё pleqёrisё ose të çdo humbje tjetër të aftësisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara;
(dh) Të drejtën për mbrojtjen e shëndetit dhe për sigurimin në punë, duke përfshirë ruajtjen e funksionit biologjik dhe riprodhues tё gruas.
2. Për të parandaluar diskriminimin ndaj gruas për shkaqe martese ose maternitetit, dhe për të siguruar të drejtën e saj efektive për punë, shtetet palë marrin masa të përshtatshme:
(a) Pёr tё ndaluar pushimin nga puna për shkaqe shtatzanie apo të lejes sё barrёs, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore, nёn kёrcёnimin e marrjes sё sanksioneve;
(b) Pёr tё aplikuar leje tё barrёs me pagesё ose për të pёrfituar ndihma sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mёparshёm tё punёs, të të drejtave të vjetёrsisё dhe të avantazheve sociale;
(c) Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti çerdhesh e kopshtesh;
(ç) Pёr tё siguruar një mbrojtje të veçantё për gratë shtatzёna nё ato vende tё punёs nё tё cilat provohet se puna që kryejnё ёshtё e dёmshme.
3. Masat e mbrojtjes ligjore tё grave në çёshtjet e pёrfshira nё kёtё nen do të rishikohen periodikisht varёsisht nga njohuritё shkencore e teknike. Këto masa, sipas nevojёs, do të rishikohen, shfuqizohen ose zgjerohen.
Secili, si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë sigurimi social dhe tё drejta tё domosdoshme ekonomike, sociale e kulturore për dinjitetin e tij dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit tё tij, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe burimet e çdo shteti.
1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.
1. Shtetet Palë i njohin çdo fëmije të drejtën për të përfituar përkrahje shoqërore,
përfshirë sigurime shoqërore dhe marrin masat e nevojshme për të arritur
realizimin e plotë të kësaj të drejte, në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar.
2. Ndihmat, ku është e nevojshme, duhet të jepen duke pasur parasysh të ardhurat
dhe kushtet e fëmijës dhe personave përgjegjës për mbajtjen e tij si dhe çdo
konsideratë tjetër që lidhet me kërkesën për ndihmë të bërë nga vetë fëmija ose në
emër të tij.
1. Për personat të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara sipas këtij ligji, sigurohen këto të drejta: 1.1. E drejta në pension bazik të moshës; 1.2. E drejta në pension kontributpagues të moshës; LIGJI NR. 04/L-131 PËR SKEMAT PENSIONALE TË FINANCUARA NGA SHTETI GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.35 / 05 QERSHOR 2014 3 1.3. E drejta në pension të aftësisë së kufizuar; 1.4. E drejta në pension të parakohshëm; 1.5. E drejta në pension invalidor të punës; 1.6. E drejta në pension familjar
Fëmija me aftësi të kufizuar gëzon të drejtën për të përfituar nga shërbimet shëndetësore, sociale, edukative, si dhe çdo shërbim tjetër, sipas nevojave, të përcaktuara nga strukturat përgjegjëse të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Institucionet përgjegjëse marrin masa që këto shërbime të ofrohen sa më pranë fëmijës dhe falas sa herë të jetë e mundur dhe duke pasur parasysh gjendjen ekonomike të prindit ose kujdestarit.
Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin, parimet, mënyrën e fitimit dhe humbjes së statusit të ndërmarrjes sociale, si dhe përcakton kushtet e kriteret që një subjekt duhet t’i plotësojë që të fitojë statusin e ndërmarrjes sociale.
Pensioni parcial kontributpagues i moshës 1. Personat që kanë kontribuar sipas Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor Nr. 011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK Nr. 26/83) para datës 01.01.1999 por nuk e arrijnë stazhin pensional prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh kontribute si periudhë kushtëzuese për shkak se janë larguar nga puna si rezultat i masave të dhunshme, mund të kualifikohen në skemën e pensionit parcial kontributpagues të moshës sipas kritereve dhe kushteve të përcaktuara në këtë nen.
Mjetet financiare për pagesën e të gjitha pensioneve të përcaktuara me këtë ligj, do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.