Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 1

Për qëllimet e kёsaj Konvente shprehja "diskriminimi ndaj grave" nёnkupton çdo dallim, pёrjashtim ose kufizim që bёhet mbi bazёn e seksit, e që ka për pasojё ose për qëllim të komprometojё ose të asgjёsojё njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, pavarёsisht nga gjendja e tyre martesore, mbi bazën e barazisë sё burrit dhe të gruas, të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut në fushёn politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile ose në çdo fushë tjetër

Neni 3

 Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.

Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 3

 Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё sigurojnё tё drejtёn e barabartё tё burrit dhe tё gruas lidhur me gëzimin e tё gjitha tё drejtave civile dhe politike tё përcaktuara në kёtё Pakt

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 22

Secili, si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë sigurimi social dhe tё drejta tё domosdoshme ekonomike, sociale e kulturore për dinjitetin e tij dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit tё tij, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe burimet e çdo shteti.

Neni 2.

Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Nenet
Neni 4.2

 2.Palët angazhohen që të miratojnë, kurdoherë që është e nevojshme, masa të përshtatshme me qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektive ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës. Lidhur me këtë, ata do të marrin parasysh në mënyrën e duhur kushtet e veçanta të personave që u përkasin pakicave kombëtare. 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 4

Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ligjet
Articles
Nuk ka rezultat