Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 7

(b) Për tё marrё pjesë në përpunimin e politikës sё shtetit dhe në zbatimin e saj;
për tё mbajtur poste publike dhe pёr të ushtruar të gjitha funksionet publike
në të gjitha nivelet e qeverisjes;

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 25

Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 11

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët,
duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të
pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç
atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri
demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e
rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për
mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të
ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të
policisë ose të administratës shtetërore.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 21

1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.
2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.
3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herёpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votёtё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Nenet
Neni 15

Palët do të krijojnë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen aktive të personave që i përkasin pakicave kombëtare në jetën kulturore, shoqërore dhe ekonomike dhe në çështjet publike, veçanërisht për ato që ndikojnë mbi ta.

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Nenet Neni 6

1. Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, është zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes pa prekur mundësitë dhe kapacitetet që edhe brezat e ardhshëm t`i plotësojnë nevojat e tyre. 2. Parimi i integrimit të mbrojtjes së mjedisit. Autoritetet publike do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët mes veti për zhvillimin dhe adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit. 3. Parimet e harmonizimit gradual me standardet e Bashkimit Evropian. Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Evropian më qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të shëndoshë për njeriun në parimet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brenda komunitetit shkencor, për përmirësimin e mjedisit. 4. Parimi i vigjilencës dhe parandalimit, deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet dhe përfitimet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe zbatohet në atë mënyrë që të parandalojë ose të ndërpresë efektet e dëmshme në mjedis pa rrezikimin e shëndetit të njeriut. 5. Parimi i parandalimit zbatohet përmes Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe zbatimin e Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të Ndotjes. 6. Mungesa e njohurive të tërësishme shkencore nuk mund të jetë arsye për mos ndërmarrjen e masave parandaluese të pengimit të rrezikimit dhe degradimit të mjedisit, në rastet e mundshme ose ekzistuese që kanë ndikim të mundshëm në mjedis. 7. Parimi “ndotësi paguan” ndotësi paguan kompensimin për ndotjen e mjedisit nëse gjatë aktivitetit të vet shkakton ngarkesë në mjedis me prodhimin, shfrytëzimin ose vënien në qarkullimit të lëndës së parë, gjysmë prodhimit ose prodhimit i cili përmban materie të dëmshme për mjedisin. 8. Parimi “shfrytëzuesi paguan“, shfrytëzuesi i resurseve natyrore detyrohet të paguajë një çmim real për shfrytëzimin e tyre dhe të rikultivojë hapësirën pas përfundimit të aktiviteteve shfrytëzuese. 9. Parimi i përgjegjësisë subsidiare, në rastet kur përgjegjësia për ndotje nuk mundë të konstatohet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit të ndotjes në mjedis e bartin institucionet shtetërore. 10. Parimi i masave inkurajuese, Qeveria do të promovojë praktikat dhe aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes me masa inkurajuese dhe stimuluese për personat juridik e fizik të cilët zgjedhin teknikat më të mira të mundshme dhe prodhimtari të pastër. 11. Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji, ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta. 12. Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. 13. Parimi i nivelit të lartë të mbrojtjes. 14. Parimi i përputhshmërisë me ligjin e Bashkimit Evropian. 15. Parimi i masave paraprake. 16. Parimi që nënkupton se dëmi mjedisor duhet të rregullohet në burim. 17. Parimi i mbulimit të shpenzimeve.

Nenet Neni 6. (Parimet)

6.12. Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje.

Nenet Neni 58

Kufizimi i pjesëmarrjes së publikut në marrjen e vendimit Qeveria më qëllim të ruajtjes së interesit të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, mund të kufizojë pjesëmarrjen e publikut në marrjen e vendimit, nga neni 57 të këtij ligji.

 

Ligjet LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE,
LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE,
Nenet Neni 68

68.1 Çdo komunë mban periodikisht, së paku dy herë në vit, takime publike në të cilat mund të marrë pjesë secili person apo organizatë me interes në komunë. Data dhe vendi i takimit publikohet së paku dy javë përpara. Njëra nga mbledhjet mbahet gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. 68.2 Në takime të tilla përfaqësuesit komunal informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e komunës, kurse pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal. 68.3 Përveç takimeve publike të cekura më lartë, komunat janë të obliguara t’i informojnë qytetarët e komunës për çfarëdo planesh apo programesh të rëndësishme me interes publik, siç rregullohet me statutin e komunës. 68.4 Kuvendi i komunës miraton rregulloren komunale që promovon transparencë të organeve legjislative, ekzekutive dhe administrative të komunës, duke e rritur pjesëmarrjen e opinionit në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe duke lehtësuar qasjen publike në dokumentet zyrtare të komunës. Ministria përgjegjëse për qeverisjen lokale mund të nxjerrë udhëzime administrative për transparencë komunale. 68.5 Çdo person mund të kontrollojë çfarëdo dokumenti që mbahet nga komuna, përveç nëse zbulimi i tillë nuk është i ndaluar sipas Ligjit mbi qasjen në dokumentet zyrtare.

Nenet Neni 73

Komitetet konsultative

73.1 Kuvendi i komunës themelon komitete këshillëdhënëse sektoriale me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.

73.2 Anëtarësi e komiteteve përbëhet nga qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

73.3 Komitetet konsultative mund të dorëzojnë propozime, bëjnë hulumtime dhe ofrojnë mendime për iniciativat e kuvendit të komunës, në pajtim me statutin e komunës.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon mbrojtjen e natyrës, shfrytëzimin e qëndrueshëm të sajë dhe veçanërisht: 1.1. mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në gjendje të baraspeshës natyrore; 1.2. përtëritja e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara; 1.3. vendosjen e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim, monitorim, informim dhe financim me qëllim të mbrojtjes së natyrës; 1.4. pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre; 1.5. sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 1.6. sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe rekreacion në natyrë; 1.7. parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e aktiviteteve ekonomike; 1.8. mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore dhe llojeve me interes për Kosovën sipas standardeve të BE-së; 1.9. ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë, vezët e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).

Nenet Neni 5

Parimet e Mbrojtjes së Natyrës

1. Mbrojtja dhe ruajtja e natyrës bazohet në parimet: 1.1. Parimi i përkujdesjes – kur bazuar në njohurit shkencore dhe tekniko- teknologjike konstatohet se një aktivitet i veçantë ose veprim mund të dëmtoj natyrën, masat dhe aktivitetet e domosdoshme duhet të ndërmerren përpara se dëmet mund të ndodhin. 1.2. Parimi i integrimit – masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës duhet të integrohen në të gjitha planet zhvillimore strategjike, dokumentet dhe programet e planifikimit hapësinor, planet zhvillimore hapësinore si dhe planet për menaxhimin dhe shfrytëzimin e të mirave të natyrës. 1.3. Parimi shfrytëzuesi paguan – kur shfrytëzon natyrën shfrytëzuesi është i detyruar që të paguaj për lartësinë e shpenzimeve të mirëmbajtjes së baraspeshës natyrore dhe shfrytëzimin e trashëgimisë natyrore si dhe të sanoj dëmtimin e natyrës që ka ndodhur gjatë shfrytëzimit të natyrës dhe trashëgimisë natyrore. 1.4. Parimi i proporcionalitetit - të mirat natyrore të pa përtëritshme duhet shfrytëzuar në mënyrë racionale, ndërsa ato të ripërtëritshme në mënyrë të qëndrueshme. 1.5. Parimi i pjesëmarrjes së publikut - publiku ka të drejt për qasje në informatat për gjendjen e natyrës, të drejt ne informimin me kohë për dëmet në natyrë, masat e ndërmarra për eliminimin e dëmeve të shkaktuara, si dhe të drejtën dhe mundësin e pjesëmarrjes në vendim marrje për natyrën. 1.6. Parimi i përgjegjësisë subsidiare - në rastet kur përgjegjësia për dëmin nuk dihet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit dëmit në natyrë e bartin institucionet shtetërore. 1.7. Parimi i parandalimit – është e drejtë dhe detyrim i çdo personi juridik a fizik që të ndërmerr masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e natyrës përpara se dëmi të ndodh. 1.8. Parimi i bashkëpunimit - në shfrytëzimin e të mirave të natyrës dhe planifikimin e hapësirës personat juridik dhe fizik detyrohen tu përmbahen parimeve, masave dhe kushteve të mbrojtjes së natyrës. 2. Në mbrojtjen dhe përparimin e natyrës do të zbatohen parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit në pajtim me ligjin.

Nenet Neni 6

Zbatimit i mbrojtjes së natyrës

1. Mbrojtja e natyrës zbatohet përmes ruajtjes se larmisë biologjike, peizazhore dhe vlerave të natyrës. 2. Mbrojtja e natyrës zbatohet veçanërisht përmes: 2.1. përcaktimit dhe vlerësimit të gjendjes së përbërësve të larmisë biologjike dhe peizazhore; 2.2. zbatimit të masave të mbrojtjes së natyrës; 2.3. vendosjes së kushteve dhe masave të mbrojtjes së natyrës në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe planet e menaxhimit me të mirat e natyrës në veprimtarit e xehetarisë, bujqësisë, pylltarisë, gjuetisë, peshkatarisë, hidro-ekonomisë si dhe veprimtarive tjera me ndikim në natyrë; 2.4. hartimit të raporteve për gjendjen e natyrës, nxjerrjen dhe zbatimin e strategjisë, programeve, planeve të veprimit dhe planeve të menaxhimit; 2.5. përcaktimit të vlerave të natyrës dhe vlerave të mbrojtura të natyrës; 2.6. themelimit të sistemit për administrim me vlerat e natyrës dhe vlerat e mbrojtura të natyrës; 2.7. lidhjes dhe harmonizimit të sistemit shtetëror me sistemin ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës; 2.8. inkurajimit të hulumtimeve shkencore në lëmin e mbrojtjes së natyrës; 2.9. njoftimit të publikut me gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 2.10. inkurajimit dhe mbështetjes të mbrojtjes së natyrës përmes ngritjes së vetëdijes së publikut, posaçërisht përmes procesit të arsimimit.

Nenet Neni 141

1. Strategjia i përcakton qëllimet dhe synimet afatgjata të ruajtjes të larmisë biologjike dhe peizazhore dhe vlerave të mbrojtura të natyrës, mënyrën e zbatimit të tyre, në pajtim me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, shoqëror e kulturor të Republikës së Kosovës.

2. Strategjia hartohet në bazë të raporteve për gjendjen e natyrës dhe mbrojtjen e natyrës këtu e tutje: - raporti për gjendjen e natyrës - dhe kryesisht përmban:[...]

2.8. synimet për informimin e publikut dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për natyrën;[...]

Nenet Neni 151

Pjesëmarrja e publikut në vendim marrje

1. Gjatë hartimit të akteve ligjore, përkatësisht akteve për shpalljen e vlerave të mbrojtura të natyrës, planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura dhe planeve për shfrytëzimin e të mirave të natyrës si dhe dispozitave të përgjithshme ligjore të zbatueshme dhe të detyrueshme dhe dokumenteve në fushën e mbrojtjes së natyrës, duhet të sigurohet pjesëmarrja e publikut.

2. Publiku duhet të informohet për procedurën nga paragrafi 1. i këtij neni përmes lajmërimit publik.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
Nenet Neni 6 para 1.11

Parimin e pjesëmarrjes së palëve të interesuara - organet kompetente janë të detyruara që të sigurojnë, që në procedurën për miratimin e dispozitave, dokumenteve strategjike, plan - programeve dhe vendimeve të marrin parasysh interesat e palëve të interesuara;

Nenet Neni 3

Qasja në informata

Rregullon çështjet që kanë të bëjnë me: qasjen në informata që lidhen me ujërat, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes që ka të bëjë me menaxhimin e ujërave, vlerësimin e ndikimit nga strategjitë e ndryshme, planet dhe programet mbi mjedisin, vlerësimin e ndikimeve nga projektet e caktuara, pengimin dhe kontrollin e avarive me praninë e materieve të rrezikshme, lejet e integruara ekologjike për punë dhe instalime që ndikojnë në mjedisin ujor

Ligjet LIGJI NR. 08/L-181 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
LIGJI NR. 08/L-181 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Nenet Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim:

1.1. të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit përmes parandalimit të dëmeve dhe efekteve negative në mjedis të projekteve publike apo private;

1.2. të përcaktoj rregullat dhe procedurat për identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve të projekteve në mjedis, për të siguruar parandalimin ose zvogëlimin e ndikimeve negative të projekteve të propozuara publike dhe private;

1.3. garantimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe të hapur vendimmarrjeje përmes përcaktimit të rregullave dhe procedurave administrative, gjatë procesit të vendimmarrjes për pajisje me pëlqim mjedisor.

2. Ky ligj është pjesërisht në përputhje me Direktivën 2014/52/EU e Parlamentit Europian dhe Këshillit e dt.16 prill 2014 e cila ndryshon Direktivën 2011/92/EU mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis të projekteve të caktuara publike dhe private.

Ligjet LIGJI NR. 04/L-174 PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
LIGJI NR. 04/L-174 PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
Nenet Neni 4

Parimet

1. Planifikimi hapësinor dhe rregullimi duhet të bazohen në parimet e mëposhtme:

1.2. promovimin e procesit demokratik të pjesëmarrjes publike dhe përfshirjen ndër-sektoriale në formulimin e strategjive zhvillimore dhe dokumenteve të planifikimit hapësinor;

1.3. promovimin e transparencës së plotë në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes, duke siguruar qasje publike për palët e interesuara në të dhëna, harta, grafikone, të drejta dhe në të gjitha dokumentet e planifikimit hapësinor;

1.8. promovimin e pjesëmarrjes publike në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor;

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Guerra k. Italise

4967/89   |   Legal Summary   |   19/02/1998

 

Në rastin Guerra dhe të tjerët, Gjykata vërtetoi se Italia e kishte shkelur nenin 8, në aspektin e jetës private dhe familjare, lidhur me atë se kishte dështuar në informimin e popullatës lokale rreth faktorëve të rrezikut dhe rreth mënyrës së veprimit në rast të ndonjë aksidenti në fabrikën kimike që gjendej në afërsi. Paditësit shprehimisht i kishin kërkuar ato informata nga autoritetet kompetente vendore. Ato përfundimisht ishin dhënë vetëm pas mbylljes së prodhimit industrial.

 

Decision Smaltini v. Italy

Smaltini v. Italy
24 Mar. 2015

Ky rast kishte të bënte me efektin e ndikimit mjedisore, të shkaktuar nga veprimtaria e fabrikes së çelikut, mbi shëndetin e aplikantit të parë, i cili vdiq nga leukemia. Burri i saj dhe fëmijët, të cilët kanë parashtruar kërkesën në GJEDNJ, pohojnë në mënyrë të veçantë mbi ekzistencën e një lidhje shkakore midis emetimeve të dëmshme nga fabrika dhe zhvillimit të kancerit të aplikantit. Gjykata e shpalli kërkesën si qartazi të pabazuar. Sipas mendimit të Gjykatës, aplikanti nuk kishte demonstruar, në dritën e të dhëna shkencore të disponueshme në kohën e ngjarjeve, se kishte pasur një shkelje të këtij aspekti procedural të së drejtës së saj për jetë.

Decision Oluić v. Croatia

Oluić v. Croatia, no. 61260/08, §§ 52–62, 20 May 2010

Gjykata vendosi që gjersa nuk ka  njët ë drejtë për një mjedis të shëndosh sipas KEDNJ, kur një individ është direkt i prekur nga zhurma ose format e tjera të ndotjes, mund të zbatohet neni 8 i KEDNJ-së. Gjykata theksoi se ndërsa neni 8 në thelb ka për qëllim mbrojtjen e individit kundër ndërhyrjeve arbitrare nga autoritetet publike, ky nen mund të përfshijë autoritetet që marrin masa të cilat janë krijuar për të siguruar respektimin e jetës private, madje edhe në sferën e marrëdhënieve midis vetë individëve privatë. Sidoqoftë, për të përcaktuar nëse neni 8 është shkelur, një vëmendje e veçantë duhet kushtuar interesave konkurrues të individit dhe komunitetit. Gjykata gjeti se autoritetet përkatëse publike kishin dështuar t'i ndalonin palëve të treta që të shkelnin të drejtat e aplikantit sipas nenit  8 të KEDNJ-së.

Decision Öneryıldız v. Turkey

GjEDNj-ja në rastin Öneryıldız v. Turkey lidhur me dështimin e autoriteteve për informimin e publikut dhe për ndërmarrjen e masave efektive dhe parandaluese, kishte gjetur shkelje të nenit 2, për arsye të mungesës së ndërmarrjes së hapave të duhur nga shteti për të parandaluar vdekjen e nëntë banorëve që jetonin pranë një deponie mbeturinash. Gjykata vuri në dukje në veçanti mungesën e informimit të banorëve lidhur me rrezikun që ata ballafaqoheshin duke jetuar në atë vend. Sipas gjykatës, edhe nëse do të kishte informata, shteti është përgjegjëse, pasi që nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme praktike për të shmangur rreziqet për jetën e njerëzve