Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
Neni 10
Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave, me qëllim që t'i sigurohen atyre të drejta të barabarta me burrat në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë, për të siguruar mbi bazën e barazisë midis burrave dhe grave:
a) Kushte të njëjta të bërjes së karrierës dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të gjitha kategorive si në zonat rurale dhe në ato urbane; kjo barazi do të sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe në arsimin teknik të lartë, si dhe në çdo institucion tjetër të kualifikimit profesional;
b) Të drejtën për të frekuentuar programe të njëjta mësimore, për t'u nënshtruar provimeve të njëjta, për të pasur kuadër mësimor me kualifikim të standardit të njëjtë dhe ambiente e pajisje shkollore të një cilësie të njëjtë;
c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrave dhe të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke nxiturr bashkëarsimin dhe lloje të tjera të arsimit që ndihmojnë realizimin e këtij objektivi, e veçanërisht duke rishikuar tekstet dhe programet mësimore dhe duke përshtatur metodat e mësimdhënies;
d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;
e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;
f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;
g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik;
h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.
Neni 10.c
(c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrit dhe të gruas në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke inkurajuar bashkarsimin dhe tipe të tjera të arsimit që ndihmojnё realizimin e këtij objektivi, e sidomos duke rishikuar tekstet dhe programet mёsimore dhe duke pёrshtatur metodat e mёsimdhёnies;
h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.
26.2. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve,si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.
3. Shtetet Palë nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit, për të kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të analfabetizmit kudo në botë dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive shkencore e teknike dhe të metodave moderne të mësimdhënies. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.
Neni 29.1 Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:
(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;
(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;
(c) Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;
(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone;
(e) T’i zhvillojë fëmijës respektin për mjedisin natyror.
Neni 29.1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:
(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës;
Neni 29.1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:
(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;
(c) Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;
Neni 29.1.d Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:
(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone;
Në Shtetet ku ekzistojnë pakica etnike, fetare apo gjuhësore, ose persona me origjinë autoktone, një fëmije që i përket një minoriteti ose është autokton, nuk mund t’i mohohet e drejta për të pasur kulturën e vet, të ushtrojë dhe praktikojë fenë e vet, ose të përdorë gjuhën e vet së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të tij
Neni 84 Programet e veçanta për vijimin e shkollimit
1. Përmes programeve të veçanta, drejtori i institucionit korrektues i mundëson personit të dënuar vijimin e shkollimit fillor, të mesëm, universitar, apo ndonjë shkollim tjetër. Shpenzimet e shkollimit të tillë mbulohen nga personi i dënuar.
2. Vullnetarët që dëshirojnë t’u ndihmojnë personave të dënuar për të vijuar shkollimin e mesëm dhe universitar në institucion korrektues mund të autorizohen nga drejtori i institucionit korrektues.
Është obligim i përgjithshëm i Ministrisë, komunave, institucioneve arsimore dhe të gjitha organeve të tjera, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, siç është rregulluar përmes këtij ligji dhe ligjeve të tjera në fuqi, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor e social.