Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Personat e cenueshëm
1. Qeveria do t’iu kushtojë vëmendje, trajtim dhe kujdes të veçantë personave të cenueshëm.
2. Nevojat e veçanta sipas këtij ligji do të përcaktohen në bazë të vlerësimit individual të secilitaplikues, refugjat, person nën mbrojtjen plotësuese apo person nën mbrojtje të përkohshme.
3. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje të përkohshme me nevoja të veçanta, do të kenë trajtim të veçantë në pajtim me nevojat etyre speci ke me rastin e akomodimit, ofrimit të kushteve të veçanta të pranimit, trajtimin enevojshëm mjekësor, dhe këshillimin e nevojshëm psikosocial.
4. Aplikuesit, refugjatët, personat me mbrojtje plotësuese apo personat me mbrojtje tëpërkohshme të cilët kanë qenë objekt i torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunës, do të marrin trajtimin e duhur për dëmin e shkaktuar nga akte të tilla, në veçanti mundësinë për të pasur trajtimin apo kujdesin e duhur mjekësor dhe psikologjik.
5. Ata që punojnë me viktimat e torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunësduhet të kenë marrë ose do të marrin trajnimin e duhur në lidhje me nevojat e tyre, dhe duhett’i përmbahen rregullave të kon dencialitetit në lidhje me ndonjë informacion që ata mund tëmarrin gjatë punës së tyre.
Kujdesi shëndetësor
1. Aplikuesit kanë të drejtë në kujdes shëndetësor e cila përfshinë, kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin thelbësor të sëmundjes dhe çrregullimeve të rënda mendore.
2. Aplikuesit të cilët i janë nënshtruar përdhunimit, torturës ose formave të tjera të rënda të dhunës, si dhe aplikuesëve në pozitë të cenueshme, do t’iu afrohet trajtim i nevojshëm mjekësor sipas nevojave speci ke dhe pasojave të shkaktuara.
Përshtatshmëria e mbrojtjes
1. I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes.
2. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas zgjedhjes së tij.
3. Në qoftë se i pandehuri nuk angazhon mbrojtës për të siguruar mbrojtjen e tij, kurse mbrojtja është e detyrueshme, të pandehurit i caktohet mbrojtës i pavarur, me përvojë dhe me kompetencë në përputhje me llojin e veprës penale dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod.
4. Sipas kushteve të parapara me këtë Kod, të pandehurit i cili nuk mund t’i paguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës, me kërkesë të tij i caktohet një mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, që paguhet nga mjetet e buxhetit, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.
5. Gjykata ose organi tjetër kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të parë, paraqitja e parë ose njoftimi i parë se ai është i pandehur në procedurën penale, ashtu siç parashihet me këtë Kod.
6. Në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, çdo person i privuar nga liria ka të drejtë në shërbimet e mbrojtësit që nga arresti.
Të drejtat e personit të privuar nga liria
- Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij; 1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe 1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij. 2. Personi i privuar nga liria me dyshimin se ka kryer vepër penale sillet menjëherë para gjyqtarit dhe jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga arresti, ndërsa ai ka të drejtë në gjykim brenda një kohe të arsyeshme ose të lirohet në pritje të gjykimit. 3. Personi i privuar nga liria gëzon të drejtat e parapara me këtë nen gjatë gjithë kohës së heqjes së lirisë. Këto të drejta mund të hiqen vetëm nëse heqja dorë bëhet me shkrim në mënyrë vullnetare pasi të jetë informuar më parë për të drejtat e tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk varet as nga vendimi i mëparshëm i mundshëm i personit lidhur me heqjen dorë nga të drejtat e caktuara dhe as nga koha e njoftimit për këto të drejta.
Mbrojtësi në rastet e mbrojtjes së detyruar
1. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës në këto raste të mbrojtjes së detyruar:
1.1. nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec, shurdh, i verbër ose shpreh shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të mbrohet vetë me sukses;
1.2. gjatë seancës për caktimin e paraburgimit dhe gjatë kohës derisa ai gjendet në paraburgim;
1.3. nga ngritja e aktakuzës, kur aktakuza është ngritur kundër tij për vepër penale të dënueshme me të paktën dhjetë vjet burgim;
1.4. në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimit apo të paaftësisë mendore ose është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm; dhe
1.5. në të gjitha rastet kur i pandehuri kërkon të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë për vepër penale për të cilën parashihet dënim me së paku një (1) vit burgim, i pandehuri duhet të përfaqësohet nga mbrojtësi.
2. Në qoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës, e angazhimin nuk e bën askush nga personat ne nenin 53. paragrafi 8. i këtij Kodi, gjykata ose nje organ tjeter kompetent i cakton një mbrojtës sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare pasi të jetë ngritur aktakuza, i pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës.
3. Në qoftë se i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë procedurës dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues apo organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake cakton një mbrojtës të ri sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike.
4. Personi juridik nuk ka të drejtë në mbrojtës të caktuar me shpenzime publike.
Aplikantët në këtë rast ishin anëtarë të ekuipazhit në një anije kamboxhiane të përgjuar nga Marina Franceze pranë Cape Verde. Anëtarët e ekuipazhit u sollën në Francë, ku u dënuan për kontrabandë droge. Procedimet pastaj u sollën nga anëtarët e ekuipazhit para GJEDNJ për të kundërshtuar, ndër të tjera, ligjshmërinë e ndalimit të tyre në det. Ankuesit pretenduan se ata ishin privuar në mënyrë arbitrare nga liria pas hipjes në anije të tyre nga autoritetet franceze dhe u ankuan se ato nuk ishin sjellë "menjëherë" para një gjyqtari ose zyrtari tjetër të autorizuar me ligj për të ushtruar pushtetin gjyqësor.
Gjykata vendosi që aplikantët ishin nën juridiksionin e Francës për qëllimet e nenit 1 të Konventës. Sa i përket pretendimeve të ngritura nga aplikantët, Gjykata konstatoi se ka pasur një shkelje të nenit 5 1 të Konventës.