Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Article 6.1

E drejta e jetёs ёshtё e drejtё e lindur e njeriut. Kjo e drejtё duhet tё mbrohet me ligj. Askush nuk mund tё privohet arbitrarisht nga jeta.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 8

Secili ka të drejtë që me mjete juridike efektive para gjykatave kompetente kombëtare të mbrohet nga veprimet e shkeljes së të drejtave themelore të garantuara me kushtetutë a me ligj.

Neni 3

Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.

Neni 19

Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe pёrhapjes së informacionit dhe ideve me çfarëdo mjetesh, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 21

1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.
2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.
3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herёpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votёtё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Neni 25 para 1

1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Neni 25

1. Secili ka të drejtë për një nivel jetese qё siguron shёndetin dhe mirёqenien e tij dhe tёfamiljes së tij, duke përfshirë kёtu ushqimin, veshmbathjen, strehimin, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si dhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast papunёsie, sëmundjeje, invaliditeti, vejёrie, pleqërie ose nё raste të tjera të mungesёs sё mjeteve të jetesës për shkak të rrethanave që nuk varen nga vullneti i tij.

2. Nënat dhe fëmijët kanë tё drejtёn për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur nё marrёdhёnie martesore apo jashtёmartesore, gёzojnё mbrojtje tёnjёjtё sociale.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 24

Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirë dhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe
riaftësimin e shëndetit. Shtetet Palë përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta për të pasur këto shërbime të kujdesit shëndetësor.
2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:
(a) Për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe fëmijërore;
(b) Për t’u siguruar të gjithë fëmijëve ndihmën e nevojshme mjekësore dhe
kujdesin për shëndetin, duke e vënë theksin në zhvillimin e kujdesit
shëndetësor parësor;
(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;
(d) Për t’u siguruar nënave kujdesin e duhur shëndetësor, para dhe pas lindjes;
(e) Për të mundësuar që gjithë grupet shoqërore dhe në veçanti prindërit dhe
fëmijët të marrin informacion, të kenë mundësi edukimi dhe të përkrahen për
të përdorur dijet bazë për shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijës, përparësitë e
ushqyerjes me gji, higjienën dhe shëndoshjen e mjedisit dhe parandalimin e
aksidenteve;
(f) Për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, këshillimin e prindërve,
edukimin dhe shërbimet në fushën e planifikimit familjar.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e efektshme dhe të nevojshme për të zhdukur praktikat tradicionale të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
4. Shtetet Palë marrin përsipër të nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin
ndërkombëtar, me qëllim që të sigurojnë gradualisht realizimin e plotë të së drejtës së njohur në këtë nen. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

24.2 c

24.2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:

(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;

Neni 24.2

24.2 Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe, në veçanti, duhet të marrin masat e duhura:

Neni 24.1

24.1 Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për gëzimin e standardit më të lartë të shëndetit dhe lehtësirave për trajtimin  e sëmundjeve dhe rehabilitimin e shëndetit. Shtetet Palë do të përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmijë të mos privohet nga e drejta e tij / saj, në qasje në shërbime të tilla të kujdesit shëndetësor.

Neni 24.2.d

24.2.d Sigurimi i kujdesit të duhur shëndetësor para lindjes dhe pas lindjes për nënat

Neni 24.2.e

24.2.e Për të siguruar që të gjithë segmentet e shoqërisë, në veçanti prindërit dhe fëmijët, të jenë të informuar, të kenë qasje në arsim dhe janë mbështetur në përdorimin e njohurive themelore të shëndetit dhe ushqimit të fëmijëve, avantazhet e ushqyerjes me gji, higjenës dhe sanitarive mjedisore dhe parandalimin e aksidenteve ;

Neni 24.2.f

24.2.f Për të zhvilluar kujdes shëndetësor parandalues, udhëzime për prindërit dhe edukimin dhe shërbimet e planifikimit të familjes.

Neni 24.3

24.3 Shtetet Palë do të ndërmarrin të gjitha masat efektive dhe të përshtatshme me qëllim shfuqizimin e praktikave tradicionale paragjykuese për shëndetin e fëmijëve.

Ligjet
Articles
Ligjet LIGJI NR. 08/L-255 PËR SHËRBIME SOCIALE DHE FAMILJARE
LIGJI NR. 08/L-255 PËR SHËRBIME SOCIALE DHE FAMILJARE
Nenet Neni 1.2
Në rrethanat kur nuk ka përkrahje nga familja ose kur ajo nuk është e mjaftueshme për të siguruar mirëqenien e një individi, shteti ka për detyrë të ofrojë shërbime sociale dhe familjare për ata njerëz që ndryshe nuk do të ndihmoheshin në mënyrën, e cila do të respektonte dinjitetin e tyre si qenie njerëzore dhe të drejtat e tyre themelore të bazuara në legjislacionin e Kosovës dhe në konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Përveç në rrethana të jashtëzakonshme të nevojës dhe të mbrojtjes, këto shërbime do t’u ofrohen personave në nevojë dhe familjeve në suaza të komunitetit e jo nëpër institucione rezidenciale
Nenet Neni 8

8.1. Personat juridikë, që nuk janë në sektorin qeveritar, duke përfshirë ndërmarrjet, organizatat dhe shoqatat vullnetare, organizatat fetare, grupet për vetë ndihmë dhe organizatat e tjera lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare janë të inkurajuara të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, qoftë me nismën e tyre ose me kontratë, në emër të drejtoratit komunal në rastin e shërbimeve lokale, ose në emër të Departamentit në rastin e shërbimeve në nivel të Kosovës.

Ligjet Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Nenet Neni 4
Të drejtat dhe përgjegjësitë në kujdesin shëndetësor 1. Zbatimi i këtij ligji do të bëhet duke respektuar dinjitetin, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, që garantohen me Kushtetutë, dhe zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës.
Nenet Neni 5

Parimet e kujdesit shëndetësor

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet themelore, si vijon: 

1.2. gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.

Nenet Neni 12

Neni 12 Masat dhe veprimet

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet nëpërmjet masave dhe veprimeve, si në vijim:

 1.1. ruajtja dhe përparimi i mënyrave të shëndosha të jetesës nëpërmjet promovimit shëndetësor dhe aktiviteteve edukative të organizuara me qëllim të ngritjes së kulturës shëndetësore të qytetarëve dhe të banorëve;

1.2. zbulimi i hershëm i sëmundjeve ngjitëse dhe eliminimi i shkaktarëve të tyre duke evituar rrethanat që kanë mundësuar shfaqjen e epidemive;

1.3. zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve akute, si dhe mjekimi i sëmundjeve kronike masive jo-ngjitëse nga regjistri zyrtar, përfshirë rehabilitimin pas tyre;

1.4. parandalimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve malinje, veçanërisht i kancerit të gjirit, kancerit të qafës së mitrës, dhe kancerit kolorektal .

1.5. parandalimi i lëndimeve në punë dhe i sëmundjeve profesionale;

1.6. parandalimi, zbulimi hershëm, dhe trajtimi i sëmundjeve të vartësisë, sëmundjeve me bartje seksuale, dhe HIV infeksionit“.

1.7. sigurimi i furnizimit me barna, materiale shpenzuese, si dhe pajisje medicinale;

1.8. trajtimi, rehabilitimi dhe resocializimi i të sëmurëve kronik mendor në bashkësi;

1.9. trajtimi, rehabilitimi psikosocial dhe resocializimi i personave me aftësi të kufizuara në bashkësi;

1.10. sigurimi i kushteve për ruajtjen e shëndetit të shtatzënave dhe të lehonave; fillimin e shëndoshë të jetës; si dhe zhvillimin e shëndoshë të fëmijëve dhe të rinjve;

1.11. ndërmarrja e masave për parandalimin dhe eliminimin e pasojave shëndetësore të shkaktuara nga gjendjet emergjente;

1.12. organizimi i shërbimit emergjent në bazë të ligjit të veçantë;

1.13. zbatimi i sistemit unik të mbledhjes së të dhënave dhe informimit në shëndetësi;

1.14. organizimi dhe zbatimi i mbikëqyrjes profesionale dhe juridike;

1.15. zbatimi i aktiviteteve në grumbullimin vullnetar të gjakut;

1.16. ndërmarrja e masave përkitazi me mbrojtjen nga shkaktarët e dëmshëm mjedisor; fizik, kimik, dhe biologjik;

1.17. parandalimi i anomalive kongjenitale dhe zbulimi i tyre i hershëm;

1.18. parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kariesit, sëmundjeve të gojës dhe anomalive orofaciale;

1.19. shërbimi i kujdesit shëndetësor në shtëpi për qytetarët dhe banorët në nevojë, veçanërisht për personat e palëvizshëm

Ligjet Fshi Ligji LIGJI nr. 02/L-109
LIGJI nr. 02/L-109 PЁR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE
Nenet Neni 17.1

Neni 17 Izolimi, transporti dhe mjekimi

17.1 Personat për të cilët konstatohet se janë të sëmurë nga kolera, murtaja, variola vera, ethet hemorragjike virale, legjionelloza, paraliza e fëmijëve, difteria, tifoja e morrit, ethet rekurente, tifoja e zorrëve, ethet paratifoide A dhe B, bruceloza, malaria, tërbimi, tetanusi, antraksi, meningjitet, duhet të izolohen dhe mjekohen në institucionet shëndetësore për trajtimin e sëmundjeve ngjitëse.

Nenet Neni 1

Neni 1 Qëllimi i ligjit

Me këtë ligj përcaktohen sëmundjet ngjitëse si dhe rregullohen aktivitetet për zbulimin në kohë, evidencimin e shfaqjes, parandalimin, ndalimin e përhapjes dhe mjekimin e tyre.

Nenet Neni 4

Neni 4

4.1 Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse që rrezikojnë tërë vendin është detyrë e IKSHP-së, Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Inspektoratit Shëndetësorë të Kosovës, të gjithave institucioneve shëndetësore publike dhe private, institucioneve jo shëndetësore, komunave dhe vet qytetarëve nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

4.2 Masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse drejtpërdrejt i zbatojnë institucionet shëndetësore dhe profesionistet shëndetësor konform këtij ligji.

 

Nenet Neni 5

Neni 5

Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse përfshin planifikimin, programimin, organizimin, zbatimin e masave për parandalimin, luftimin, eliminimin, çrrënjosjen e sëmundjeve ngjitëse si dhe sigurimin e mjeteve materiale dhe të tjera, e cila ka prioritet në krahasim me masat tjera të mbrojtës shëndetësore.

Nenet Neni 6

Neni 6

6.1 Masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse që mund të kalojnë nga kafshët në njerëz, i zbatojnë institucionet shëndetësore, ISK në bashkëpunim me institucionet veterinare që kanë të bëjnë me njoftimin reciprok për shfaqjen dhe përhapjen e këtyre sëmundjeve dhe me organizimin e zbatimin e masave kundërepizootike, kundërepidemike, higjienike dhe masave tjera për parandalimin, përkatësisht luftimin e sëmundjeve të veçanta sipas dispozitave të këtij ligji dhe Ligjit për inspektoratin sanitar të Kosovës Nr. 2003/22. 6.2 IKSHP hulumton, studion dhe analizon situatën epidemiologjike të vendit dhe përcakton strategjinë për përmirësimin e vazhduar të saj.

 6.2 The KIPH researches, studies and analyses the epidemiological situation of the country and determines the strategy for its continual improvement

Nenet Neni 8

Neni 8

8.1 Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse është e obliguar dhe zbatohet në ndërmarrjen e masave të përgjithshme dhe të veçanta.

8.2 Masat e përgjithshme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse janë:

a) Sigurimi i ujit të pijshëm higjienik si dhe mbrojtja sanitare e burimeve, objekteve dhe rrjetit shpërndarës për furnizimin publik me ujë të pijshëm;

b) Mënjanimi i ujërave të ndotura dhe hedhurinave sipas mënyrës dhe nën kushtet në te cilat sigurohet mbrojtja nga ndotja e ujit dhe e tokës, si dhe mbrojtja nga shtimi i insekteve dhe i brejtësve ;

c) Ruajtja e kushteve tekniko sanitare dhe higjienike në ndërtesa publike, në mjetet e komunikacionit publik dhe ne vendet publike;

d) Sigurimi i gjendjes se rregullt sanitare të artikujve ushqimore dhe te kushteve tekniko sanitare dhe higjienike për prodhimin, qarkullimin dhe ruajtjen e tyre;

e) Kryerja e DDD parandalues në qendrat e banuara, në hapësirat publike, objektet për furnizimin me ujë të pijshëm, në objektet dhe mjetet e komunikacionit publik, në objekte për prodhimin dhe qarkullimin e artikujve ushqimor dhe në objekte të tjera publike;

f) Sigurimi i sasisë së mjaftueshme të mjeteve dezinfektuese dhe të mjeteve tjera për zbatimin e masave nga pikat a) deri e), të këtij paragrafi; g) Informimi i drejtë, komunikimi, promovimi i shëndetit dhe edukimi i vazhdueshëm shëndetësor i personelit të organizatave shëndetësore dhe joshëndetësore si dhe i popullatës;

8.3 Masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse janë :

a) Zbulimi me kohë i burimit të infeksionit dhe i rrugëve të bartjes së infeksionit;

b) Paraqitja e sëmundjeve ngjitëse;

c) Izolimi dhe karantina; d) Transportimi;

e) Shërimi i personave të sëmurë;

f) DDD i obliguar;

g) Mbikëqyrja shëndetësore e personave të punësuar dhe personave tjerë bacilmbartës;

 h) Imunoprofilaksa, seroprofilaksa dhe kimioprofilaksa;

i) Masat tjera të përcaktuara me këtë Ligj.

Nenet Neni 16

Neni 16

16.1 Mbikëqyrja dhe raportimi i sëmundjeve ngjitëse është obligim ligjor i të gjitha niveleve të sistemit të kujdesit shëndetësorë të Kosovës, duke filluar prej punkteve të mjekësisë familjare deri në nivelin tretësor. Të gjitha raportet nga niveli parësor dhe dytësor dërgohen në degët e IKSHP të cilat brenda një jave i dërgojnë në IKSHP. Niveli tretësor i kujdesit shëndetësor raporton drejtpërdrejtë në IKSHP. IKSHP raporton në mënyrë të rregullt në Ministrinë e Shëndetësisë.

16.2 Grupi i caktuar i sëmundjeve ngjitëse raportohet brenda 24 orëve.

16.3 Sëmundjet ngjitëse raportohen sipas formularit 1 dhe 2, të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, me propozim të IKSHP-së.

16.4 IKSHP përgatit raport përmbledhës për ecurinë e paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, për të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë, çdo 6 muaj.