Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 12

1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e kujdesit për shёndetin për t'u siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, mundёsitё për të pёrfituar shёrbime mjekësore, duke përfshirë edhe ato të planifikimit të familjes. 2. Megjithё dispozitat e paragrafit 1 të kёtij neni, shtetet palë u sigurojnë grave gjatё barrёs, lindjes dhe pas lindjes, shёrbime të përshtatshme, po qe nevoja, falas, si dhe ushqim të pёrshtatshёm gjatё barrёs dhe mbajtjes sё fёmijёs në gji.

Neni 12.2

12.2 Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit I të këtij neni, Shtetet Palë do t'u sigurojnë grave shërbime të përshtatshme në lidhje me shtatzaninë, lindjen dhe periudhën pas lindjes, duke u dhënë shërbime falas, aty ku është e nevojshme, si dhe ushqim adekuat gjatë shtatëzanisë dhe laktacionit.

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 6.1

Cdo qenie njerëzore ka të drejtën e natyrshme të jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askush nuk mund të privohet në mënyrë arbitrare nga jeta e tij.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 3

Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.

Neni 25 para 1

1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Ligjet
Articles
Nuk ka rezultat