Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 8.1

1. Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij.

Neni 10.1

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimeve kinematografike ose televizive.

 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Nenet
Neni 15

Palët do të krijojnë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen aktive të personave që i përkasin pakicave kombëtare në jetën kulturore, shoqërore dhe ekonomike dhe në çështjet publike, veçanërisht për ato që ndikojnë mbi ta.

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Nenet Neni 57

1. Organet vendimmarrëse sigurojnë pjesëmarrje dhe rol aktiv të publikut gjatë procesit të marrjes së vendimeve për: 1.1. vlerësimin strategjik mjedisor; 1.2. vlerësimin e ndikimit në mjedis; 1.3. procedurën e lëshimit të lejes ujore dhe lejes integruese; 1.4. nxjerrjen e ligjeve. 2. Publiku informohet përmes mjeteve të informimit për procedurën e marrjes së vendimeve dhe merr pjesë në dhënien e mendimit, komenteve dhe sugjerimeve institucionit kompetent dhe me kohë informohet për vendimin e marrë në pajtim me ligj.

Ligjet LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE,
LIGJI NR. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE,
Nenet Neni 73

Komitetet konsultative

73.1 Kuvendi i komunës themelon komitete këshillëdhënëse sektoriale me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.

73.2 Anëtarësi e komiteteve përbëhet nga qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

73.3 Komitetet konsultative mund të dorëzojnë propozime, bëjnë hulumtime dhe ofrojnë mendime për iniciativat e kuvendit të komunës, në pajtim me statutin e komunës.

Ligjet LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
LIGJI Nr. 03/L-233 LIGJIN PËR MBROJTJEN E NATYRES
Nenet Neni 2

1. Ky ligj rregullon mbrojtjen e natyrës, shfrytëzimin e qëndrueshëm të sajë dhe veçanërisht: 1.1. mbrojtjen, ruajtjen, përtëritjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, në gjendje të baraspeshës natyrore; 1.2. përtëritja e natyrës në zonat e dëmtuara ose pjesëve të tyre dhe kompensimi për dëmet e shkaktuara; 1.3. vendosjen e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemit për planifikim, udhëheqje, inventarizim, monitorim, informim dhe financim me qëllim të mbrojtjes së natyrës; 1.4. pengimin e shfrytëzimit të tepërt, rrezikimit të llojeve të florës dhe faunës e sidomos i atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të rrezikuara, si dhe vendbanimeve të tyre; 1.5. sigurimin e të drejtës së publikut për informim për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 1.6. sigurimin e ushtrimit e të drejtës së qytetarëve për jetesë të shëndoshë, pushim dhe rekreacion në natyrë; 1.7. parandalimin e veprimeve të dëmshme të personave juridik dhe fizik në natyrë si pasojë e aktiviteteve ekonomike; 1.8. mirëmbajtjen ose sanimin në statusin e favorshëm të ruajtjes të vendbanimeve natyrore dhe llojeve me interes për Kosovën sipas standardeve të BE-së; 1.9. ruajtjen e të gjitha llojeve të zogjve te cilët natyrshëm jetojnë në gjendje të egër (zogjtë, vezët e tyre, çerdhet dhe vendbanimet e tyre).

Nenet Neni 6

Zbatimit i mbrojtjes së natyrës

1. Mbrojtja e natyrës zbatohet përmes ruajtjes se larmisë biologjike, peizazhore dhe vlerave të natyrës. 2. Mbrojtja e natyrës zbatohet veçanërisht përmes: 2.1. përcaktimit dhe vlerësimit të gjendjes së përbërësve të larmisë biologjike dhe peizazhore; 2.2. zbatimit të masave të mbrojtjes së natyrës; 2.3. vendosjes së kushteve dhe masave të mbrojtjes së natyrës në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe planet e menaxhimit me të mirat e natyrës në veprimtarit e xehetarisë, bujqësisë, pylltarisë, gjuetisë, peshkatarisë, hidro-ekonomisë si dhe veprimtarive tjera me ndikim në natyrë; 2.4. hartimit të raporteve për gjendjen e natyrës, nxjerrjen dhe zbatimin e strategjisë, programeve, planeve të veprimit dhe planeve të menaxhimit; 2.5. përcaktimit të vlerave të natyrës dhe vlerave të mbrojtura të natyrës; 2.6. themelimit të sistemit për administrim me vlerat e natyrës dhe vlerat e mbrojtura të natyrës; 2.7. lidhjes dhe harmonizimit të sistemit shtetëror me sistemin ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës; 2.8. inkurajimit të hulumtimeve shkencore në lëmin e mbrojtjes së natyrës; 2.9. njoftimit të publikut me gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për mbrojtjen e natyrës; 2.10. inkurajimit dhe mbështetjes të mbrojtjes së natyrës përmes ngritjes së vetëdijes së publikut, posaçërisht përmes procesit të arsimimit.

Nenet Neni 141

1. Strategjia i përcakton qëllimet dhe synimet afatgjata të ruajtjes të larmisë biologjike dhe peizazhore dhe vlerave të mbrojtura të natyrës, mënyrën e zbatimit të tyre, në pajtim me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, shoqëror e kulturor të Republikës së Kosovës.

2. Strategjia hartohet në bazë të raporteve për gjendjen e natyrës dhe mbrojtjen e natyrës këtu e tutje: - raporti për gjendjen e natyrës - dhe kryesisht përmban:[...]

2.8. synimet për informimin e publikut dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim marrje për natyrën;[...]

Nenet Neni 151

Pjesëmarrja e publikut në vendim marrje

1. Gjatë hartimit të akteve ligjore, përkatësisht akteve për shpalljen e vlerave të mbrojtura të natyrës, planeve të menaxhimit me zonat e mbrojtura dhe planeve për shfrytëzimin e të mirave të natyrës si dhe dispozitave të përgjithshme ligjore të zbatueshme dhe të detyrueshme dhe dokumenteve në fushën e mbrojtjes së natyrës, duhet të sigurohet pjesëmarrja e publikut.

2. Publiku duhet të informohet për procedurën nga paragrafi 1. i këtij neni përmes lajmërimit publik.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
LIGJI Nr. 04/L-147 PËR UJËRAT E KOSOVËS
Nenet Neni 6 para 1.11

Parimin e pjesëmarrjes së palëve të interesuara - organet kompetente janë të detyruara që të sigurojnë, që në procedurën për miratimin e dispozitave, dokumenteve strategjike, plan - programeve dhe vendimeve të marrin parasysh interesat e palëve të interesuara;

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Guerra k. Italise

4967/89   |   Legal Summary   |   19/02/1998

 

Në rastin Guerra dhe të tjerët, Gjykata vërtetoi se Italia e kishte shkelur nenin 8, në aspektin e jetës private dhe familjare, lidhur me atë se kishte dështuar në informimin e popullatës lokale rreth faktorëve të rrezikut dhe rreth mënyrës së veprimit në rast të ndonjë aksidenti në fabrikën kimike që gjendej në afërsi. Paditësit shprehimisht i kishin kërkuar ato informata nga autoritetet kompetente vendore. Ato përfundimisht ishin dhënë vetëm pas mbylljes së prodhimit industrial.

 

Decision Özel dhe të tjetër kundër Turqisë

Özel dhe të tjetër kundër Turqisë 17 nëntor 2015

Ky rast kishte të bënte me vdekjen e anëtarëve të familjes së aplikantëve, të cilët u varrosën të gjallë nën ndërtesat që u rrëzuan në qytetin e Çınarcık - të vendosura në një rajon të klasifikuar si "Zona kryesore e rrezikut" në hartën e aktivitetit sizmik - në një tërmet më 17 gusht 1999, një nga tërmetet më vdekjeprurëse të regjistruara ndonjëherë në Turqi. Gjykata vendosi që kishte pasur shkelje të nenit 2 të Konventës, duke parë në veçanti që autoritetet turke nuk kishin vepruar menjëherë në përcaktimin e përgjegjësive dhe rrethanave të shembjes së ndërtesave, të cilat kishin shkaktuar vdekjet. Në të vërtetë, rëndësia e hetimit duhet të i kishte shtyrë autoritetet të merren me të menjëherë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat në të cilat ndërtesat u rrënuan, dhe kështu të shmanget çdo tolerancë në veprimet e paligjshme.

Decision Moreno Gómez kundër Spanjës

Moreno Gómez v. Spain, no. 4143/02,ECHR 2004
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur për herë të parë kundër një vendi nënshkrues për shkeljen e të drejtave duke mos ndërmarrë veprime për të mbrojtur një kërkues nga ndotja e zhurmës. Zhurma e tepërt nuk është konstatuar më parë të jetë shkaku i shkeljes së nenit 8 të Konventës.

Decision Hatton and Others v. the United Kingdom

Rasti kishte të bëjë me shqetësimet e zhurmës në afërsi të Aeroportit Heathrow të Londrës dhe në veçanti përshtatshmërisë së studimeve të kryera nga autoritetet para zbatimit të një sistemi të kuotave të zhurmës. Çështja ishte nëse autoritetet kishin kapërcyer kufirin e tyre të vlerësimit për të futur një regjim më lejues për fluturime natën në Heathrow. Vendimi i shkallës së parë shkoi në favor të aplikantëve. Shumica shqiptoi një parim që "shteteve u kërkohet të minimizojnë, sa të jetë e mundur, ndërhyrjen në këto të drejta [neni 8], duke u përpjekur të gjejnë zgjidhje alternative dhe duke kërkuar përgjithësisht të arrijnë qëllimet e tyre në mënyrën më të vogël të përsa i përket të drejtave të njeriut.  Çeshtja iu referua për shqyrtim Dhomës së Madhe, e cila kundërshtoi kërkesën, pasi konsideroi se ishte arritur një ekuilibër i drejtë midis interesave konkurruese në këtë rast. GJEDNJ konstatoi se shteti kishte vepruar në kufirin e saj të vlerësimit dhe deklaroi: "Mbrojtja e mjedisit duhet të merret në konsideratë nga qeveritë në veprimin brenda diferencës së tyre të vlerësimit ... por nuk do të ishte e përshtatshme që Gjykata të merrte një qasje të veçantë në këtë drejtim duke iu referuar një statusi të veçantë të të drejtave të njeriut në fushën e mjedisit".

Decision Öneryıldız v. Turkey

GjEDNj-ja në rastin Öneryıldız v. Turkey lidhur me dështimin e autoriteteve për informimin e publikut dhe për ndërmarrjen e masave efektive dhe parandaluese, kishte gjetur shkelje të nenit 2, për arsye të mungesës së ndërmarrjes së hapave të duhur nga shteti për të parandaluar vdekjen e nëntë banorëve që jetonin pranë një deponie mbeturinash. Gjykata vuri në dukje në veçanti mungesën e informimit të banorëve lidhur me rrezikun që ata ballafaqoheshin duke jetuar në atë vend. Sipas gjykatës, edhe nëse do të kishte informata, shteti është përgjegjëse, pasi që nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme praktike për të shmangur rreziqet për jetën e njerëzve