Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
Neni 10
Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave, me qëllim që t'i sigurohen atyre të drejta të barabarta me burrat në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë, për të siguruar mbi bazën e barazisë midis burrave dhe grave:
a) Kushte të njëjta të bërjes së karrierës dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të gjitha kategorive si në zonat rurale dhe në ato urbane; kjo barazi do të sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe në arsimin teknik të lartë, si dhe në çdo institucion tjetër të kualifikimit profesional;
b) Të drejtën për të frekuentuar programe të njëjta mësimore, për t'u nënshtruar provimeve të njëjta, për të pasur kuadër mësimor me kualifikim të standardit të njëjtë dhe ambiente e pajisje shkollore të një cilësie të njëjtë;
c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrave dhe të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke nxiturr bashkëarsimin dhe lloje të tjera të arsimit që ndihmojnë realizimin e këtij objektivi, e veçanërisht duke rishikuar tekstet dhe programet mësimore dhe duke përshtatur metodat e mësimdhënies;
d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;
e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;
f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;
g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik;
h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.
Neni 10.a
(a) Kushte tё njëjta tё bёrjes sё karierёs dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit tё shkollave dhe të marrjes sё diplomave në institucionet arsimore të të gjitha kategorive si në fshat ashtu edhe në qytet; kjo barazi sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe nё arsimin teknik të lartё, si dhe në çdo institucion tjetër tё kualifikimit profesional;
d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;
3. Shtetet Palë nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit, për të kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të analfabetizmit kudo në botë dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive shkencore e teknike dhe të metodave moderne të mësimdhënies. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.