Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
Neni 1
1. Me synim të mbrojtjes së shëndetit publik, të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit, me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, përbërësve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit. 2. Për të arritur qëllimin e ligjit përcaktohen masa për të: 2.1. siguruar që të gjithë qytetarët janë të mbrojtur në mënyrë të barabartë dhe të efektshme nga ekspozimi i tymit të duhanit në hapësirat e mbyllura, të punës, hapësirat publike, hapësirat e hapura të veçanta dhe në mjetet e transportit publik, 2.2. parandaluar dhe reduktuar pirjen e duhanit me përcaktimin e normave që rregullojnë ambient pa tym të duhanit; 2.3. eliminuar nxitjet për pirjen e duhanit të cilat krijohen nga reklamimi, duke i ndaluar të gjitha reklamat, promovimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta; 2.4. informuar popullatën lidhur me rreziqet dhe dëmet specifike të përdorimit të produkteve të duhanit, pasojat e dëmshme shëndetësore, natyrën e varshmërisë, kërcënimet vdekjeprurëse që paraqet konsumimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit; 2.5. këshilluar kundër përdorimit të duhanit dhe inkurajuar ndërprerjen e përdorimit të produkteve të duhanit nga përdoruesit; 2.6. ndaluar qasjen dhe blerjen e produkteve të duhanit për të miturit; 2.7. mbrojtur nga dëmet e shkaktuara nga përdorimi i produkteve të duhanit; 2.8 promovuar shëndetin dhe të drejtat e njeriut në përputhje me Konventën Kornizë për Kontroll të Duhanit të Organizatë Botërore të Shëndetësisë.
Neni 13 Masat parandaluese
1. Qeveria e Kosovës formon Këshillin ndërministror për kontroll të duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit. 2. Këshilli do të ketë pesëmbëdhjetë (15) anëtarë ku do të përfshihen: përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë; Arsimit, Shkencës e Teknologjisë; Financave; Punës dhe Mirëqenies Sociale; Drejtësisë; Punëve të Brendshme; Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Infrastrukturës; Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Kulturës, Rinisë e Sporteve; profesionistë shëndetësor, përfaqësues të mjeteve të informimit dhe shoqëria civile. 3. Kryesues i Këshillit ndërministror për kontrollin e duhanit është Ministri i Shëndetësisë. 12 4. Masat për vetëdijesimin dhe edukimin: 4.1. Radio Televizioni Publik i Kosovës, duhet të emitoj programe edukative, për të shpjeguar efektet e dëmshme të konsumit të duhanit, pa ndonjë kompensim financiar, për secilin muaj së paku dyzet e pesë (45) minuta. Këto programe duhet të emitohen nga ora 08:00 deri në ora 22:00. Një kopje e programit duhet të publikohet në faqen e emetuesit dhe mediave përkatëse. Emetimi i programeve dhe kohëzgjatjes duhet të monitorohet nga Këshilli ndërministror. 4.2. Radio Televizionet private, të emitojnë programi edukative për të shpjeguar efektet e dëmshme të duhanit. 4.3. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të përgatis kurrikulën, për të njoftuar dhe paralajmëruar fëmijët dhe të rinjtë për dëmet shëndetësore të produkteve të duhanit dhe ekspozimit ndaj duhanit. 4.4. Ministria obligohet të ndërmarrë aktivitetet e nevojshme me qëllim të përpilimit të programeve që inkurajon individin të ndërpresë përdorimin e produkteve të duhanit.