Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 10.a

Neni 10.a

 (a) Kushte tё njëjta tё bёrjes sё karierёs dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit tё shkollave dhe të marrjes sё diplomave në institucionet arsimore të të gjitha kategorive si në fshat ashtu edhe në qytet; kjo barazi sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe nё arsimin teknik të lartё, si dhe në çdo institucion tjetër tё kualifikimit profesional;

Neni 10.b

Neni 10.b

(b) Të drejtën për tё frekuentuar programe tё njёjta mёsimore, për t'u nёnshtruar provimeve tё njëjta, për të pasur kuadёr mësimor me kualifikim tё standardit tё njёjtё dhe lokale e pajisje shkollore të një cilёsie të njëjtё;

Neni 10.c

Neni 10.c

(c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrit dhe të gruas në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke inkurajuar bashkarsimin dhe tipe të tjera të arsimit që ndihmojnё realizimin e këtij objektivi, e sidomos duke rishikuar tekstet dhe programet mёsimore dhe duke pёrshtatur metodat e mёsimdhёnies;

Neni 10.d

d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;

Neni 10.e

e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;(

Neni 10.f

f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

Neni 10.g

g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik; 

Neni 10.h

h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 26.1

26.1 Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.

Neni 26.2

26.2. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve,si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 28.1

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

(a) Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;

(b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm si të përgjithshëm, dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhënia e një ndihme financiare në rast nevoje;

(c) U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të gjitha mjetet e përshtatshme;

(d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional;

 (e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.

Neni 28.1.a

Neni 28.1.a

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

(a) Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;

Neni 28.1.b

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

 (b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm si të përgjithshëm, dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhënia e një ndihme financiare në rast nevoje;

Neni 28.1.d

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

 (d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional;

Neni 28.1.e

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

  (e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.

Neni 28.2

 2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që displina shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe në përputhje me këtë Konventë.

Neni 28. 3

3. Shtetet Palë nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit, për të kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të analfabetizmit kudo në botë dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive shkencore e teknike dhe të metodave moderne të mësimdhënies. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.

Neni 29.1

Neni 29.1 Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;

(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;

(c) Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;

(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone;

(e) T’i zhvillojë fëmijës respektin për mjedisin natyror.

 

Neni 29.1.a

Neni 29.1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;

 

Neni 29 .1. b

Neni 29.1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;

 

Neni 29.1c

(c) Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;

Neni 29.1.d

Neni 29.1.d  Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone;

Neni 29.1.e

Neni 29.1.e  Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:

(e) T’i zhvillojë fëmijës respektin për mjedisin natyror.

Neni 29. 2.

Neni 29. 2. Asnjë dispozitë e këtij neni ose e nenit 28 nuk do të interpretohet në mënyrë të atillë që të cënojë lirinë e personave fizikë ose juridikë, për të krijuar e drejtuar qendra arsimore, gjithmonë me kusht që parimet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni të respektohen dhe që arsimi që jepet në këto qendra të jetë në përputhje me normat minimale që përcaktohen nga Shteti.

 

 

Ligjet
Articles
Ligjet Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032
Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032
Nenet Neni 9

Organizimi i arsimit parauniversitar

1. Arsimimi parauniversitar dhe parashkollor organizohet përmes një kornize të mësimit tërë jetësor

sipas niveleve të ISCED-it si vijon dhe në pajtim me fazat kryesore të Kornizës Kombëtare të Kurrikulumit:

1.1. niveli 0: Arsimi parashkollor (normalisht mosha zero (0) deri në gjashtë (6) vjeç, faza kyçe 0 dhe një pjesë e fazës 1 e KKK), i rregulluar me këtë ligj vetëm për moshën pesë (5) deri gjashtë (6) vjeçare (shkollë parafillore); përndryshe në përputhje me nenin 10 të këtij ligji;

1.2. niveli 1: Arsimi fillor që zgjat 5 vite (normalisht prej moshës gjashtë (6) vjeçare, pjesa e mbetur e fazës 1 dhe 2 e KKK);

1.3. niveli 2: Arsimi i mesëm i ulët që zgjat katër (4) vite (normalisht prej moshës dymbëdhjetë (12) vjeçare, faza 3 dhe 4 e KKK);

1.4. niveli 3: Arsimi i mesëm i lartë që zgjat tri (3) vite, varësisht nga kurrikulumi i përcaktuar nga Ministria (normalisht prej moshës pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, faza 5 dhe 6 e KKK), përfshirë gjimnazin, shkollën e mesme profesionale, shkollën e muzikës dhe atë të artit, dhe

1.5. niveli 4: Arsimimi postsekondar në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në periudhën një (1) deri dy (2) vite (zakonisht nga mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, specializimi passekondar në KKK).

1.6. programe të mësimit gjatë gjithë jetës për të rritur që mund të ofrohen në nivelet 3, dhe 4 të ISCED-it.

2. Shkollimi i detyruar fillon në fillim të vitit shkollor pas datës kur fëmija arrin moshën gjashtë (6) vjeçare që është mosha minimale për shkollimin e detyruar dhe përfundon në fund të nivelit 2 të ISCEDit.

3. Edukimi parafillor bëhet i detyrushem siç është paraparë në dispozitat kalimtare.

4. Shkollimi i detyruar ofrohet falas.

5. Ministria mund të nxjerrë akte nënligjore për shmangien e situatave të jashtëzakonshme në lidhje me kërkesat për arsim të detyruar.

6. Fëmija, i cili në kohën e fillimit të vitit shkollor është nën minimumin e moshës së duhur për shkollimin e detyruar mund të regjistrohet në këtë shkollim në bazë të rekomandimit të shërbimit profesional pedagogjiko-psikologjik në shkollë. Vendimi për regjistrim merret nga drejtori i shkollës.

7. Ministria, përmes aktit nënligjor, mund të përcaktojë test përzgjedhës për shkolla të caktuara profesionale të nivelit 3 të ISCED-it.

8. Ministria, përmes një akti nënligjor, mund të modifikojë definicionet e niveleve të ISCED-it në përputhje me rezultatet e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në seancën e 36 (2011) duke u bazuar në rishikimin e ISCED-it siç ishte raportuar në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, seancën e 35-të (2009).

Nenet Neni 1

Neni 1

1. Qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë edukimin, arsimin dhe aftësimin parauniversitar nga niveli 0 deri në 4 i ISCED-it duke përfshirë arsimin dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rriturve që marrin kualifikime në këto nivele.

 2. Qëllimet e arsimimit dhe aftësimit parauniversitar janë:

2.1. zhvillimi i personalitetit, talentit dhe aftësisë mendore e fizike të nxënësit deri në potencialin e tij të plotë;

2.2. avancimi i krijimit të njohurive themelore shkencore, shkathtësive të komunikimit, vrojtimit dhe shkathtësive analitike,kreativitetit,mëvetësisë dhe aftësive të ndërlidhura të mësimnxënies;

2.3. zhvillimi i respektit te nxënësi për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe për parimet e përcaktuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara,me konventat përkatëse dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës;

2.4. zhvillimi i respektit te nxënësit për prindërit dhe mësimdhënësit, për identitetin kulturor, gjuhën dhe vlerat e komunitetit të tij, për vlerat e Republikës së Kosovës, për shtetin nga i cili mund të ketë prejardhjen dhe për respektimin e diversitetit;

2.5. përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe në miqësi me pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës, e më gjerë;

2.6. të zhvillojë te nxënësi respektin për mjedisin.

3. Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të interpretohet si zvogëlim apo kufizim i çfarëdo të drejte të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, të paraparë me ligjin në fuqi.

Nenet Neni 3

Neni 3 Parimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar

1. Asnjë personi nuk guxon t’i mohohet e drejta për arsimim.

2. Arsimi parauniversitar është përgjegjësi e përbashkët e prindërve, institucioneve arsimore dhe aftësuese, komunave dhe qeverisë, sipas funksioneve dhe detyrave përkatëse të përcaktuara në këtë ligj.

3. Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor e social.

4. Gjatë planifikimit, menaxhimit dhe zbatimit të sistemit të arsimit parauniversitar, Ministria, komunat, si dhe institucionet arsimore dhe ato aftësuese do të marrin parasysh normat e miratuara ndërkombëtare për arsimin për të gjithë, të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e grupeve të ndjeshme në shoqëri dhe për avancimin e barazisë gjinore.

5. Gjatë zbatimit të funksioneve dhe përgjegjësive të tyre në kuadër të këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, Ministria, komunat dhe institucionet arsimore apo ato aftësuese do të:

5.1. respektojnë dhe avancojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, siç parashihet me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi;

5.2. kultivojnë njohuritë për kulturën, historinë, dhe gjuhën e të gjitha komuniteteve.

6. Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.

7. Institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera, të cilat propagandojnë një fe të caktuar.

8. Ministria, komuna, institucionet arsimore dhe aftësuese dhe komuniteti duhet ta bëjnë institucionin tërheqës dhe të sigurt për nxënësin, mësimdhënësin dhe prindërit, përmes përgjegjësive të tyre përkatëse për kurrikulum, standardet e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së ndërtesave shkollore, shëndetësisë dhe sigurisë, ruajtjes së ambientit si dhe adresimit të çështjeve disiplinore dhe sjelljeve.