Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 13

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Nenet Neni 63

Aplikacioni i pabazuar

1. DSHAM-i do të refuzojë aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare i cili konsiderohet i pabazuar në procedurë të përshpejtuar në pajtim me garancitë procedurale të përcaktuara në këtë ligj në rastet kur:

1.1. aplikuesi, në momentin e parashtrimit të aplikacionit të tij apo saj dhe fakteve përkatëse, ka ngritur vetëm çështje që nuk janë relevante për shqyrtimin nëse ai oseajo kuali kohet si për tues i mbrojtjes ndërkombëtare në pajtim me këtë ligj;

1.2. aplikuesi vjen nga një shtet i sigurt i origjinës, brenda kuptimit të këtij ligji;

1.3. aplikuesi ka mashtruar organin kompetent duke paraqitur informata apo dokumente të rrejshme, ose duke fshehur informata apo dokumente relevante që vërtetojnë identitetin apo shtetësinë e tij ose saj, në rast se kjo do të kishte ndikim negativ në vendim; ose

1.4. ka gjasa që, me qëllime të këqija, aplikuesi të ketë shkatërruar apo zhdukurdokumentet e identitetit apo udhëtimit të cilat do të ndihmonin në përcaktimin e identitetit apo shtetësisë së tij apo saj; ose

1.5. aplikuesi ka bërë deklarata jokonsistente dhe kundërthënëse, qartas të rrejshmeapo dukshëm të paqëndrueshme, të cilat bien ndesh me informatat e vërtetuara që vijnë për shtetin e origjinës, duke bërë kësisoj pretendime qartë jo të bindshme në lidhjeme atë nëse ai ose ajo kuali kohet si për tues i mbrojtjes ndërkombëtare, në kuptimtë këtij ligji;

1.6. aplikuesi ka paraqitur një aplikim tjetër për mbrojtje ndërkombëtare që nuk është epranueshme sipas nenit 64 të këtij ligji; ose

1.7. aplikuesi është duke paraqitur aplikacionin vetëm për të vonuar apo penguar njëvendim të mëhershëm që do të rezultonte me largimin e tij apo saj; ose

1.8. aplikuesi ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të paligjshmeose e ka shtyrë qëndrimin në Republikën e Kosovës në mënyrë të paligjshme dhe pa arsye të qëndrueshme, ose nuk është paraqitur para organit kompetent ose nuk ka aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare sa më shpejtë që ka qenë e mundur, marrë parasysh rrethanat e hyrjes së tij apo saj; ose

1.9. aplikuesi refuzon veprimin në pajtim me obligimet për të dhënë shenjat e gishtërinjvesipas nenit 34 të këtij ligji;

1.10. aplikuesi mundet, për arsye serioze, të konsiderohet si rrezik për sigurinë publike ose rendin publik në Republikën e Kosovës, ose aplikuesi është dëbuar me dhunë për arsye serioze për sigurinë publike apo rendin publik, në bazë të legjislacionit kombëtar.

2. Organi kompetent do ta informojë aplikuesin me kohë për zbatimin e konceptit të vendit të sigurt të origjinës, në mënyrë që t’i mundësohet atij/asaj për të kundërshtuar zbatimin ekonceptit të vendit të sigurt të origjinës në kontekst të natyrës dhe rrethanave të tij personale nëkuptimin e kuali kimeve të tij/saj për të për tuar mbrojtjen ndërkombëtare sipas këtij ligji.

3. Dispozitat e nenit 60 të këtij ligji nuk do të zbatohen për aplikuesit në pozitë të cenueshme të cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, sidomos viktimat e torturës, përdhunimitose një formë tjetër e dhunës serioze psikologjike, zike ose seksuale, në qoftë se garancitë eveçanta/përkrahja e duhur nuk mund të sigurohet.

4. Aplikacionet e fëmijëve të pashoqëruar mund të shqyrtohen dhe vendimi të bazohet në arsyet e përcaktura në nën-paragrafët 1.2., 1.6. dhe 1.10. të këtij neni.

Nenet Neni 87

E drejta në kujdesin shëndetësor

1. Personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjes.

2. Personat nën mbrojtje të përkohshme të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të dhunës si dhe aplikuesve me nevoja të veçanta, do t’iu ofrohet trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave speci ke dhe pasojave të shkaktuara.

Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 13

Të drejtat e personit të privuar nga liria

  1. Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij; 1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe 1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij. 2. Personi i privuar nga liria me dyshimin se ka kryer vepër penale sillet menjëherë para gjyqtarit dhe jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga arresti, ndërsa ai ka të drejtë në gjykim brenda një kohe të arsyeshme ose të lirohet në pritje të gjykimit. 3. Personi i privuar nga liria gëzon të drejtat e parapara me këtë nen gjatë gjithë kohës së heqjes së lirisë. Këto të drejta mund të hiqen vetëm nëse heqja dorë bëhet me shkrim në mënyrë vullnetare pasi të jetë informuar më parë për të drejtat e tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk varet as nga vendimi i mëparshëm i mundshëm i personit lidhur me heqjen dorë nga të drejtat e caktuara dhe as nga koha e njoftimit për këto të drejta.
Nenet Neni 186

Përmbajtja e aktvendimit për caktimin e paraburgimit dhe ankesa kundër tij

1. Paraburgimi caktohet me aktvendimin me shkrim i cili përfshin: emrin dhe mbiemrin e personit i cili paraburgoset dhe të dhënat e tij personale të njohura për gjyqtarin e procedurës paraprake; kohën e saktë të arrestimit; kohën e sjelljes te gjyqtari i procedurës paraprake; kohën e marrjes në pyetje për paraburgim; veprën penale për të cilën akuzohet; bazën ligjore për paraburgim; njoftimin për të drejtën në ankesë; dhe arsyetimin e të gjitha fakteve vendimtare që e kanë shkaktuar paraburgimin, duke përfshirë edhe arsyet për dyshim të bazuar se personi ka kryer vepër penale dhe faktet vendimtare nga neni 184, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 i këtij Kodi.

2. Aktvendimi mbi paraburgimin i dorëzohet personit përkatës, mbrojtësit të tij dhe prokurorit të shtetit. Koha e dorëzimit të aktvendimit personit përkatës shënohet në shkresat e lëndës.

3. Secila palë mund të paraqesë ankesë brenda dyzet e tetë (48) orëve nga koha e dorëzimit të aktvendimit. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit. Nëse ankohet vetëm njëra palë, gjykata ia dërgon ankesën palës tjetër e cila argumentet e veta mund t’ia paraqesë gjykatës brenda njëzet e katër (24) orëve, nga dorëzimi i ankesës. Për ankesë vendoset brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve nga paraqitja e përgjigjes, apo skadimi i afatit për parashtrimin e përgjigjes në Gjykatën e Apelit.

4. Kur gjyqtari i procedurës paraprake e refuzon kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit, gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë cilëndo masë tjetër nga ky Kapitull.

Nenet Neni 374

Llojet e mjeteve juridike

1. Përveç rasteve kur parashihet ndryshe me këtë Kod, pala mund të paraqesë mjetin juridik në gjykatën e shkallës drejtpërdrejtë më të lartë përmes: 1.1. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit; 1.2. ankesës kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës sipas paragrafit 1 të nenit 407 të këtij Kodi; 1.3. ankesës kundër aktvendimit apo urdhrit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit; 1.4.ankesës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme, kur Gjykata e Apelit e ndryshon aktvendimin e gjykatës themelore lidhur me paraburgimin apo kur paraburgimi caktohet për herë të parë në Gjykatën e Apelit; 1.5 kundërshtimit kundër vendimit gjyqësor të gjykatës themelore siç përcaktohet me këtë Kod; 1.6.mjetit të jashtëzakonshëm juridik të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore apo të Gjykatës së Apelit në Gjykatën kompetente.

2. Kur lejohet me këtë Kod, urdhri i gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shqyrtohet nga kolegji shqyrtues i gjyqtarëve të Gjykatës Themelore. Urdhri i shqyrtuar nga kolegji shqyrtues nga ky paragraf mund të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit vetëm me rastin e ankesës kundër aktgjykimit.

3. Përveç nëse parashihet ndryshe në këtë Kapitull, dispozitat rreth shqyrtimit gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë vlejnë përshtatshmërisht për procedurat e mjeteve juridike.

4. Ndaj aktgjykimit të gjykatës themelore nuk mund të ushtrohet ankesë për arsye procedurale nëse ankuesi nuk e ka kundërshtuar në gjykatë themelore vendimin ligjor ose faktik mbi të cilin bazohet ankesa, përveç nëse ankuesi mund të demonstrojë rrethana të jashtëzakonshme që arsyetojnë një ankesë të tillë.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Rasti De Tommaso k.Italise (aplikimi nr. 43395/09) 23/02/2017

Rasti u inicua me një kërkesë (nr. 43395/09) kundër Republikës Italiane të paraqitur në Gjykatë në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa") nga një shtetas italian, Z. Angelo de Tommaso ("ankuesi"), më 28 korrik 2009. Kërkuesi pretendoi, veçanërisht, se masat parandaluese, ndaj të cilave ai ishte nënshtruar për një periudhë dy vjeçare, ishin në kundërshtim me nenet 5, 6 dhe 13 të Konventës dhe Neni 2 i Protokollit Nr. 4.

Duke u mbështetur në nenin 5 (e drejta e lirisë dhe e sigurisë) dhe neni 2 i Protokollit Nr. 4 (liria e lëvizjes), kërkuesi u ankua se masa parandaluese e imponuar ndaj tij kishte qenë arbitrare dhe kohëzgjatja e saj e tepërt. Duke u mbështetur në nenin 6 1 (e drejta për një seancë të drejtë), ai u ankua se seancat dëgjimore në Gjykatën e Qarkut dhe Gjykatën e Apelit nuk ishin publike, dhe se procedurat ishin të padrejta. Së fundmi, sipas nenit 13 (e drejta për një mjet efektiv), ai pohoi se ai nuk kishte asnjë mjet efektiv me të cilin të kërkohej dëmshpërblim në gjykatat vendase.

Gjykata konstatoi, së pari, se detyrimet e imponuara ndaj z. De Tommaso nuk kishin për qëllim një privim të lirisë në kuptimin e nenit 5 § 1 të Konventës, por thjesht në shtrëngime në lirinë e tij të lëvizjes.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat