Udhëzuesi i të Drejtave të Njeriut
Tё jetё i pranishёm gjatё procesit dhe tё mbrohet vetё ose nëpërmjet njё mbrojtёsi tё zgjedhur prej tij; nё qoftё se nuk ka mbrojtje, duhet tё informohet pёr tё drejtёn e tij qё tё ketё njё tё tillё dhe, kurdoherё qё e kёrkon interesi i drejtёsisё, atij duhet t'i caktohet njё mbrojtje falas në cilindo rast të tillë nёse ai nuk ka mjete pёr tё paguar;
të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij ose, në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë
4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:
a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,
b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,
c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,
d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar,
f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,
g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe
h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë
Përshtatshmëria e mbrojtjes
1. I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes.
2. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas zgjedhjes së tij.
3. Në qoftë se i pandehuri nuk angazhon mbrojtës për të siguruar mbrojtjen e tij, kurse mbrojtja është e detyrueshme, të pandehurit i caktohet mbrojtës i pavarur, me përvojë dhe me kompetencë në përputhje me llojin e veprës penale dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod.
4. Sipas kushteve të parapara me këtë Kod, të pandehurit i cili nuk mund t’i paguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës, me kërkesë të tij i caktohet një mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, që paguhet nga mjetet e buxhetit, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.
5. Gjykata ose organi tjetër kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të parë, paraqitja e parë ose njoftimi i parë se ai është i pandehur në procedurën penale, ashtu siç parashihet me këtë Kod.
6. Në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, çdo person i privuar nga liria ka të drejtë në shërbimet e mbrojtësit që nga arresti.
Kamasinski kundër Austrisë (1998) 9783/82
Parashtruesi paraqiti këtë padi duke pretenduar shkeljet e neneve 6, 13 dhe 14 gjatë procedurës së tij penale që rezultoi për shkak se ai nuk mund të fliste gjermanisht. Aplikanti pretendoi se autoritetet në shumë procedura penale nuk arritën të kujdeseshin për pamundësinë e tij për të folur gjermanisht. Në mënyrë të veçantë, ai u ankua për ndihmën joadekuate ligjore dhe interpretuese që ai mori gjatë të gjitha fazave të procedimit penal; domethënë: gjyqin e tij të parë, si dhe ankesat e mëvonshme
Gjykata u shpreh se autoritetet austriake shkelën nenin 6 (1), sepse hetimi faktik i kryer nga gjykatat austriake ishte në mënyrë të njëanshme dhe kërkuesi nuk ishte në gjendje të mbronte interesat e tij.
CASE OF ZANA v. TURKEY
GJEDNJ ka vendsur me shtatëmbëdhjetë vota kundër tre se ka pasur shkelje të nenit 6 §§ 1 dhe 3 (c) të Konventës për shkak të mungesës së aplikantit nga gjykimi i tij.
LUEDICKE, BELKACEM AND KOÇ v. GERMANY
GJEDNJ theksoi se e konstruktuar në kontekstin e të drejtës për gjykim të drejtë të garantuar me nenin 6, paragrafi 3 (e) (neni 6-3-e) nënkupton që një i akuzuar i cili nuk mund ta kuptojë ose të flasë gjuhën e përdorur në gjykatë ka të drejtën e lirisë për të patur ndihmën pa pagesë të një përkthyesi për përkthimin ose interpretimin e të gjitha dokumenteve ose deklaratave në procedimet e ngritura kundër tij të cilat janë të nevojshme për të që të kuptohet për të përfituar nga një gjykim i drejtë.
Gjykata me vendimin e marrë në Benham kundër Mretërisë së Bashkuar, në një çështje që kishte të bënte me një numër aplikantësh që ishin burgosur për shkak se nuk kishin mundur të pagonin detyrimin e komunitetit (taksë votimi), u shpreh se duke pasur parasysh rëndesën e dënimit të rrezikuar nga kërkuesit dhe kompleksitetin e së drejtës së aplikueshme, interesat e drejtësisë kërkonin që, me qëllim që të siguronin një seancë të drejtë gjyqësore, kërkuesit duhet të përfitonin nga përfaqësimi i lirë ligjor.