Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 10

Neni 10

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave, me qëllim që t'i sigurohen atyre të drejta të barabarta me burrat në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë, për të siguruar mbi bazën e barazisë midis burrave dhe grave:

a) Kushte të njëjta të bërjes së karrierës dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të gjitha kategorive si në zonat rurale dhe në ato urbane; kjo barazi do të sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe në arsimin teknik të lartë, si dhe në çdo institucion tjetër të kualifikimit profesional;

b) Të drejtën për të frekuentuar programe të njëjta mësimore, për t'u nënshtruar provimeve të njëjta, për të pasur kuadër mësimor me kualifikim të standardit të njëjtë dhe ambiente e pajisje shkollore të një cilësie të njëjtë;

c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrave dhe të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke nxiturr bashkëarsimin dhe lloje të tjera të arsimit që ndihmojnë realizimin e këtij objektivi, e veçanërisht duke rishikuar tekstet dhe programet mësimore dhe duke përshtatur metodat e mësimdhënies;

d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;

e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;

f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik;

h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.

Neni 10.e

e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;(

Neni 10.f

f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 26.1

26.1 Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.

Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ Protokoli nr. 2
KEDNJ Protokoli nr. 2
Nenet
Neni 2

Asnjë personi nuk mund t'i mohohet e drejta e arsimit. Në ushtrimin e çdo funksioni që ai merr përsipër në lidhje me arsimin dhe mësimdhënien, Shteti do të respektojë të drejtën e prindërve për të siguruar një edukim dhe mësim të tillë në përputhje me fetë e tyre dhe bindjet filozofike.

Ligjet
Articles
Nuk ka rezultat