Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 10

1. Të gjithë personat e privuar nga liria, duhet tё trajtohen me humanizёm dhe respekt pёr dinjitetin e lindur tё njeriut.

Neni 9,1

1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.

Neni 17.1

1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.

 

 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 3

 Ndalimi i torturës

Askush nuk mund t'i nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve Çnjerëzore ose poshtëruese.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 5

Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 37

(a) Asnjё fëmijë të mos i nёnshtrohet torturёs, as trajtimeve ose dёnimeve mizore, çnjerёzore ose poshtёruese. As dёnimi me vdekje, as burgimi i pёrjetshёm nuk duhet të jepen për shkelje të ligjit të kryera nga persona nёn 18 vjeç;

(b) Asnjё fёmije të mos i mohohet liria në mënyrë tё paligjshme ose arbitrare. Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet tё jetё në përputhje me ligjin dhe tё pёrdoret vetëm si masё e fundit dhe për njё kohё tё pёrshtatshme sa mё të shkurtёr.

(c) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të trajtohet në mënyrë njerёzore dhe me respektin që i takon dinjitetit të lindur tё njeriut dhe në mënyrën e cila merr parasysh nevojat e personave të moshёs sё tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të veçohet nga të rriturit, me pёrjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin me të lartё të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajё lidhje me familjen me korrespondencё dhe vizita, pёrveç nё rrethana tё jashtёzakonshme;

(ç) Çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t'i jepet menjёherё ndihmё juridike ose çdo ndihmё tjetër e pёrshtatshme, si dhe të drejtën të sfidojё vendimin për heqjen e lirisё pёrpara një gjykate ose një autoriteti tjetёr kompetent, të pavarur dhe të paanshёm si dhe për një vendim të shpejtё për çdo rast të tillë.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Protokolli Opsional
Nenet
Neni 23

1. Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për elemenimin e diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuar në lidhje me të gjitha çështjet lidhur me martesën, familjen, të qenit prindër dhe lidhjet, njësoj si gjithë të tjerët për të siguruar:

(a) njohjen e të drejtës të të gjithë personave me aftësi të kufizuar në moshë martese për tu martuar dhe krijuar familje bazuar në pëlqimin dhe lirinë e plotë të çiftit;

(b) njohjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi për numrin dhe largësinë e fëmijëve nga njëri-tjetri dhe për të patur akses informacioni përkatës për moshën, edukim mbi planifikimin familjar dhe riprodhimin për mjetet e nevojshme që i mundësojnë ata të ushtrojnë këto të drejta.

(c) Personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë fëmijët, ruajnë fertilitetin/(të drejtën për riprodhim) njësoj si gjithë të tjerët.

Neni 15

Liria nga tortura apo, trajtimi ose ndëshkimi mizor, cnjerëzor apo degradues

 1. Askush nuk duhet t'i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit mizor, cnjerëzor apo degradues. Në mënyrë të veçantë, askush nuk duhet t’i nënshtrohet eksperimentimit mjeksor apo shkencor pa pëlqimin e saj/tij të lirë.

2. Shtetet Palë do të marrin të gjitha masat e duhura ligjore, administrative, gjygjësore apo të tjera për të parandaluar që personat me aftësi të kufizuar, njësoj si të tjerët, t'i nënshtrohen torturës apo trajtimit apo dënimit mizor, cnjerëzor apo degradues.

Neni 17

 Mbrojtja e integritetit të personit

 Çdo person me aftësi të kufizuar ka të drejtën e respektit ndaj integritetit të saj/ tij fizik dhe mendor njësoj si pjesa tjetër e popullësisë.

Ligjet
Nenet
Ligjet KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 227

Dhunimi

1. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

 2. Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual duke e kanosur me zbulimin e një fakti që do të dëmtonte rëndë nderin ose reputacionin e personit të tillë apo të personit të lidhur ngushtë me personin e tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet [...]

Nenet Neni 230

 Degradimi i integritetit seksual

1. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.

2. Kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryejë ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, dënohet me burgim një (1) deri në tre (3) vjet: [...]

 

Nenet Neni 196

Tortura

1. Personi zyrtar ose personi i cili duke vepruar nën ndikimin ose me pëlqimin apo pranimin e heshtur të personit zyrtar kryen aktin e torturës, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet ndaj fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. [...]

 

Nenet Neni 183 Fshihet

Ngacmimi Seksual

1. Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.

2. Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është mësues, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja ose kujdesi i personit të tillë apo në ndonjë mënyrë tjetër ka pozitë të autoritetit mbi atë person, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në tre (3) vjet. [...]

 

Ligjet Ligji për Shëndetin Riprodhues Nr. 02/L-76
Ligji për Shëndetin Riprodhues Nr. 02/L-76
Nenet Neni 4

4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij.

4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre.

4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.

4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.

Nenet Neni 5

5.1. Çdo individ ka të drejtë në jetë të shëndoshë seksuale dhe riprodhuese që zgjedh me vullnetin e saj/tij.

5.2. Asnjë femër nuk mund të detyrohet të mbetet shtatzënë.

5.3. Çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues duhet bërë konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38.

Nenet Neni 23

Veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar janë:

1.   keqpërdorimi i embrioneve për qëllime komerciale, industriale dhe eksperimentale.

2.   manipulimet gjenetike në embrione;

3.   donacionet ilegale të embrioneve;

4.   trafikimi i gameteve;

5.   përzierja e gameteve;

6.   marrëveshjet e ndërmjetësimit për amësi substitutive,

7.   inseminimi post-mortem pa pëlqim me shkrim të partnerit;

8.   thyerja e të drejtës së konfidencës së të dhënave mbi dhuruesit e gameteve;

9.   aborti selektiv i embrioneve të gjinisë së caktuar;

10.  zgjedhja e gjinisë së fëmijës, me përjashtim të rasteve me indikacione shëndetësore me pasoja për nënën dhe frytin dhe,

11.  veprimtaritë shëndetësore konform nenit 46 të Ligjit për Shëndetësi.

Ligjet Ligji Nr. 05/L -067 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E PERSONAVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
Ligji Nr. 05/L -067 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E PERSONAVE PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK
Nenet Neni 5

Mbrojtja e integritetit të personit

Përfituesit e këtij ligji kanë të drejtën e mbrojtjes së dinjitetit dhe për respekt ndaj integritetit të tyre fizik dhe mendor në bazë të barabartë me personat e tjerë.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Boyid k. Belgjikës Aplikacioni Nr. 23380/09. (2015)

Boyid k. Belgjikës Aplikacioni Nr. 23380/09. (2015)

Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e anuloi aktgjykimin e Dhomës në rastin Bouyid kundër Belgjikës duke gjetur shkelje të nenit 3 të KEDNJ-së mbi aspektin thelbësor të çështjes, dhe duke vendosur  se ankuesit në Bouyid kishin qenë viktima të trajtimit degradues në duart e policisë belge. Gjykata në këtë çështje i referohet në mënyrë shprehimore edhe të drejtës së dinjitetit të njeriut. 

 

Decision Turan Cakir kundër Belgjikës (Numrat 44256/06), 10 Mars 2009

https://hudoc.echr.coe.int/eng-press#{%22itemid%22:[%22003-2659720-2907427%22]}

Në çështjen Turan Cakir kundër Belgjikës (Turan Cakir v. Belgium), kërkuesi u ankua për brutalitet nga ana e policisë gjatë arrestimit të tij/saj, me shkaktimin e lëndimeve të ashpra, shoqëruar me kërcënime dhe fyerje raciste. GJEDNJ-ja konstatoi se dhuna e shkaktuar shkelte të drejtën e kërkuesit për të mos pasur trajtim poshtërues dhe çnjerëzor (sipas Nenit 3 të KEDNJ-së). Ajo konstatoi gjithashtu se moshetimi i duhur nga ana e shtetit i ankimeve për keqtrajtim të kërkuesit shkelte detyrimet procedurale të shtetit sipas po të njëjtit nen. Krahas kësaj, ajo konstatoi se moshetimi gjithashtu përbënte shkelje të Nenit 3 së bashku me të drejtën për të mos u diskriminuar.

Decision GRORI kundër SHQIPËRISË Aplikacioni nr. 25336/04 i dt. 07.07.2009

"Trajtim mjekësor i papërshtatshëm gjatë paraburgimit përbën shkelje të nenit 3. Një pjesë e kohës gjatë së cilës mbahej në paraburgim kërkuesi nuk ishte në përputhje me ligjin dhe përbën shkelje të nenit 5. Dështimi për të transferuar kërkuesin në një spital civil, sipas masës së përkohshme të lëshuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përbën shkelje të nenit 34" 

Gjykata vendosi unanimisht dhe Konstaton se ka pasur shkelje të nenit 3 të Konventës në lidhje me trajtimin joadekuat mjekësor të dhënë kërkuesit gjatë ndalimit të tij

Decision K.H. DHE TË TJERË kundër SLLOVAKISË (kërkesa nr. 32881/04) 28 prill 2009

Kërkueset janë tetë femra të kombësisë sllovake dhe me origjinë etnike rome. Ato u trajtuan në dy spitale të Sllovakisë lindore gjatë shtatëzanive të tyre dhe gjatë lindjeve, pas të cilave asnjëra prej tyre nuk mund të bënte sërish fëmijë pavarësisht përpjekjeve të tyre të vazhdueshme. Kërkueset dyshuan se arësyeja për papjellorinë e tyre tyre mund të ishte fakti se ndaj tyre ishte ndërmarrë një procedurë sterilizimi gjatë lindjes së tyre cezariane prej personelit mjekësor në spitalet përkatëse.

Gjykata vërejti se kërkueset janë ankuar se ato kanë qenë të paafta për të ushtruar të drejtën e tyre për një akses efektiv në informacionin që lidhet me shëndetin e tyre dhe me aftësitë e tyre riprodhuese në një moment të caktuar në kohë. Kjo pyetje lidhet me jetën e tyre private dhe familjare dhe mbrohet si e tillë prej nenit 8 të Konventës. Gjykata konsideron se personat të cilët, si kërkueset, duan të pajisen me fotokopje të dokumentave që përmbajnë të dhënat e tyre personale, nuk duhen detyruar të arësyetojnë se përse u duhen këto kopje. Në të kundërtën, duhet të ishin autoritetet që posedonin të dhënat në fjalë, që të tregonin se kishte patur një arsye të pranueshme për të mos u dhënë atyre këtë lehtësi.

 Duke patur parasysh se kërkueset kanë marrë urdhëra gjyqësorë që u lejojnë atyre të konsultojnë të dhënat e tyre mjekësore në tërësi, për ndalimin e mundësisë për të bërë fotokopje të këtyre dokumentave nuk është dhënë një arësye mjaftueshëm e justifikuar prej autoriteteve. Për të shmangur rrezikun e abuzimit me të dhënat mjekësore do të ishte e mjaftueshme vendosja e mbrojtjes legjislative në mënyrë që përdorimi i tyre të limitohej vetëm për rrethanat në të cilat të dhëna të tilla mund të shpërndaheshin, si dhe për qëllimin e personave të titulluar për të patur akses në këto kartela. Gjykata vërejti se Akti i Shëndetësisë i adoptuar në vitin 2004 ka qenë në përputhje me atë kërkesë, megjithatë, ai ka hyrë në fuqi shumë vonë për të prekur situatën e kërkueseve të kësaj çështjeje. Gjykata vendosi se ka patur një shkelje të nenit 8

Decision GLASS v. THE UNITED KINGDOM (Application no. 61827/00) of 9 March 2004

https://hudoc.echr.coe.int/eng#{%22itemid%22:[%22001-61663%22]}

 Rasti Glass k. Mbretërisë së Bashkuar ka të bëjë me dhënien e diamorfinës një djaloshi me shkallë të lartë të aftësisë së kufizuar mendore dhe fizike duke shpërfillur kundërshtimin e nënës së tij. Në këtë rast, gjykata nuk konsideroi se kuadri ligjor i rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për zgjidhjen e konflikteve lidhur me trajtimin e propozuar mjekësorë të fëmijës ishte i papjatueshëm, sa i përket çështjes së pëlqimit, me standardet e përcaktuara në Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut dhe Biomjekësi. Ajo çka ishte në rrezik ishte nëse vendimi  për ti dhënë fëmijës diamorfinë do të duhej të ishte referuar në gjykatën kompetente duke marrë parasysh se nëna e tij nuk e dha pëlqimin e saj të lirë, të informuar dhe shprehimisht. Gjykata konstatoi se vendimi i autoriteteve për të hedhur poshtë kundërshtimin e parashtruesit të kërkesës ndaj trajtimit të propozuar, në mungesë të autorizimit nga gjykata, ka rezultuar me shkelje të nenit 8 të Konventës.  

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat