Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 10

1. Të gjithë personat e privuar nga liria, duhet tё trajtohen me humanizёm dhe respekt pёr dinjitetin e lindur tё njeriut.

Neni 9,1

1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.

Neni 17.1

1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.

 

 

Neni 7

Askush nuk duhet t'i nёnshtrohet torturёs dhe as dёnimeve ose trajtimeve mizore, çnjerёzore e poshtëruese. Nё veçanti, askush nuk duhet t'i nёnshtrohet njё eksperimenti mjekёsor ose shkencor pa pёlqimin e tij tё lirё.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 3

 Ndalimi i torturës

Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve Çnjerëzore ose poshtëruese.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 37

(a) Asnjё fëmijë të mos i nёnshtrohet torturёs, as trajtimeve ose dёnimeve mizore, çnjerёzore ose poshtёruese. As dёnimi me vdekje, as burgimi i pёrjetshёm nuk duhet të jepen për shkelje të ligjit të kryera nga persona nёn 18 vjeç;

(b) Asnjё fёmije të mos i mohohet liria në mënyrë tё paligjshme ose arbitrare. Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet tё jetё në përputhje me ligjin dhe tё pёrdoret vetëm si masё e fundit dhe për njё kohё tё pёrshtatshme sa mё të shkurtёr.

(c) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të trajtohet në mënyrë njerёzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të lindur tё njeriut dhe në mënyrën e cila merr parasysh nevojat e personave të moshёs sё tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me pёrjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin me të lartё të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajё lidhje me familjen me korrespondencё dhe vizita, pёrveç nё rrethana tё jashtёzakonshme;

(ç) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t'i jepet menjёherё ndihmё juridike ose çdo ndihmё tjetër e pёrshtatshme, si dhe të drejtën të sfidojё vendimin për heqjen e lirisё pёrpara një gjykate ose një autoriteti tjetёr kompetent, të pavarur dhe të paanshёm si dhe për një vendim të shpejtё për çdo rast të tillë.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Nenet
Neni 23

1. Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për elemenimin e diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuar në lidhje me të gjitha çështjet lidhur me martesën, familjen, të qenit prindër dhe lidhjet, njësoj si gjithë të tjerët për të siguruar:

(a) njohjen e të drejtës të të gjithë personave me aftësi të kufizuar në moshë martese për tu martuar dhe krijuar familje bazuar në pëlqimin dhe lirinë e plotë të çiftit;

(b) njohjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi për numrin dhe largësinë e fëmijëve nga njëri-tjetri dhe për të patur akses informacioni përkatës për moshën, edukim mbi planifikimin familjar dhe riprodhimin për mjetet e nevojshme që i mundësojnë ata të ushtrojnë këto të drejta.

(c) Personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë fëmijët, ruajnë fertilitetin/(të drejtën për riprodhim) njësoj si gjithë të tjerët.

Neni 15

Liria nga tortura apo, trajtimi ose ndëshkimi mizor, cnjerëzor apo degradues

 1. Askush nuk duhet t'i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit mizor, cnjerëzor apo degradues. Në mënyrë të veçantë, askush nuk duhet t’i nënshtrohet eksperimentimit mjeksor apo shkencor pa pëlqimin e saj/tij të lirë.

2. Shtetet Palë do të marrin të gjitha masat e duhura ligjore, administrative, gjygjësore apo të tjera për të parandaluar që personat me aftësi të kufizuar, njësoj si të tjerët, t'i nënshtrohen torturës apo trajtimit apo dënimit mizor, cnjerëzor apo degradues.

Neni 17

 Mbrojtja e integritetit të personit

 Çdo person me aftësi të kufizuar ka të drejtën e respektit ndaj integritetit të saj/ tij fizik dhe mendor njësoj si pjesa tjetër e popullësisë.

Ligjet
Nenet
Ligjet KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 178.1

Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë

1. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënësisë dhe me pëlqimin e gruas shtatzënë, ndërpret shtatzëninë, fillon ta kryej ndërprerjen e shtatzënisë ose i ndihmon që ta ndërpres shtatzëninë, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet.

Nenet Neni 179

Sterilizimi i detyruar

1.Kushdo që për arsye jo mjekësore, heq ose paaftëson në çfarëdo mënyre organet riprodhuese të një personi pa pëlqimin e atij personi dhe kjo çon në sterilizim, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

2.Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore, dëmtime serioze për shëndetin ose vdekjen e personit, kryesi i veprës penale dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

Nenet Neni 178.2

2. Kushdo që e ndërprenë ose fillon ta ndërpresë shtatzëninë pa pëlqimin e gruas shtatzënë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

Nenet Neni 178.3

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor, me dëmtim të rëndë të shëndetit ose me vdekje të gruas shtatzënë, kryesi dënohet me:

3.1. burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose

3.2. burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni.

Ligjet Ligji për Shëndetin Riprodhues Nr. 02/L-76
Ligji për Shëndetin Riprodhues Nr. 02/L-76
Nenet Neni 4

4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij.

4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre.

4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.

4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.

Nenet Neni 5

5.1. Çdo individ ka të drejtë në jetë të shëndoshë seksuale dhe riprodhuese që zgjedh me vullnetin e saj/tij.

5.2. Asnjë femër nuk mund të detyrohet të mbetet shtatzënë.

5.3. Çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues duhet bërë konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38.

Nenet Neni 23

Veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar janë:

1.   keqpërdorimi i embrioneve për qëllime komerciale, industriale dhe eksperimentale.

2.   manipulimet gjenetike në embrione;

3.   donacionet ilegale të embrioneve;

4.   trafikimi i gameteve;

5.   përzierja e gameteve;

6.   marrëveshjet e ndërmjetësimit për amësi substitutive,

7.   inseminimi post-mortem pa pëlqim me shkrim të partnerit;

8.   thyerja e të drejtës së konfidencës së të dhënave mbi dhuruesit e gameteve;

9.   aborti selektiv i embrioneve të gjinisë së caktuar;

10.  zgjedhja e gjinisë së fëmijës, me përjashtim të rasteve me indikacione shëndetësore me pasoja për nënën dhe frytin dhe,

11.  veprimtaritë shëndetësore konform nenit 46 të Ligjit për Shëndetësi.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision GRORI kundër SHQIPËRISË Aplikacioni nr. 25336/04 i dt. 07.07.2009

"Trajtim mjekësor i papërshtatshëm gjatë paraburgimit përbën shkelje të nenit 3. Një pjesë e kohës gjatë së cilës mbahej në paraburgim kërkuesi nuk ishte në përputhje me ligjin dhe përbën shkelje të nenit 5. Dështimi për të transferuar kërkuesin në një spital civil, sipas masës së përkohshme të lëshuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përbën shkelje të nenit 34" 

Gjykata vendosi unanimisht dhe Konstaton se ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës në lidhje me trajtimin joadekuat mjekësor të dhënë kërkuesit gjatë ndalimit të tij

Decision K.H. DHE TË TJERË kundër SLLOVAKISË (kërkesa nr. 32881/04) 28 prill 2009

Kërkueset janë tetë femra të kombësisë sllovake dhe me origjinë etnike rome. Ato u trajtuan në dy spitale të Sllovakisë lindore gjatë shtatëzanive të tyre dhe gjatë lindjeve, pas të cilave asnjëra prej tyre nuk mund të bënte sërish fëmijë pavarësisht përpjekjeve të tyre të vazhdueshme. Kërkueset dyshuan se arësyeja për papjellorinë e tyre tyre mund të ishte fakti se ndaj tyre ishte ndërmarrë një procedurë sterilizimi gjatë lindjes së tyre cezariane prej personelit mjekësor në spitalet përkatëse.

Gjykata vërejti se kërkueset janë ankuar se ato kanë qenë të paafta për të ushtruar të drejtën e tyre për një akses efektiv në informacionin që lidhet me shëndetin e tyre dhe me aftësitë e tyre riprodhuese në një moment të caktuar në kohë. Kjo pyetje lidhet me jetën e tyre private dhe familjare dhe mbrohet si e tillë prej nenit 8 të Konventës. Gjykata konsideron se personat të cilët, si kërkueset, duan të pajisen me fotokopje të dokumentave që përmbajnë të dhënat e tyre personale, nuk duhen detyruar të arësyetojnë se përse u duhen këto kopje. Në të kundërtën, duhet të ishin autoritetet që posedonin të dhënat në fjalë, që të tregonin se kishte patur një arsye të pranueshme për të mos u dhënë atyre këtë lehtësi.

 Duke patur parasysh se kërkueset kanë marrë urdhëra gjyqësorë që u lejojnë atyre të konsultojnë të dhënat e tyre mjekësore në tërësi, për ndalimin e mundësisë për të bërë fotokopje të këtyre dokumentave nuk është dhënë një arësye mjaftueshëm e justifikuar prej autoriteteve. Për të shmangur rrezikun e abuzimit me të dhënat mjekësore do të ishte e mjaftueshme vendosja e mbrojtjes legjislative në mënyrë që përdorimi i tyre të limitohej vetëm për rrethanat në të cilat të dhëna të tilla mund të shpërndaheshin, si dhe për qëllimin e personave të titulluar për të patur akses në këto kartela. Gjykata vërejti se Akti i Shëndetësisë i adoptuar në vitin 2004 ka qenë në përputhje me atë kërkesë, megjithatë, ai ka hyrë në fuqi shumë vonë për të prekur situatën e kërkueseve të kësaj çështjeje. Gjykata vendosi se ka patur një shkelje të nenit 8

Decision JALLOH v. GERMANY (Application no. 54810/00) 11 July 2006

JALLOH v. GERMANY (Application no. 54810/00) 11 July 2006

     Më 29 tetor 1993, katër policë me rroba të thjeshta e vëzhguan kërkuesin në të paktën dy raste të ndryshme duke marrë një gotë të vogël plastike (një të ashtuquajtur "flluskë") nga goja e tij dhe duke  ia dorëzuar një personi tjetër në këmbim të parave. Duke besuar se këto çanta përmbanin drogë, oficerët e policisë shkuan për të arrestuar aplikantin, pasi ai gëlltiti një flluskë tjetër që kishte ende në gojë. Oficerët e policisë nuk gjetën drogë tek aplikanti. Meqenëse vonesa e mëtejshme mund të kishte penguar kryerjen e hetimit, prokurori publik urdhëroi që mjeku të administronte emetiket-stimulimin e vjelljes (Brechmittel) ndaj aplikantit nga ana e mjekut, me qëllim që të provokonte vjellje të qeseve (Exkorporation). Aplikanti u dërgua në një spital në Wuppertal-Elberfeld. Sipas qeverisë, mjeku që do të administronte emetikën e pyeti kërkuesin për historinë e tij mjekësore (një procedurë e njohur si marrja e një anamneze). Kjo u kundërshtua nga kërkuesi, i cili pretendonte se nuk ishte marrë në pyetje nga një mjek. Pasi që aplikanti refuzoi të merrte medikamentet e nevojshme për të provokuar të vjella, ai u ndal dhe u immobilizua nga katër policë. Mjeku i dha atij me forcë një tretje kripë dhe shurup ipecacuanha emetike përmes një tubi të futur në bark të tij përmes hundës. Përveç kësaj, mjeku injektoi atë me apomorfin, një tjetër emetik që është një derivat i morfinës. Si rezultat, aplikanti vjelli një qese që përmban 0.2182 gram kokainë.

     Aplikanti pretendonte, në veçanti, se administrimi me forcë i emetikëve për të marrë prova për një vepre droge përbën trajtim çnjerëzor dhe degradues të ndaluar nga neni 3 i Konventës. Ai më tej pohoi se përdorimi i kësaj prove të fituar në mënyrë të paligjshme në gjykim të tij shkeli të drejtën e tij për të një gjykim të drejtë të garantuar me nenin 6 të Konventës. Në parashtresën e ankuesit, administrimi i emetikës me forcë përbënte gjithashtu një ndërhyrje joproporcionale me të drejtën e tij për respektimin e jetës së tij private bazuar në nenin 8 të Konventes..

Sipas ankuesit, administrimi i emetikës me forcë kishte përbërë një ndërhyrje serioze në integritetin e tij fizik dhe përbënte një kërcënim serioz për shëndetin e tij dhe madje edhe jetën, pasi që emetiket e përdorur - shurupe ipecacuanha dhe apomorphine - mund të kishin provokuar anën kërcënuese për jetën. Futja e një tubi me forcë përmes hundës së një të dyshuari që nuk ka bashkëpunuar në procedurë mund të ketë shkaktuar dëme në hundë, në fyt dhe në gullet dhe madje edhe në qese të drogës. Rreziku i administrimit të emetikës me forcë u ilustrua nga fakti se tashmë kishte rezultuar me vdekjen e dy të dyshuarve në Gjermani.

Gjykata vendosi;

1. Ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës;

2. Ka pasur shkelje të nenit 6 të Konventës;

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat