Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 9

1. Secili ka tё drejtёn e lirisё dhe tё sigurisё së personit të tij. Askush nuk duhet tё jetë objekt i njё arrestimi ose burgimi arbitrar. Askush nuk duhet tё privohet nga liria, përveç pёr arsye dhe nё pёrputhje me procedurën e parashikuar me ligj.

2. Çdo person i arrestuar duhet tё informohet, nё çastin e arrestimit, pёr arsyet e arrestimit dhe menjёherё duhet tё njoftohet lidhur me çdo akuzё qё bёhet kundёr tij.

3. Çdo person i arrestuar ose i ndaluar pёr shkak tё njё vepre penale duhet tё nxirret, pa vonesë, pёrpara njё gjykatёsi ose ndonjё zyrtari tjetёr tё autorizuar me ligj pёr ushtrimin e funksioneve gjyqёsore dhe duhet tё gjykohet brenda njё afati tё arsyeshёm ose tё lirohet. Ndalimi i personave tё cilët presin tё gjykohen nuk duhet tё jetё rregull i pёrgjithshёm, por lirimi mund tё kushtёzohet me garanci pёr tё siguruar daljen e tё interesuarit para gjyqit, në cilëndo fazë tjetër të procedurës gjyqësore, dhe po qe se paraqitet nevoja, edhe pёr ekzekutimin e gjykimit.

4. Çdo person qё privohet nga liria e tij me masa arrestimi ose ndalimi ka tё drejtё ankese nё njё gjykatё me qёllim qё kjo tё vendosё, pa vonesё, lidhur me ligjshmёrinё e masёs sё ndalimit dhe tё urdhёrojё lirimin e tij nё qoftё se ndalimi ёshtё i paligjshёm.

5. Çdo person qё ёshtё viktimё e njё arrestimi ose ndalimi tё paligjshёm ka tё drejtё dёmshpёrblimi.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 6.3 a

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: (a) të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij;

Neni 6 para. 3 (b)

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: (b) t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes

Neni 6 para. 3 (e)

të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq.

Neni 6 para. 3 (c)

të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij ose, në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë

Ligjet
Nenet
Ligjet KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Nenet Neni 1

Bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale

1. Veprat penale dhe sanksionet penale parashihen vetëm për ato sjellje me të cilat cenohen apo dëmtohen në atë masë liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe të drejtat tjera dhe vlerat shoqërore të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja e të cilave nuk do të mund të realizohej pa sanksione penale të shtetit ligjor.

2. Parashikimi i veprave penale si dhe llojet e masave dhe lartësia e sanksioneve penale për kryesit e veprave penale bazohen në domosdoshmërinë e sanksionit penalo juridik dhe proporcionalitetit të shkallës dhe natyrës së rrezikshmërisë për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të vlerave shoqërore.

Ligjet LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
LIGJI NR. 05/L-053 PËR DHOMAT E SPECIALIZUARA DHE ZYRËN E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR
Nenet Neni 21

4. Në përcaktimin e akuzave kundër të akuzuarit sipas këtij ligji, i akuzuari gëzon të drejtën e garancive minimale të mëposhtme, me barazi të plotë që:

a. të njoftohet me kohë dhe në hollësi në gjuhën që ai e kupton për natyrën dhe shkaqet e akuzës kundër tij,

b. të informohet me kohë për të drejtat e tij sipas ligjit,

c. të ketë kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij dhe të komunikojë me Mbrojtësin e Specializuar të zgjedhur prej tij,

d. të gjykohet brenda një kohe të arsyeshme, e. të gjykohet me praninë e tij, dhe të mbrohet përmes Mbrojtësit të Specializuar të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse nuk ka ndihmë ligjore, për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet Mbrojtës i Specializuar, në çdo rast kur kjo kërkohet për interesa të drejtësisë, dhe pa pagesë në rast se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për ta paguar, 

f. t’i merr në pyetje, ose t’i ketë marrë në pyetje, dëshmitarët kundër tij dhe të sigurojë praninë dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në emër të tij në kushte të njëjta me ato të dëshmitarëve kundër tij,

g. të ketë ndihmën falas të përkthyesit, nëse nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në Dhomën e Specializuar dhe

h. të mos detyrohet të dëshmojë kundër vetes apo të pranojë fajësinë

Ligjet KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
KODI NR. 08/L-032 I PROCEDURËS PENALE
Nenet Neni 10

Njoftimi për shkaqet e akuzës, mos detyrimi për vetëfajësim dhe ndalesa kundër imponimit për pranim të fajit

1. Gjatë arrestimit të tij dhe marrjes në pyetje për herë të parë, paraqitjes së parë ose njoftimit të parë se ai është i pandehur në procedurën penale, i pandehuri menjëherë njoftohet në hollësi për llojin dhe shkaqet e akuzës kundër tij në gjuhën që ai e kupton.

2. Gjatë arrestimit të tij dhe gjatë marrjes në pyetje për herë të parë, paraqitjes së parë ose njoftimit të parë se ai është i pandehur në procedurën penale ose në çdo kohë gjatë procedurës penale, i pandehuri nuk ka detyrim të paraqesë mbrojtjen e vet ose të përgjigjet në ndonjë pyetje, dhe nëse mbrohet, nuk është i detyruar të akuzojë vetveten ose të afërmit e tij e as të pranojë fajësinë. Kjo e drejtë nuk përfshin rastin kur i pandehuri hyn vullnetarisht në marrëveshje për të bashkëpunuar me prokurorin e shtetit.

3. Nga i pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë ndalohet dhe dënohet sipas ligjit në fuqi imponimi i pranimit të fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me anë të torturës, forcës, kanosjes apo nën ndikimin e drogës ose masave të tjera të ngjashme.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Nuk ka rezultat