Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 19.3

3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:

(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;

(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj
Nenet
Neni 10.1

1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimeve kinematografike ose televizive.

 

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 19

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Ligjet
Nenet
Ligjet Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Ligji Nr. 02/L-31 PËR LIRINË FETARE NË KOSOVË
Nenet Neni 10

Liria për Informim

10.1. Bashkësitë fetare, dhe institucionet e tyre kanë të drejtë, në kuadër të Kushtetutës dhe ligjit, që të publikojnë informata duke përdorur të gjitha format e mediave.

10.2. Bashkësitë fetare detyrohen që qartë të shënojnë emrin e plotë të tyre në çfarëdo botimi, reviste dhe materiale të tjera fetare, si edhe në korrespondenca dhe shpallje publike të aktiviteteve të tyre.  

10.3. Bashkësitë fetare gëzojnë qasje të barabartë në mediat publike

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE
LIGJI Nr. 04/L-44 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE
Nenet Neni 22

Neni 22

Aplikimet për licencat e transmetimit

 

3.Licenca e transmetimit nuk i lëshohet ose nuk do të vazhdoj t’i jepet:  

3.1. partisë politike, bashkësisë fetare, grupit ose organizatës e cila menaxhohet nga individi i cili mban post të zgjedhur ose është anëtar i një organi ekzekutiv të një partie politike.

Nenet Neni 21

Licenca e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre

1.Për të ushtruar transmetim në Kosovë sipas kushteve të këtij ligji kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon KPM-ja.

2.Licencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre bëhet për një afat shtatë (7) vjeçar për radio transmetime, ndërsa afati dhjetë (10) vjeçar është për shërbime mediale audiovizuele dhe për operatorët e rrjeteve për ofrimin e shërbimeve mediale me përmbajtje audiovizuele.

3.Licencat nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së. 4.Subjektet e licencuara duhet të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, në përputhje me politikat transmetuese, në pajtueshmëri të plotë më të gjitha aktet nënligjore si dhe me kushtet dhe termet e licencës, siç janë të përcaktuara nga KPM-ja.

Nenet Neni 33

Mbrojtja e fëmijëve dhe e të miturve

1. KPM-ja do të ndërmarrë masat e duhura për të siguruar që transmetuesit televiziv nga transmetuesit nën juridiksionin e tyre nuk përfshijnë asnjë program i cili mund të dëmtonte në mënyrë serioze zhvillimin fizik, mental dhe moral të të miturve, në veçanti programet më përmbajtje pornografike ose dhunë ekstreme.

2. Masat e ofruara nga paragrafi 1 kanë efekt po ashtu në programet tjera të cilat do të mund ta dëmtonin zhvillimin fizik, mental dhe moral të të miturve me përjashtim të rasteve kur është siguruar, me anë të selektimit të kohës nga transmetuesi ose nga ndonjë masë teknike, që të miturit në hapësirën e transmetimit nuk do ta shohin ose dëgjojnë transmetimin e tillë.

3. Në ndërkohë, kur programet e tilla transmetohen në formë të pakoduar, KPM-ja do të sigurojë që ato janë të shoqëruara nga një vërejtje akustike ose janë të identifikuara me prezencën e një simboli pamor gjatë kohëzgjatjes së tyre.

4. Shërbimet mediale audiovizuele me pagesë që mund të dëmtojnë seriozisht zhvillimin fizik, mendor apo moral të të miturve vihen në dispozicion vetëm në atë mënyrë që siguron se të miturit, në rrethana normale, nuk do t’i shohin apo dëgjojnë shërbimet e tilla mediale audiovizuele me pagesë.

Praktika gjyqësore e GjEDNj
Decision Kennedy kundër Hungarisë, aplikimi nr. 31475/05, vendim i datës 26 maj 2009.

Aplikanti një historian i specializuar në analizimin dhe regjistrimin e shërbimeve sekrete të diktaturave, studimet krahasuese të forcave policore politike të regjimeve totalitare dhe funksionimin e shteteve të tipit sovjetik. Aplikanti kërkoi nga Ministria e Brendshme e Hungarisë t'i jepte atij akses në dokumentet e depozituara. Ai mori Aktgjykimet e gjykatave hungareze duke pretenduar se atij i ishte mohuar gabimisht qasja në dokumente të ndryshme. Ministria i ofroi atij dokumente (përveç një) me besim, me kusht që ai të mos i zbulonte ato. Qeveria hungareze pranoi se kishte një ndërhyrje në të drejtat e ankuesit të nenit 10.

Gjykata vendosi: Aplikantit i janë shkelur të drejtat sipas nenit 10 duke thënë: 'Gjykata vëren se Qeveria ka pranuar se ka pasur ndërhyrje në të drejtën e aplikantit për lirinë e shprehjes. Gjykata thekson se qasja në burimet origjinale dokumentare për hulumtime të ligjshme historike ishte një element thelbësor i ushtrimit të së drejtës së aplikantit për lirinë e shprehjes

Decision TÁRSASÁG A SZABADSÁGJOGOKÉRT v. HUNGARY (Aplikacioni no. 37374/05)

 Parashtruesi i kërkesës pohoi se vendimet e gjykatës hungareze në rastin në fjalë kishin përbërë shkelje të së drejtës së tij për të marrë informata me interes publik. Sipas tij, kjo ishte në kundërshtim me nenin 10 të Konventës, Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të nenit 10 të Konventës;

Decision FARUK TEMEL v. TURQUIE (Aplikacioni no 16853/05)

Aplikanti, kryetari i një partie politike të drejtësisë, lexoi një deklaratë për shtypin në një takim të partisë, në të cilën ai kritikoi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe mbylljen e vetme të udhëheqësit të një organizate terroriste. Ai gjithashtu kritikoi zhdukjen e personave të paraburgosur. Pas fjalës së tij, kërkuesi u shpall fajtor për shpërndarjen e propagandës, për shkak se ai kishte mbrojtur publikisht përdorimin e dhunës apo metodave të tjera terroriste. Parashtruesi pretendoi se e drejta e tij për lirinë e shprehjes ishte shkelur. Gjykata u shpreh se kishte pasur shkelje të nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës. Ajo vuri në dukje në veçanti se aplikanti kishte folur si një aktor politik dhe një anëtar i një partie politike opozitare, duke paraqitur pikëpamjet e partisë së tij mbi çështjet aktuale të interesit të përgjithshëm. Ai mori mendimin se fjalimi i tij, i marrë në përgjithësi, nuk kishte nxitur të tjerët për përdorimin e dhunës, rezistencës së armatosur apo kryengritjes dhe nuk kishte arritur në gjuhën e urrejtjes.

Raportet me rekomandime të IAP
Nuk ka rezultat