Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 25 para 1

1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 24

Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirë dhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe
riaftësimin e shëndetit. Shtetet Palë përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta për të pasur këto shërbime të kujdesit shëndetësor.
2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:
(a) Për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe fëmijërore;
(b) Për t’u siguruar të gjithë fëmijëve ndihmën e nevojshme mjekësore dhe
kujdesin për shëndetin, duke e vënë theksin në zhvillimin e kujdesit
shëndetësor parësor;
(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;
(d) Për t’u siguruar nënave kujdesin e duhur shëndetësor, para dhe pas lindjes;
(e) Për të mundësuar që gjithë grupet shoqërore dhe në veçanti prindërit dhe
fëmijët të marrin informacion, të kenë mundësi edukimi dhe të përkrahen për
të përdorur dijet bazë për shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijës, përparësitë e
ushqyerjes me gji, higjienën dhe shëndoshjen e mjedisit dhe parandalimin e
aksidenteve;
(f) Për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, këshillimin e prindërve,
edukimin dhe shërbimet në fushën e planifikimit familjar.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e efektshme dhe të nevojshme për të zhdukur praktikat tradicionale të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
4. Shtetet Palë marrin përsipër të nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin
ndërkombëtar, me qëllim që të sigurojnë gradualisht realizimin e plotë të së drejtës së njohur në këtë nen. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Neni 24.2

24.2 Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe, në veçanti, duhet të marrin masat e duhura:

Neni 24.2.c

24.2.c Për të luftuar sëmundjet dhe kequshqyerjen, duke u përfshirë ndër të tjera, brenda kornizës së kujdesit shëndetësor parësor, përmes aplikimit të një teknologjie të arritshme  si dhe sigurimit të ushqimeve  adekuate dhe ujit të pastër të pijshëm, duke marrë parasysh rreziqet si dhe rreziqet e ndotjes së mjedisit;

Neni 24.1

24.1 Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për gëzimin e standardit më të lartë të shëndetit dhe lehtësirave për trajtimin  e sëmundjeve dhe rehabilitimin e shëndetit. Shtetet Palë do të përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmijë të mos privohet nga e drejta e tij / saj, në qasje në shërbime të tilla të kujdesit shëndetësor.

Neni 24.2.d

24.2.d Sigurimi i kujdesit të duhur shëndetësor para lindjes dhe pas lindjes për nënat

Neni 24.2.e

24.2.e Për të siguruar që të gjithë segmentet e shoqërisë, në veçanti prindërit dhe fëmijët, të jenë të informuar, të kenë qasje në arsim dhe janë mbështetur në përdorimin e njohurive themelore të shëndetit dhe ushqimit të fëmijëve, avantazhet e ushqyerjes me gji, higjenës dhe sanitarive mjedisore dhe parandalimin e aksidenteve ;

Neni 24.2.f

24.2.f Për të zhvilluar kujdes shëndetësor parandalues, udhëzime për prindërit dhe edukimin dhe shërbimet e planifikimit të familjes.

Ligjet
Articles
Ligjet Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Nenet Neni 5

Neni 5 Parimet e kujdesit shëndetësor

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore, si vijon:

1.1. Barazia

 1.1.1. sigurimi i qasjes së plotë ndaj shërbimeve në Listën e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, pas përcaktimit të saj; për të gjithë qytetarët dhe banorët, përfshirë qasjen e lehtë deri te institucionet shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara; 1.1.2. shpërndarja e drejtë e burimeve publike për kujdesin shëndetësor duke pasur dallimet socio-ekonomike; 1.1.3. barazia e plotë e sektorit publik, privat, dhe partneritetit publik-privat gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor, në pajtim me këtë ligj. 1.2. gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës. 1.3. cilësia: aplikimi i standardeve ndërkombëtare në organizimin, zhvillimin, dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor përkitazi me të gjitha aspektet, përfshirë: trajtimin e fokusuar në pacientë, përdorimin e resurseve, organizimin e punës, trajnimin, edukimin, licencimin, akreditimin, udhëzimet etike, dhe mbrojtjen e interesave të shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore. 1.4. ndershmëria dhe llogaridhënia; 1.5. dhënia e prioritetit intervenimeve kost-efektive të kujdesit shëndetësor, të bazuara në të dhëna; 1.6. qëndrueshmëria dhe vazhdueshmëria; 1.7. parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve nëpërmjet promovimit shëndetësor, detektimit, dhe politikave publike shumë-sektoriale për përmirësimin e shëndetit; 1.8. bashkë-përgjegjësia dhe solidariteti.

Nenet Neni 12

Neni 12 Masat dhe veprimet

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet nëpërmjet masave dhe veprimeve, si në vijim:

 1.1. ruajtja dhe përparimi i mënyrave të shëndosha të jetesës nëpërmjet promovimit shëndetësor dhe aktiviteteve edukative të organizuara me qëllim të ngritjes së kulturës shëndetësore të qytetarëve dhe të banorëve;

1.2. zbulimi i hershëm i sëmundjeve ngjitëse dhe eliminimi i shkaktarëve të tyre duke evituar rrethanat që kanë mundësuar shfaqjen e epidemive;

1.3. zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve akute, si dhe mjekimi i sëmundjeve kronike masive jo-ngjitëse nga regjistri zyrtar, përfshirë rehabilitimin pas tyre;

1.4. parandalimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve malinje, veçanërisht i kancerit të gjirit, kancerit të qafës së mitrës, dhe kancerit kolorektal .

1.5. parandalimi i lëndimeve në punë dhe i sëmundjeve profesionale;

1.6. parandalimi, zbulimi hershëm, dhe trajtimi i sëmundjeve të vartësisë, sëmundjeve me bartje seksuale, dhe HIV infeksionit“.

1.7. sigurimi i furnizimit me barna, materiale shpenzuese, si dhe pajisje medicinale;

1.8. trajtimi, rehabilitimi dhe resocializimi i të sëmurëve kronik mendor në bashkësi;

1.9. trajtimi, rehabilitimi psikosocial dhe resocializimi i personave me aftësi të kufizuara në bashkësi;

1.10. sigurimi i kushteve për ruajtjen e shëndetit të shtatzënave dhe të lehonave; fillimin e shëndoshë të jetës; si dhe zhvillimin e shëndoshë të fëmijëve dhe të rinjve;

1.11. ndërmarrja e masave për parandalimin dhe eliminimin e pasojave shëndetësore të shkaktuara nga gjendjet emergjente;

1.12. organizimi i shërbimit emergjent në bazë të ligjit të veçantë;

1.13. zbatimi i sistemit unik të mbledhjes së të dhënave dhe informimit në shëndetësi;

1.14. organizimi dhe zbatimi i mbikëqyrjes profesionale dhe juridike;

1.15. zbatimi i aktiviteteve në grumbullimin vullnetar të gjakut;

1.16. ndërmarrja e masave përkitazi me mbrojtjen nga shkaktarët e dëmshëm mjedisor; fizik, kimik, dhe biologjik;

1.17. parandalimi i anomalive kongjenitale dhe zbulimi i tyre i hershëm;

1.18. parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kariesit, sëmundjeve të gojës dhe anomalive orofaciale;

1.19. shërbimi i kujdesit shëndetësor në shtëpi për qytetarët dhe banorët në nevojë, veçanërisht për personat e palëvizshëm