Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 14 para. 3 (b)

Secili person i akuzuar për njё vepёr penale ka tё drejtё plotësisht të barabartë tё ketё kёto garanci minimale:  (b) Tё ketё kohё dhe mundёsi tё mjaftueshme pёr tё pёrgatitur mbrojtjen dhe tё komunikojё me njё avokat tё zgjedhur prej tij;

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 6 para. 3 (b)

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: (b) t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes

Ligjet
Nenet
Ligjet LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Nenet Neni 21

4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:

a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,

b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,

c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,

d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar, 

f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,

g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe

h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë

Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 11

Përshtatshmëria e mbrojtjes

1. I pandehuri ka të drejtë në kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes.

2. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet personalisht ose me ndihmën e mbrojtësit i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, sipas zgjedhjes së tij.

3. Në qoftë se i pandehuri nuk angazhon mbrojtës për të siguruar mbrojtjen e tij, kurse mbrojtja është e detyrueshme, të pandehurit i caktohet mbrojtës i pavarur, me përvojë dhe me kompetencë në përputhje me llojin e veprës penale dhe sipas kushteve të parapara me këtë Kod.

4. Sipas kushteve të parapara me këtë Kod, të pandehurit i cili nuk mund t’i paguajë shpenzimet e mbrojtjes dhe për këtë arsye nuk mund të angazhojë mbrojtës, me kërkesë të tij i caktohet një mbrojtës i pavarur me përvojë dhe me kompetencë konform me llojin e veprës penale, që paguhet nga mjetet e buxhetit, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.

 5. Gjykata ose organi tjetër kompetent i cili e drejton procedurën penale detyrohet ta njoftojë të pandehurin për të drejtën e tij në mbrojtës që nga marrja në pyetje për herë të parë, paraqitja e parë ose njoftimi i parë se ai është i pandehur në procedurën penale, ashtu siç parashihet me këtë Kod.

6. Në pajtim me dispozitat e këtij Kodi, çdo person i privuar nga liria ka të drejtë në shërbimet e mbrojtësit që nga arresti.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision GREGACEVIC v. CROATIA

GREGACEVIC v. CROATIA  (58331/09)

GJEDNJ konstatoi se ka pasur shkelje të nenit 6 § 1 dhe 3 (b) të Konventës në atë që parashtruesit nuk i ishte  dhënë kohë e mjaftueshëm për të përgatitur mbrojtjen e tij në lidhje me provat e paraqitura në seancën e fundit

Decision Matyjek v. Poland

Matyjek v. Poland, no. 38184/03, ECHR 2007

https://www.legal-tools.org/doc/fbc8d9/pdf/

Gjykata duke konstatuar shkelje të nenit 6 para. 3 të KEDNJ-së theksoi se i pandehuri duhet të ketë qasje të pakufizuar në dosjen e çështjes dhe përdorim të pakufizuar të ndonjë shënimi, përfshirë, nëse është e nevojshme, mundësinë e marrjes së kopjeve të dokumenteve përkatëse. 

Decision Jespers v. Belgium

Jespers v. Belgium, no. 8403/78, Vendim i Komisionit, 15 Tetor 1980

Në këtë çështje gjyqësore Komisioni ka theksuar se procesi i drejtë gjyqësor kërkon zbulimin adekuat të të dhënave për palën mbrojtjëse, përpara gjykimit dhe në kohën e mjaftueshme për të mundësuar përdorimin e tij efektiv në përgatitjen e mbrojtjes, të çdo materiali adekuat për të ndihmuar mbrojtjen.