Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në jetën politike dhe publike të vendit dhe nё mënyrë të veçantë u sigurojnë grave, në tё njёjtat kushte me burrat, të drejtën: (a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet e zgjedhura publikisht;
Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.
Të marrë pjesë në përpunimin dhe zbatimin e planifikimit të zhvillimit në të gjitha nivelet;
Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti
Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushat e tjera tё jetёs ekonomike dhe shoqërore, për t'i siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:
Çfarëdo dallimi, mospërfshirje, kufizim ose anësi e bazuar mbi racën, ngjyrën, prejardhjen ose përkatësinë etnike ose kombëtare e cila ka për qëllim shfuqizimin ose efektin e keqësimit të njohjes, kënaqësisë ose ushtrimit, në një drejtëpeshë të barabartë të të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale në sferën politike, ekonomike, sociale kulturore ose në çfarëdo sferë tjetër të jetës publike .
1. Shtetet palë dёnojnё diskriminimin racial dhe zotohen të ndjekin me të gjitha mjetet e pёrshtatshme dhe pa vonesë, një politikё të zhdukjes sё çdo forme të diskriminimit racial dhe tё ndihmojnё mirёkuptimin midis të gjitha racave. Për këtë qëllim:
(a) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё kryejё asnjё veprim apo praktikë të diskriminimit racial kundër personave, grupeve personash apo institucionesh dhe se do tё sigurojё që të gjitha autoritetet publike dhe institucionet publike, kombëtare dhe lokale, t'i përmbahen këtij detyrimi;
(b) Çdo shtet palë zotohet se nuk do tё inkurajojё, mbrojё apo mbёshtesë diskriminimin racial që zbatohet nga çfarëdo personi apo organizate;
(c) Çdo shtet palë duhet të marrë masa efektive për të rishikuar politikёn qeveritare, kombëtare ose lokale, si dhe për të ndryshuar, shfuqizuar ose anuluar çdo ligj dhe çdo dispozitë që kanë për qёllim krijimin e diskriminimit racial apo pёrjetёsimin e tij atje ku ekziston;
(ç) Çdo shtet palë duhet qё, me të gjitha mjetet e pёrshtatshme, duke pёrfshirё, kur e kërkojnë rrethanat, edhe legjislacionin, të ndalojё diskriminimin racial që zbatohet nga çfarёdo personi, grupi personash apo organizate dhe t’i japë fund atij;
(d) Çdo shtet palë zotohet se do të përkrahë, në rast nevoje, organizatat dhe lёvizjet integracioniste shumёracore, dhe mjetet e tjera për t’i zhdukur barierat midis racave, dhe pёr tё shkurajuar çdo gjё që synon forcimin e pёrçarjes raciale.
2. Shtetet palë, po qe se e kërkojnë rrethanat, do tё marrin masa tё posaçme dhe konkrete në fushёn sociale, ekonomike, kulturore dhe nё fusha tё tjera, për të siguruar zhvillimin dhe mbrojtjen adekuate tё disa grupeve racore apo individёve që bëjnë pjesë në kёto grupe me qëllim që t'u garantojnё atyre gёzimin e plotё dhe tё barabartё të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut. Kёto masa kurrsesi nuk duhet tё kenё për pasojё ruajtjen e të drejtave të pabarabarta apo tё veçanta për grupet e ndryshme racore pasi të jenё arritur objektivat që ato i kanë synuar.
(i) E drejta e punёs, e zgjedhjes sё lirё të punёs, e gëzimit të kushteve të drejta dhe të kёnaqshme pune për mbrojtje kundër papunёsisë, pagё të barabartё, punё të barabartё, shpёrblim të drejtë dhe të kёnaqshёm;
(a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike,qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht;
(b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve;
(c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.
Secili, si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë sigurimi social dhe tё drejta tё domosdoshme ekonomike, sociale e kulturore për dinjitetin e tij dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit tё tij, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe burimet e çdo shteti.
Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.
1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.
2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.
3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herёpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votёtё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.
1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.
26.1 Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.
26.2. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve,si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.
2.Palët angazhohen që të miratojnë, kurdoherë që është e nevojshme, masa të përshtatshme me qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektive ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës. Lidhur me këtë, ata do të marrin parasysh në mënyrën e duhur kushtet e veçanta të personave që u përkasin pakicave kombëtare.
1.Shtetet palë respektojnё dhe i sigurojnё tё drejtat e pёrmedura në këtë Konventё çdo fëmije, që pёrfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjё lloj dallimi, pavarёsisht nga raca, ngjyra, seksi, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombёtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftёsia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetёr e fëmijës ose prindёrve të tij ose pёrfaqёsuesve të tij ligjorё,
Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
19.2
Masat e tilla mbrojtëse, siç duhet, duhet të përfshijnë efektive
procedurat për krijimin e programeve sociale për të siguruar mbështetjen e nevojshme për fëmijën dhe për ata që kanë kujdesin e fëmijës, si dhe për format e tjera të parandalimit dhe për identifikimin, raportimin, referimin, hetimin, trajtimin dhe përcjelljen e instancave të keqtrajtimit të fëmijëve të përshkruar deri më tani, dhe, sipas rastit, për përfshirje gjyqësore.
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.
Llojet e trajtimit të pabarabartë
1. Llojet e trajtimit të pabarabartë janë si në vijim:
1.1. Diskriminimi i drejtpërdrejtë konsiderohet kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa trajtohet, ka qenë i trajtuar ose do të trajtohet një person tjetër në një situatë të krahasueshme, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;
1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;
1.3. Ngacmimi konsiderohet diskriminim, kur një sjellje e padëshirueshme (që përfshin por, nuk kufizohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo psikologjike, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes) mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;
1.4. Nxitja për të diskriminuar konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe përfshin çdo promovim të urrejtjes kur ajo bëhet me dashje”.
1.5. Viktimizimi konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe ndodhë kur personi përjeton trajtim të pafavorshëm apo pasoja negative si reagim ndaj ankimit apo mos ankimimit (procedurave të filluara) apo veprimeve me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë, ose në rastet kur personi i tillë ofron informacione, dëshmi apo ndihmë në lidhje me ankesën ose procedurën në rast të diskriminimit;
1.6. Segragacioni konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, duke përfshirë mbrojtjen e çdo personi që nuk merr pjesë në një ankim për diskriminim po që i cili mendohet ta ketë bërë ate, i cili ndodhë në rastet kur një ose disa persona veçohen nga të tjerët përmes personave fizik, juridik, ose me kombinimin e të dyjave, nga sektori publik, privat apo nga të dy sektorët, dhe ky veçim bëhet mbi një nga bazat e përcaktuara në nenin 1 (një) të këtij Ligji;
1.7. Dikriminimi në bazë të asociimit - konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, shënjestrimi i personave që nuk i përkasin një grupi të caktuar por, që janë palë të treta që asociohen me ato grupe;
1.8. Mosdhënia e një përshtatjeje/akomodimi të arsyeshëm për personat me aftësi të kufizuar, në përputhje me nevojat e tyre specifike konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveçse kur është një barrë e paarsyeshme për personin që është i detyruar ta ofrojë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke marrë në konsideratë për këtë qëllim faktorë të tillë si përdorimi i burimeve të disponueshme publike, pjesëmarrjen në jetën sociale dhe publike dhe garantimin e qasjes në vendin e punës dhe kushte të përshtatshme pune;
1.9. Diskriminimi në bazë të përceptimit - kosiderohet diskriminimi sipas nenit një (1) të këtij Ligji, vendosja në objektiv jo të personave që i përkasin një grupi të caktuar, por personave të tretë që përceptohen se i përkasin grupit;
1.10. Diskriminimi i shumëfishtë, ndodh kur diskriminimi është i bazuar në çfarëdo kombinimi mbi bazat e mbuluara me këtë ligj. Diskriminimi i shumëfishtë dhe bazat e shumëfishta interpretohen në përputhje me rrethanat. 2. Shkelja e parimit të trajtimit të barabartë të bazave të përmendura në nenin një (1), të këtij Ligji konsiderohet diskriminim.
Koncepti i diskriminimit
1. Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilëdo nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
2. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Ndalimi i diskriminimit gjinor në marrëdhëniet e punës
1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë, statusit martesor apo familjar, shtatzënisë, lindjes, prindërisë dhe secilës formë të kujdestarisë në sektorin publik ose privat, sa i përket:
1.1. kushteve për qasje në punësim, në punë të pavarur ose të obliguar, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe kushtet e rekrutimit, pavarësisht degës së aktivitetit dhe në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, duke përfshirë avancimin;
1.2. qasjes në të gjitha llojet dhe nivelet e drejtimit profesional, trajnimin profesional dhe të avancuar dhe rikualifikimet përfshirë përvojën e punës praktike;
1.3. punësimi dhe kushtet e punës, përfshirë shkarkimin nga puna, si dhe paga;
1.4. anëtarësimi dhe përfshirja në një organizatë të punëtorëve ose të punëdhënësve, ose ndonjë organizatë anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, duke përfshirë përfitimet e siguruara nga organizatat e tilla;
1.5 Qasjes në punësim, përfshirë trajnimin për punësim, një trajtim i ndryshëm i cili është i bazuar në një karakteristikë lidhur me gjininë nuk paraqet diskriminim kur, për shkak të natyrës së veçantë të aktiviteteve profesionale apo të kushteve në të cilin kryhen ato, nëse një karakteristikë e tillë përbën një kërkesë përcaktuese profesionale, me kusht që qëllimi i saj është legjitim dhe kërkesa është proporcionale.
Neni 16 Ndalimi i diskriminimit gjinor në skemat e sigurimit shoqëror në punë
1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:
1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;
1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;
1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.
1. Ky ligj, garanton, mbron dhe promovon barazinë midis gjinive, si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë.
2. Ky ligj përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të femrave dhe meshkujve, si dhe përcakton institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre.
Ndalimi i diskriminimit gjinor
1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë gjinor, duke përfshirë trajtimin më pak të favorshëm të femrave për shkak të shtatzënisë dhe amësisë, gjendjes martesore, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, statusit social, besimit fetar dhe besimit, moshës, ose ndonjë bazë tjetër të përcaktuar me ligj apo marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi.
2. Dhuna në baza gjinore është një formë e diskriminimit e cila seriozisht pengon aftësinë e femrave dhe meshkujve që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në baza të barabarta dhe është e ndaluar.
3. Ngacmimi dhe ngacmimi seksual janë të ndaluara. Refuzimi apo dorëzimi i një personi ndaj sjelljes së tillë nuk mund të përdorët si bazë për një vendim që prek atë person.
4. Me qëllim të ndalimit të diskriminimit gjinor me legjislacion, politika, programe dhe praktika, parimi i barazisë gjinore dhe integrimit gjinor, duke përfshirë përfitimet pas shtatzënësisë dhe lindjes, zbatohet në të gjitha planifikimet, buxhetimet dhe zbatimet e akteve të mësipërme nga subjektet publike dhe private.
5. Udhëzimi për diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të gjinisë konsiderohet diskriminim sipas kuptimit të këtij ligji.
6. Nuk do të ketë viktimizim të personave të përfshirë në parashtrimin apo procedimin e ankesave të diskriminimit, ngacmimit apo ngacmimit seksual të parashtruara në bazë të këtij ligji.
Detyrimet e punëdhënësit në marrëdhëniet e punës
1. Punëdhënësi/sja në të gjithë sektorët obligohet:
1.1. të shmang përfshirjen e elementeve diskriminuese në bazë të gjinisë në shpalljen e vendit të lirë të punës;
1.2. të promovojë barazinë gjinore para dhe gjatë marrëdhënies së punës;
1.3. të sigurojë mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt që aplikojnë për vende të lira të punës;
1.4. Kur për një vend të lirë pune ose për një kategori të caktuar pune nuk ka barazi gjinore, nuk paraqet diskriminim gjinor nëse shpallja inkurajon gjininë më pak të përfaqësuar të aplikojnë me qëllim të promovimit të barazisë gjinore;
1.5. që të mos disfavorizojë një punëkërkues, duke vendosur rregulla, kritere ose metoda procedurale, që në dukje janë neutrale, por që në praktikë janë më pak të favorshme për personat e një gjinie, që përmban diskriminim të tërthortë gjinor;
1.6. të punësojë personin pa dallim gjinor, në çdo pozitë ose vend të lirë, në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale;
1.7. të promovojë shpërndarje të barabartë, ndërmjet meshkujve dhe femrave në lloje të ndryshme të vendeve të punës dhe brenda kategorive të ndryshme të punonjësve, përmes trajnimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale si dhe masave të tjera të përkohshme;
1.8. të sigurojë që femrat dhe meshkujt të kenë mundësi të barabarta për të vazhduar shkollimin dhe aftësimin profesional dhe të përcjellin trajnimet të cilat mbahen për të shtuar shkathtësitë profesionale ose të përgatiten për profesione të tjera;
1.9. të zbatojë kritere të barabarta në vlerësimin e cilësisë së punës;
1.10. Punëdhënësi nuk mund të zbatojë një kriter vlerësues, në dukje neutral, por që në praktikë është në disavantazh të personave të gjinisë tjetër;
1.11. Në veçanti, kur sistemi i klasifikimit të vendeve të punës përdoret për të përcaktuar pagën, bazohet në kriteret e njëjta për meshkujt dhe femrat dhe shmangë diskriminimin në bazë të gjinisë;
1.12. të japë pagë të barabartë për punë të barabartë dhe punë me vlerë të barabartë;
1.13. Punëdhënësi është i obliguar që të sigurojë një mjedis të tillë të punës në të cilin asnjë nga punëtorët nuk është subjekt i trajtimit të padëshirueshëm të natyrës seksuale nga punëdhënësi, mbikëqyrësi, apo kolegët, duke përfshirë trajtimin e padëshiruar fizik, verbal ose joverbal apo sjelljet e tjera seksuale që krijojnë marrëdhënie dhe një mjedis frikësimi, armiqësor ose poshtërues të punës dhe që cenojnë dinjitetin e femrave dhe meshkujve në punë;
1.14. të mos vendosë në pozitë të disfavorshme ose të mos marrë masa disiplinore ndaj punëmarrësit, i cili kundërshton ose ankohet për diskriminim, ngacmim seksual, si edhe ndaj punëmarrësit që dëshmon për veprime diskriminuese, ose ngacmim seksual, të kryera prej punëdhënësit ose punëmarrësve të tjerë;
1.15. Punëdhënësit janë të obliguar të marrin masa të nevojshme për t’u mundësuar femrave dhe meshkujve të përshtatin detyrimet e tyre profesionale he familjare;
1.16. Organizimi i punës dhe orarit, në pajtim me nevojat e tregut të punës dhe gjendjen familjare të të punësuarve, bëhet në mënyrë që të sigurojë kthimin në vendin e njëjtë të punës pas pushimit të lindjes, pushimit prindëror, pushimit të abortit, pushimit mjekësor ose pas kohës së kaluar jashtë vendit të punës për shkaqe urgjente familjare, apo aftësime profesionale.
2. Çdo person pas pushimit prindor, ka të drejtë, të kthehet në punën e tij/saj sipas kushteve të cilat janë jo më pak të favorshme për të dhe të përfitojë nga kushtet e mira të punës në të cilën ajo ka të drejtë gjatë mungesës së saj përfshirë mundësitë e avancimit.
Ndalimi i diskriminimit gjinor dhe trajtimit të pabarabartë
1. Ndalohet diskriminimi mbi bazë gjinore në institucione arsimore në të gjitha nivelet, duke përfshirë qasjen në arsimim, procesin e pranimit, qasjen në shërbime, mjete dhe përfitime si bursat, rezultatet e vlerësimit, marrjen e diplomave dhe titujve shkencor, qasjen në trajnime profesionale, ndjekjen e arsimimit, sporteve dhe fushave tjera.
2. Veprimet në vijim përbëjnë diskriminim në bazë gjinore dhe janë të ndaluara:
2.1. çdo kufizim apo pengesë me bazë gjinore, në krijimin e mundësive të nevojshme, për t’u shkolluar në institucione publike e private, të cilat ofrojnë shkollim apo kualifikime tjera dhe shërbime trajnimi;
2.2. Ofrimin e mundësive të ndryshme për meshkujt dhe femrat në zgjedhjen e fushës së veçantë të studimit, trajnim apo diplomim, dhe në lidhje me kohëzgjatjen e klasave, përveçse kjo përligjet nga një qëllim i ligjshëm dhe mjetet për arritjen e atij qëllimi janë ato që duhen dhe të nevojshme.