Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.
1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.
2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.
3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herёpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votёtё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.
68.1 Çdo komunë mban periodikisht, së paku dy herë në vit, takime publike në të cilat mund të marrë pjesë secili person apo organizatë me interes në komunë. Data dhe vendi i takimit publikohet së paku dy javë përpara. Njëra nga mbledhjet mbahet gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. 68.2 Në takime të tilla përfaqësuesit komunal informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e komunës, kurse pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime për përfaqësuesit e zgjedhur komunal. 68.3 Përveç takimeve publike të cekura më lartë, komunat janë të obliguara t’i informojnë qytetarët e komunës për çfarëdo planesh apo programesh të rëndësishme me interes publik, siç rregullohet me statutin e komunës. 68.4 Kuvendi i komunës miraton rregulloren komunale që promovon transparencë të organeve legjislative, ekzekutive dhe administrative të komunës, duke e rritur pjesëmarrjen e opinionit në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe duke lehtësuar qasjen publike në dokumentet zyrtare të komunës. Ministria përgjegjëse për qeverisjen lokale mund të nxjerrë udhëzime administrative për transparencë komunale. 68.5 Çdo person mund të kontrollojë çfarëdo dokumenti që mbahet nga komuna, përveç nëse zbulimi i tillë nuk është i ndaluar sipas Ligjit mbi qasjen në dokumentet zyrtare.
Të drejtat politike
1. Zyrtarja/i publik ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitete politike dhe të shprehë bindjet partiake vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe jashtë ambienteve të institucionit publik.
2.Nëpunësja/i civil me përjashtim të nëpunëses/it civil të kategorisë së nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët drejtues, mund të jenë anëtare/ë të partive politike, por nuk mund të jenë anëtare/ë të organeve drejtuese qendrore dhe komunale të një partie politike.
3.Nëpunësja/i e shërbimit publik dhe nëpunësja/i teknik dhe mbështetës mund të jenë anëtare/ë të partive politike dhe anëtare/ë të organeve drejtuese të një partie politike, me përjashtim të nëpunëses/it së shërbimit publik të nivelit të lartë, të mesëm dhe të ulët drejtues, të cilët mund të jenë anëtare/ë të partive politike, por nuk mund të jenë anëtare/ë të organeve drejtuese qendrore dhe komunale të një partie politike.
4. Zyrtarja/i publik ka të drejtë të kandidojë dhe të zgjidhet në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës apo për organet komunale, përveç kur përcaktohet ndryshe me ligj.
5. Zyrtarja/i publik, e cila kandidon për zgjedhjet qendrore ose lokale, duhet të pezullojë pa pagesë vendin e punës shtatë (7) ditë para periudhës së hapjes zyrtare të fushatës. Pezullimi përfundon pesë (5) ditë pas mbylljes zyrtare të fushatës.
6. Në rast të zgjedhjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zyrtarja/i publik, i cila pranon mandatin, pezullon marrëdhënien e punës prej datës së certifikimit të zgjedhjes së kandidatit deri në përfundim të mandatit përkatës, përjashtimisht stafit akademik universitar (profesore/i i/e rregullt, profesore/i i/e asociuar, profesore/i asistent, profesore/i, ligjërues/e, asistent/e) dhe profesionistëve shëndetësor.
7. Përjashtimisht, pezullimi në kuptim të paragrafit 6. të këtij neni, nuk mund të bëhet për pozitat të cilat janë me mandat.
8. Pas përfundimit të mandatit si i zgjedhur sipas paragrafit 6. të këtij neni, zyrtares/it publik i garantohet marrëdhënia e punës në institucionin ku ka qenë në marrëdhënie pune ose në një institucion tjetër, në pozitë të njëjtë ose ekuivalente, me kusht që plotëson kriteret për caktimin në pozitën në fjalë.
4967/89 | Legal Summary | 19/02/1998
Në rastin Guerra dhe të tjerët, Gjykata vërtetoi se Italia e kishte shkelur nenin 8, në aspektin e jetës private dhe familjare, lidhur me atë se kishte dështuar në informimin e popullatës lokale rreth faktorëve të rrezikut dhe rreth mënyrës së veprimit në rast të ndonjë aksidenti në fabrikën kimike që gjendej në afërsi. Paditësit shprehimisht i kishin kërkuar ato informata nga autoritetet kompetente vendore. Ato përfundimisht ishin dhënë vetëm pas mbylljes së prodhimit industrial.
Namat Aliyev v. Azerbaijan, no. 18705/06, § 77, 8 April 2010.
Aplikantët, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ishin regjistruar vonë pas vendimeve të pretenduara fillestare arbitrare që refuzuan t'i regjistrojnë ata si kandidatë dhe thirrjet e tyre pasuese, duke i lënë ata një kohë shumë të shkurtër për të zhvilluar fushatat e tyre elektorale përkatëse. Aplikuesi i parë kishte vetëm një ditë të plotë për fushatë, aplikanti i dytë kishte vetëm tre ditë të plota, dhe aplikanti i tretë praktikisht nuk i ishte lënë kohë për fushatë. Regjistrimi në kohë i kandidatëve ishte thelbësor në mënyrë që ata të njiheshin për votuesit dhe të jenë në gjendje të përcjellin mesazhin e tyre politik gjatë periudhës së fushatës elektorale në përpjekje për të fituar vota dhe për t'u zgjedhur. Procedurat në çështjet aktuale iu nënshtruan një numri të vonesave që i atribuohen komisioneve zgjedhore dhe gjykatave, të cilat në disa raste kishin dhënë vendimet e tyre përkatëse në mënyrë të vonuar, ndonjëherë në shkelje të kufirit tre-ditor të përcaktuar me ligj. Vonesat në regjistrimet e aplikantëve nuk ishin të vogla. Aplikantët ishin regjistruar aq vonë dhe aq afër ditës së zgjedhjeve sa që ata nuk kishin një kohë të arsyeshme për të kryer fushata elektorale efektive. Regjistrimi i vonuar ishte për shkak të mungesës së masave mbrojtëse ndaj arbitraritetit në procedurat e regjistrimit të kandidatëve dhe vonesave në shqyrtimin e ankimeve të tyre nga autoritetet zgjedhore dhe gjykatat. Në rrethana të tilla, të drejtat elektorale të aplikantëve ishin kufizuar në atë masë sa të dëmtojnë ndjeshëm efektivitetin e tyre.