Liria e asociimit është e garantuar. Liria e asociimit ngërthen të drejtën e secilit për të themeluar një organizatë pa pasur nevojë të sigurojë leje, për të qenë ose për të mos qenë anëtar i një organizate, si dhe për të marrë pjesë në aktivitete të një organizate.
Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesat, është e garantuar. Kufizimi i kësaj të drejte mund të bëhet me ligj për kategori të veçanta të punonjësve
Organizatat ose aktivitetet që kanë për qëllim cenimin e rendit kushtetues, shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ose nxitjen e urrejtjes racore, kombëtare, etnike a fetare, mund të ndalohen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente.
1. Secili person ka tё drejtё tё bashkohet lirisht me tё tjerёt, duke pёrfshirё tё drejtёn
pёr tё formuar sindikata dhe pёr tё marrё pjesё nё to pёr mbrojtjen e interesave tё
veta.
2. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё parashikohen
me ligj dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike në interes tё sigurisё
kombёtare, qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin
publik apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve. Ky nen nuk ndalon kufizimet ligjore pёr
ushtrimin e kёsaj tё drejte nga anёtarёt e forcave tё armatosura dhe tё policisё.
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të policisë ose të administratës shtetërore.
1. Me vendim të gjykatës kompetente mund t’i ndalohet veprimtaria OJQ-së, aktivitetet e së cilës cenojnë rendin kushtetues, shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut, ose nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare. 2. Me kërkesën e institucioneve të autorizuara të sigurisë, gjykata mund të vendosë masë të përkohshme në procedurë paraprake, deri në nxjerrjen e një vendimi përfundimtar. Me rastin e vendosjes së masës së përkohshme, gjykata njofton me shkrim për vendimin e marrë institucionet e sigurisë, organet tatimore, doganore, Bankën Qendrore të Kosovës dhe Departamentin. 3. Në rastet kur Gjykata ndalon veprimtarinë e OJQ-së, me vendim të veçantë vendosë për pasurinë e mbetur të OJQ-së pas shlyerjes së obligimeve.
Në këtë çështje, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se arsyet e parashtruara nga Qeveria, edhe pse munden të konsiderohen të rëndësishme, nuk janë të mjaftueshme për të treguar se ishte "e domosdoshme" për të detyruar aplikantin për të qenë anëtar i shoqates Frami, në rrezikun e humbjes së licencës së tij dhe në kundërshtim me mendimet e tij. Në veçanti, pavarësisht kufirit të vlerësimit të Islandës, masat e këtilla kufizuese nuk ishin në përpjesëtim me qëllimin legjitim të ndjekur. Rrjedhimisht, Gjykata ka gjetur shkelje të nenit 11.
(Aplikacionet nr.414040/98, 41342/98 dhe 41344/98)
Rasti ka të bëjë me shpërbërjen e një partie politike nga Gjykata Kushtetuese Turke në bazë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike. Partia ishte një parti e frymëzuar islamike dhe ishte, në kohën e shpërbërjes së saj, pjesë e koalicionit qeverisës, me 22% të votës turke. Disa nga anëtarët e saj, para se të fitonin pushtet, kishin bërë deklarata që mund të konsideroheshin të nxituara dhe si rezultat ishin dëbuar nga partia. Gjykatat turke konsideruan se partia mbështeti veshjen e shamive në shkolla dhe synonte të vendoste parimet islamike dhe Ligjin e Sheriatit, që do të ndryshonte rendin sekular turk dhe do të dëmtonte demokracinë. Dhoma e Madhe miratoi njëzëri shpërbërjen e Partisë Refah si të pajtueshme me lirinë e asociimit të garantuar sipas nenit 11 të KEDNJ-së. Ata arsyetuan se ndërsa sondazhet parashikuan që Partia të fitonte shumicën e vendeve në zgjedhjet e ardhshme, shteti kishte të drejtë parandaloje për të parandaluar një "sekuestrim të pushtetit". (§108 + 110) Dhoma e Madhe pohoi që "një qëndrim që nuk respekton [sekularizmin] nuk do të jetë domosdoshmërisht i mbrojtur sipas nenit 9 të Konventës për mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe të fesë".
Faktet: Aplikuesi ishte shtetas italian dhe kryetar i Gjykatës së Qarkut La Spezia. Procedimet disiplinore u ngritën kundër tij pasi kishte qenë një anëtar i një shoqate masonike. Parashtruesi pretendonte se vendosja e sanksionit ndaj tij shkeli nenet 9 (e drejta për lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë), 10 (liria e shprehjes) dhe 11 (liria e tubimit dhe asocimit) të Konventës. Gjykata konstatoi shkelje të nenit 11 me arsyetimin se kishte pasur ndërhyrje në të drejtën e aplikantit për lirinë e asocimit, siç garantohet me nenin 11. Ndërhyrja nuk ishte përcaktuar me ligj sepse rregullorja kombëtare mbi të cilën ishte bazuar masa disiplinore nuk kishte bazë në të drejtën vendase dhe nuk arriti të plotësonte kushtet e qasjes dhe parashikueshmërisë. Në të vërtetë, formulimi i direktivës që përshkruante sanksionin nuk ishte mjaftueshëm i qartë dhe i parashikueshëm për t'i mundësuar kërkuesit të kuptonte se anëtarësia e tij në një shoqatë masonike mund të çonte në sanksione ndaj tij.