Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 3

Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.

Neni 11

1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e zёnies punë, pёr tё siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:

(a) Të drejtën për punë si një e drejtё e pamohueshme e të gjithë njerёzve;

(b) Të drejtën për mundёsi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta tё pёrzgjedhjes lidhur me zёnien punë;

(c) Të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin dhe vendin e punës, të drejtën për ngritjen e postit tё punёs, për punë të qёndrueshme, për të gjitha pёrfitimet dhe kushtet e punёs, të drejtën për pёrgatitje profesionale dhe rikualifikim, duke përfshirë mёsimin e personave nё ekonomi, ngritjen profesionale dhe kualifikimin e herёpashershёm;

(ç) Të drejtën për shpёrblim të barabartё, duke përfshirë shpërblimet ndihmё dhe për trajtim tё barabartё për punën me vlerё të barabartё, si dhe për barazinë e trajtimit nё vlerёsimin e cilësisë sё punës;

(d) Të drejtën për sigurime sociale, sidomos nё rastet e pensionimit, tё papunësisё, të sёmundjes, të invaliditetit dhe tё pleqёrisё ose të çdo humbje tjetër të aftësisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara;

(dh) Të drejtën për mbrojtjen e shëndetit dhe për sigurimin në punë, duke përfshirë ruajtjen e funksionit biologjik dhe riprodhues tё gruas.

2. Për të parandaluar diskriminimin ndaj gruas për shkaqe martese ose maternitetit, dhe për të siguruar të drejtën e saj efektive për punë, shtetet palë marrin masa të përshtatshme:

(a) Pёr tё ndaluar pushimin nga puna për shkaqe shtatzanie apo të lejes sё barrёs, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore, nёn kёrcёnimin e marrjes sё sanksioneve;

(b) Pёr tё aplikuar leje tё barrёs me pagesё ose për të pёrfituar ndihma sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mёparshёm tё punёs, të të drejtave të vjetёrsisё dhe të avantazheve sociale;

(c) Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti çerdhesh e kopshtesh;

(ç) Pёr tё siguruar një mbrojtje të veçantё për gratë shtatzёna nё ato vende tё punёs nё tё cilat provohet se puna që kryejnё ёshtё e dёmshme.

3. Masat e mbrojtjes ligjore tё grave në çёshtjet e pёrfshira nё kёtё nen do të rishikohen periodikisht varёsisht nga njohuritё shkencore e teknike. Këto masa, sipas nevojёs, do të rishikohen, shfuqizohen ose zgjerohen.

Neni 13

Shtetet Palë do të marrin të gjitha masat e duhura për të eleminuar diskriminimin ndaj grave në fusha të tjera të jetës ekonomike dhe sociale, në mënyrë që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrave dhe grave, të njëjtat të drejta, në veçanti:

(a) E drejta për përfitime familjare;
(b) E drejta për kredi bankare, hipoteka dhe forma të tjera të kredisë financiare;
(c) E drejta për të marrë pjesë në aktivitete rekreative, sporte dhe të gjitha aspektet e jetës kulturore.

Neni 14.2.a

Të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e planifikimit të zhvillimit në të gjitha nivelet;

Neni 2

2
Shtetet Palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format e saj, bien dakord të ndjekin me të gjitha mjetet e duhura dhe pa vonesë një politikë të eleminimit të diskriminimit ndaj grave dhe, për këtë qëllim, të ndërmarrin:
2.a
Të mishërojë parimin e barazisë së burrave dhe grave në kushtetutat e tyre kombëtare ose legjislacionin tjetër të duhur, nëse ende nuk është i përfshirë në të dhe të sigurojë, përmes ligjit dhe mjeteve të tjera të përshtatshme, realizimin praktik të këtij parimi;
2.b
Të miratojë masa të duhura legjislative dhe të tjera, përfshirë sanksione kur është e përshtatshme, duke ndaluar çdo diskriminim ndaj grave;

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 22

Secili, si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë sigurimi social dhe tё drejta tё domosdoshme ekonomike, sociale e kulturore për dinjitetin e tij dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit tё tij, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe burimet e çdo shteti.

Neni 23

1. Secili ka të drejtë të punojё, të zgjedhë lirisht punёn, të ketë kushte të kёnaqshme dhe tё favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

2. Secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartё të marrë rrogë të barabartё.

3. Secili që punon ka të drejtë për një shpërblim të drejtë dhe të favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe qё, po qe se ёshtё e nevojshme, do tё plotёsohet me mjete të tjera të mbrojtjes sociale.

4. Secili ka të drejtë të formojë e t’u bashkohet sindikatave për mbrojtjen e interesave të tij.

Neni 25 para 1

1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Instrumentet ndërkombëtare Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
Nenet
Neni 4.2

 2.Palët angazhohen që të miratojnë, kurdoherë që është e nevojshme, masa të përshtatshme me qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektive ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës. Lidhur me këtë, ata do të marrin parasysh në mënyrën e duhur kushtet e veçanta të personave që u përkasin pakicave kombëtare. 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 2.1

1.Shtetet palë respektojnё dhe i sigurojnё tё drejtat e pёrmedura në këtë Konventё çdo fëmije, që pёrfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjё lloj dallimi, pavarёsisht nga raca, ngjyra, seksi, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombёtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftёsia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetёr e fëmijës ose prindёrve të tij ose pёrfaqёsuesve të tij ligjorё,

Neni 19

1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar.

2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet, procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.

Neni 4

Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Neni 26.1

26.1

Shtetet Palë do të njohin për çdo fëmijë të drejtën të përfitojnë nga sigurimet shoqërore, duke përfshirë sigurimet shoqërore, dhe të marrin masat e nevojshme për të arritur realizimin e plotë të kësaj të drejte, në përputhje me ligjin e tyre kombëtar.

Neni 26.2

26.2

Përfitimet duhet të jepen, kur është e përshtatshme, duke marrë parasysh burimet dhe rrethanat e fëmijës dhe personave që kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen e fëmijës, si dhe çdo konsideratë tjetër e rëndësishme për një kërkesë për përfitime të bëra nga ose në emër të fëmijë.

 

Ligjet
Articles
Ligjet LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK
LIGJI NR. 06/L-111 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK
Nenet Neni 3

1. Pagat bazohen sipas parimeve të përcaktuara me këtë ligj, si vijon: 1.1. parimi i ligjshmërisë - nënkupton që pagat e përfituesve përcaktohen vetëm në pajtim me këtë ligj dhe me aktet nënligjore, të autorizuara dhe të nxjerra në zbatim të tij; 1.2. parimi i drejtësisë – nënkupton që niveli i pagës duhet të shpërblejë në mënyrë të drejtë kompleksin e punës dhe kontributin e individit në punën e organizatës; 1.3. parimi i pagës së barabartë - nënkupton që secili përfitues i pagës merr pagë të barabartë për punën në funksionin, pozitën apo gradën e njëjtë apo të krahasueshme; 1.4. parimi i transparencës – nënkupton që procedura për përcaktimin e pagës, niveli i saj dhe administrimi i sistemit të pagave të jetë transparente për publikun, pa rënë në kundërshtim me mbrojtjen e të dhënave personale sipas legjislacionit në fuqi; 1.5. parimi i mosdiskriminimit - nënkupton që asnjë përfitues i pagës nuk diskriminohet në pagë, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi; 1.6. parimi i parashikueshmërisë – niveli i pagës, i përcaktuar sipas këtij ligji, nuk mund të ulet, përveç në një situatë të jashtëzakonshme të vështirësive financiare dhe vetëm në bazë të ligjit.

Ligjet LIGJI Nr. 04/L-62 PËR FSHATIN HOÇË E MADHE, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 /
LIGJI Nr. 04/L-62 PËR FSHATIN HOÇË E MADHE, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 20 /
Nenet Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohor të fshatit Hoçë e Madhe si pronë e trashëgimisë kulturore dhe fetare në mbrojtje të përhershme dhe të klasifikuar si zonë e veçantë e mbrojtur.

Nenet Neni 2

Fushëveprimi

Me ketë ligj përcaktohet e drejta e autoritetit të kufizuar e Fshatit Hoçë e Madhe për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare si dhe te planifikimit rural në pajtim me ligjet në fuqi.