Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 9

1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.

2. Çdo person i arrestuar duhet tё informohet, nё çastin e arrestimit, pёr arsyet e arrestimit dhe menjёherё duhet tё njoftohet lidhur me çdo akuzё qё bёhet kundёr tij.

3. Çdo person i arrestuar ose i ndaluar pёr shkak tё njё vepre penale duhet tё nxirret, pa vonesë, pёrpara njё gjykatёsi ose ndonjё zyrtari tjetёr tё autorizuar me ligj pёr ushtrimin e funksioneve gjyqёsore dhe duhet tё gjykohet brenda njё afati tё arsyeshёm ose tё lirohet. Ndalimi i personave tё cilët presin tё gjykohen nuk duhet tё jetё rregull i pёrgjithshёm, por lirimi mund tё kushtёzohet me garanci pёr tё siguruar daljen e tё interesuarit para gjyqit, në cilëndo fazë tjetër të procedurës gjyqësore, dhe po qe se paraqitet nevoja, edhe pёr ekzekutimin e gjykimit.

4. Çdo person qё privohet nga liria e tij me masa arrestimi ose ndalimi ka tё drejtё ankese nё njё gjykatё me qёllim qё kjo tё vendosё, pa vonesё, lidhur me ligjshmёrinё e masёs sё ndalimit dhe tё urdhёrojё lirimin e tij nё qoftё se ndalimi ёshtё i paligjshёm.

5. Çdo person qё ёshtё viktimё e njё arrestimi ose ndalimi tё paligjshёm ka tё drejtё dёmshpёrblimi.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Ligji nr. 06/l- 026 për azil
Nenet Neni 13

Procedurat e veçanta dhe garancitë e pritjes

1. Përmes procedurave të veçanta dhe garancive të pranimit, mbështetja e nevojshme për aplikuesit do të kushtëzohet duke u bazuar në rrethanat e tyre personale në mes të tjerash:të moshës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, aftësi të ku zuar, sëmundje serioze,çrregullim mendor, ose si rezultat i torturës, përdhunimit apo formave të tjera të rënda të dhunëspsikologjike, zike ose seksuale, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtat dhe detyrimet e referuaranë këtë ligj.

2. Procedura e njohjes së rrethanave personale të aplikuesve siç është përmendur në paragra n1. të këtij neni, do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarët përkatës të trajnuar posaçërisht, që nga momenti i shprehjes së qëllimit për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, deri në marrjen e vendimit lidhur me aplikacionin.

3. Dispozitat e nenit 60 për procedurën e përshpejtuar nuk do të zbatohen për aplikuesit të cilët kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale, në veçanti viktimat e torturës, përdhunimit apoformave të tjera të dhunës serioze psikologjike, dhunës zike apo seksuale, në qoftë se sipaskësaj procedure nuk mund të sigurohet mbështetje e duhur.

Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 13

Të drejtat e personit të privuar nga liria

  1. Çdo person i privuar nga liria menjëherë njoftohet në gjuhën që ai e kupton për: 1.1. arsyet e arrestit të tij; 1.2. të drejtën në mbrojtës sipas zgjedhjes së tij; dhe 1.3. të drejtën që lidhur me arrestin të njoftojë ose të njoftohet anëtari i familjes ose personi tjetër përkatës sipas zgjedhjes së tij. 2. Personi i privuar nga liria me dyshimin se ka kryer vepër penale sillet menjëherë para gjyqtarit dhe jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga arresti, ndërsa ai ka të drejtë në gjykim brenda një kohe të arsyeshme ose të lirohet në pritje të gjykimit. 3. Personi i privuar nga liria gëzon të drejtat e parapara me këtë nen gjatë gjithë kohës së heqjes së lirisë. Këto të drejta mund të hiqen vetëm nëse heqja dorë bëhet me shkrim në mënyrë vullnetare pasi të jetë informuar më parë për të drejtat e tij. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk varet as nga vendimi i mëparshëm i mundshëm i personit lidhur me heqjen dorë nga të drejtat e caktuara dhe as nga koha e njoftimit për këto të drejta.
Nenet Neni 187

Afatet kohore të paraburgimit

1. I paraburgosuri mund të mbahet në paraburgim më së shumti një (1) muaj nga dita e arrestimit në bazë të aktvendimit nga neni 186 i këtij Kodi. Pas kësaj kohe, ai mund të mbahet në paraburgim vetëm me aktvendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues ose kryetarit të trupit gjykues me të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit.

2. Para ngritjes së aktakuzës, paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se: 2.1. katër (4) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme deri në pesë (5) vjet burgim; 2.2. tetë (8) muaj kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme më shumë se pesë (5) vjet burgim.

3. Në raste të jashtëzakonshme kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe kur rasti është i ndërlikuar siç përkufizohet në nenin 19, paragrafi 1, nën- paragrafi 1.2. të këtij Kodi, e zvarritja e procedurës nuk mund t’i atribuohet prokurorit të shtetit, përveç afateve të parapara në paragrafin 2 të këtij neni para ngritjes së aktakuzës paraburgimi mund të vazhdohet më së shumti deri në katër (4) muaj për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej dymbëdhjetë (12) muaj.

4. Kur ka shkak të bazuar dhe bindës për të besuar se ekziston rrezik i përgjithshëm apo GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 24 / 17 GUSHT 2022, PRISHTINË 99 KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE rrezik i dhunës nëse lirohet i pandehuri në procedurë paraprake, vazhdimi i paraburgimit nga paragrafi 3 të këtij neni mund të vazhdohet edhe për gjashtë (6) muaj tjerë për një maksimum të përgjithshëm të paraburgimit prej tetëmbëdhjetë (18) muaj.

5. Nëse aktakuza nuk ngritet para kalimit të afateve të parapara në paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij neni, i paraburgosuri lirohet.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Rasti CREANGĂ k. Rumanise (aplikimi nr. 29226/03) 23/02/2012

Rasti u inicua me një kërkesë (nr. 29226/03) kundër Rumanisë të paraqitur në Gjykatë, në bazë të nenit 34 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore ("Konventa") nga një shtetas rumun, z. Sorin Creangă ("aplikuesi”), më 4 shtator 2003.

Kërkuesi pretendoi, në veçanti, se privimi i tij i lirisë nga 9 e mëngjesit në 10 pasdite. më 16 korrik 2003 kishte qenë i paligjshëm, siç kishte vendosja e tij e mëpasshme në paraburgim. Ai mbështetej veçanërisht në nenin 5 § 1 të Konventës.

Gjykata vendosi se ka pasur një shkelje të nenit 5 1 të Konventës për shkak të privimit të lirisë së kërkuesit në 16 korrik 2003, të paktën nga 12 pasdite deri në orën 10 p.m. Përveç kësaj, Gjykata konstatoi se nuk ka pasur shkelje të nenit 5 1 për shkak të paraburgimit të parashtruesit të kërkesës nga 10 p.m. më 16 korrik 2003 deri në ora 10 p.m. më 18 korrik 2003.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat