Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
Cdo qenie njerëzore ka të drejtën e natyrshme të jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askush nuk mund të privohet në mënyrë arbitrare nga jeta e tij.
Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.
1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.
24.2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin masat e duhura:
(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave
lehtësisht të arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të
përshtatshme dhe ujit të pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e
ndotjes së mjedisit natyror;
24.2 Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe, në veçanti, duhet të marrin masat e duhura:
24.1 Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për gëzimin e standardit më të lartë të shëndetit dhe lehtësirave për trajtimin e sëmundjeve dhe rehabilitimin e shëndetit. Shtetet Palë do të përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmijë të mos privohet nga e drejta e tij / saj, në qasje në shërbime të tilla të kujdesit shëndetësor.
24.2.d Sigurimi i kujdesit të duhur shëndetësor para lindjes dhe pas lindjes për nënat
24.2.e Për të siguruar që të gjithë segmentet e shoqërisë, në veçanti prindërit dhe fëmijët, të jenë të informuar, të kenë qasje në arsim dhe janë mbështetur në përdorimin e njohurive themelore të shëndetit dhe ushqimit të fëmijëve, avantazhet e ushqyerjes me gji, higjenës dhe sanitarive mjedisore dhe parandalimin e aksidenteve ;
24.2.f Për të zhvilluar kujdes shëndetësor parandalues, udhëzime për prindërit dhe edukimin dhe shërbimet e planifikimit të familjes.
24.3 Shtetet Palë do të ndërmarrin të gjitha masat efektive dhe të përshtatshme me qëllim shfuqizimin e praktikave tradicionale paragjykuese për shëndetin e fëmijëve.
Neni 5 Parimet e përgjithshme të kujdesit në shërbimet e shëndetit mendor
1.1. Trajtimi i barabartë dhe pa diskriminim i personave me çrregullime mendore, në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor;