Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 22

1. Secili person ka tё drejtё tё bashkohet lirisht me tё tjerёt, duke pёrfshirё tё drejtёn
pёr tё formuar sindikata dhe pёr tё marrё pjesё nё to pёr mbrojtjen e interesave tё
veta.
2. Ushtrimi i kёsaj tё drejte mund tё jetё objekt vetёm i kufizimeve qё parashikohen
me ligj dhe qё janё tё nevojshme nё njё shoqёri demokratike në interes tё sigurisё
kombёtare, qetёsisё dhe rendit publik, ose pёr tё mbrojtur shёndetin ose moralin
publik apo tё drejtat dhe liritё e tё tjerёve. Ky nen nuk ndalon kufizimet ligjore pёr
ushtrimin e kёsaj tё drejte nga anёtarёt e forcave tё armatosura dhe tё policisё.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 11

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së tubimit paqësor dhe të organizimit me të tjerët,
duke përfshirë të drejtën e themelimit me të tjerë të sindikatave dhe të
pjesëmarrjes në to për mbrojtjen e interesave të tij.
2. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tjera përveç
atyre që parashikohen me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri
demokratike, në interes të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, për mbrojtjen e
rendit dhe parandalimin e krimit, për ruajtjen e shëndetit ose të moralit, ose për
mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Ky nen nuk ndalon kufizime të
ligjshme të ushtrimit të këtyre të drejtave nga pjesëtarë të forcave të armatosura, të
policisë ose të administratës shtetërore.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Nenet
Neni 8

Palët angazhohen të pranojnë se çdo person që i përket një pakice kombëtare ka të drejtën të manifestojë fenë apo besimin e tij/saj dhe të krijojë institucionet, organizatat dhe shoqatat fetare.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Ligji i Punës Nr. 03/L-212
Nenet Neni 88

1. Të punësuarve dhe punëdhënësve u garantohet liria e asocimit dhe veprimit pa ndërhyrje nga asnjë organizatë ose organ publik;

Ligjet LIGJI Nr. 04/-L-011 PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË
LIGJI Nr. 04/-L-011 PËR ORGANIZIMIN SINDIKAL NË KOSOVË
Nenet Neni 6

1. Të punësuarëve i’u garantohet liria e organizimit dhe veprimit sindikal. 2. Sindikatat themelohen për mbrojtjen e të drejtave të të punësuarëve dhe lirive sindikale. 3. Të punësuarit kanë të drejtë në bazë të vullnetit të lirë, të themelojnë sindikatën dhe të anëtarësohen në të, sipas kushteve të cilat janë të përcaktuara me këtë ligj dhe statut . 4. Organizatat sindikale kanë të drejtë, që aktivitetin e tyre ta realizojnë në pajtim me aktet normative, të zgjedhin vullnetarisht përfaqësuesit e tyre, të organizojnë administratën, të zhvillojnë aktivitetet sindikale dhe të hartojnë programe sindikale.

Ligjet Ligji nr. 08/l-197 për zyrtarët publik
Ligji nr. 08/l-197 për zyrtarët publik
Nenet Neni 24

Zyrtarja/i publik ka të drejtën e pjesëmarrjes në grevë për të mbrojtur interesat ekonomike, sociale dhe profesionale në pajtim me legjislacionin përkatës për grevat dhe kur kjo lejohet me ligj të veçantë.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision NATIONAL UNION OF BELGIAN POLICE v. BELGIUM

Në këtë rast, sindikata e aplikantit u ankua se Qeveria Belge nuk kishte njohur atë si një nga organizatat më përfaqësuese të cilat Ministria e Brendshme kërkohej me ligj që të këshillohej. Gjykata vendosi që nuk kishte pasur shkelje të nenit 11 të Konventës, duke konstatuar se sindikata e aplikantit kishte mjete të tjera të veprimit përballë qeverise, përveç konsultimeve me Ministrinë e Brendshme. Më tej Gjykata konsideroi se politika e përgjithshme e Belgjikës për të kufizuar numrin e organizatave për t'u konsultuar nuk ishin në vetvete të papajtueshme me lirinë sindikale dhe ishte çështje për diskrecionin e Shtetit.

Decision SWEDISH ENGINE DRIVERS' UNION v. SWEDEN

Sindikata e aplikantëve u ankua për refuzimin e Marrëveshjes Kolektive Kombëtare
për të lidhur një marrëveshje kolektive me të edhe pse kishte lidhur nje
marrëveshje të tillë me federatat kryesore sindikale.

Gjykata gjeti se nuk ka shkelje te nenit 11 të Konventës: Politika e përgjithshme e Zyrës për të kufizuar numrin e organizatave me të cilat lidhin marrëveshje kolektive nuk ishte e papajtueshme me lirinë e sindikatave. Neni 11 nuk siguron ndonjë trajtim të veçantë të sindikatave si psh e drejta për të lidhur marrëveshje kolektive.

Decision Matelly v. France

Ky rast kishte të bënte me ndalimin absolut të sindikatave brenda armatës franceze. Aplikanti u ankua në veçanti për një ndërhyrje të pajustifikuar dhe disproporcionale
 në ushtrimin e lirisë së tij të bashkimit. Gjykata vendosi se kishte pasur shkelje të nenit 11 të Konventës. Gjeti në veçanti se vendimi i autoriteteve në lidhje me aplikuesin (një urdhër për
dorëheqja nga një shoqatë e së cilës ai ishte anëtar) arriti në një ndalesë absolutet të
personelit ushtarak që të anëtarësohet në një grup profesioni sindikal, të formuar për të
mbrojtur interesat e tyre profesionale dhe jopasurore dhe se bazat për një vendim të tillë
 nuk ishin të mjaftueshme. Gjykata konkludoi që, ndërsa ushtrimi i lirisë së bashkimit nga personeli ushtarak  mund ti nënshtrohet kufizimeve të ligjshme, një ndalesë e tillë për formimin ose anëtarësimin në një sindikatë kishte shkelur thelbin e kësaj lirie.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat