Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ Protokoli nr. 2
KEDNJ Protokoli nr. 2
Nenet
Neni 2

Asnjë personi nuk mund t'i mohohet e drejta e arsimit. Në ushtrimin e çdo funksioni që ai merr përsipër në lidhje me arsimin dhe mësimdhënien, Shteti do të respektojë të drejtën e prindërve për të siguruar një edukim dhe mësim të tillë në përputhje me fetë e tyre dhe bindjet filozofike.

Ligjet
Articles
Ligjet Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032
Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032
Nenet Neni 40

Neni 40

Parimi i arsimit gjithëpërfshirës

1. Qëllimi i qartë i këtij Ligji është që parimi i arsimit gjithëpërfshirës të zbatohet në Republikën e Kosovës si praktika më e mirë në përputhje me normat ndërkombëtare, si parashihen në Konventën e UNESCO-s për të Drejtat e Fëmijëve (1989), në Deklaratën e Salamankës (1994), Konventën e OKBsë për të Drejta të Personave me Aftësi të Kufizuara (2007) dhe në konventat apo rekomandimet e tjera përkatëse ndërkombëtare.

2. Parimi i arsimit gjithëpërfshirës nënkupton se:

2.1. institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve;

2.2. mbështetja përkatëse duhet të ofrohet bazuar në nevojat intelektuale të nxënësve; dhe

2.3. ambientet e posaçme arsimore apo shkollat speciale arsyetohen vetëm pasi që nga vlerësimi i ekspertit del se nuk është praktike të regjistrohet ndonjë fëmijë në shkollën e rregullt publike apo në institucionin e aftësimit.

3. Komunat marrin masa për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta të komunës, përfshirë edhe themelimin e dhomave burimore dhe klasave të përshtatura për nxënësit me aftësi të kufizuara fizike, përfshirë ato ndijore.

4. Sipas vlerësimeve individuale profesionale, komunat sigurojnë transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara apo me vështirësi në mësim që ndjekin mësimet në shkollë komunale. 

Nenet Neni 42

Qendrat burimore, shkollat speciale dhe njësitë që ofrojnë arsimim të veçantë

1. Ministria mund të themelojë dhe mirëmbajë qendra të burimeve, shkolla speciale si dhe njësi të tjera që ofrojnë arsim special për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda apo të shumëfishta apo me vështirësi në mësimnxënie, të cilët vlerësohet se nuk janë në gjendje të arsimohen në shkolla komunale apo në institucione publike për aftësim.

2. Qendrat e burimeve dhe njësitë e tjera, të themeluara sipas këtij neni, gjithashtu ofrojnë ndihmesë,

në kuadër të resurseve që i kanë në dispozicion, në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore dhe aftësuese që arsimojnë nxënësit me vështirësi në mësim.

3. Mësimdhënësit dhe personeli tjetër profesional i punësuar në shkolla, qendra të burimeve dhe njësi të tjera të themeluara sipas këtij neni licencohen sipas dispozitave të këtij ligji.

4. Ministria siguron transport falas, të sigurt dhe të përshtatshëm apo aranzhon kujdes rezidencial të përshtatshëm, sipas vlerësimit profesional individual, për fëmijët që vijojnë shkollat speciale, qendrat e burimeve dhe për njësitë e tjera të themeluara sipas kësaj pjese.

 

Ligjet Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara Nr. 03/L-019
Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara Nr. 03/L-019
Nenet Neni 1.

Neni 1. Fushëveprimi

Me këtë ligj rregullohen dhe përcaktohen të drejtat, kushtet, mënyrat e aftësim, riaftësim profesional dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara, për integrimin e tyre në tregun e hapur të punës sipas kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në legjislacionin e aplikueshëm.

 

 

Nenet Neni 2

Neni 2 Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përkrahja ligjore dhe institucionale për aftësimin, riaftësimin, nxitjen dhe përgatitjen profesionale për punësim të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar duke u mbështetur në principet dhe tretmanin e mundësive të barabarta përfshirë edhe mundësitë gjinore.

Nenet Neni 10

Neni 10 Politikat qeveritare për aftësimin profesional

1. Politikat qeveritare përkitazi me aftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara do të përfshijnë: 1.1. aftësimin, riaftësimin profesional dhe format tjera të mbështetjes për punësimin e personave me aftësi të kufizuara; 1.2. parimet, mënyra e veprimit dhe metodat e përgaditjes profesionale të zbatuara përgjithësisht në kualifikimet e personave të tjerë, zbatohen në rastet e personit me aftësi të kufizuar, deri në atë mase sa lejojnë aftësitë e tij; 1.3. masat e mundshme dhe të nevojshme për të krijuar dhe zhvilluar shërbimet e specializuara të aftësimit profesional për personat me aftësi të kufizuara, që kërkojnë ndihmë për gjetjen e punës dhe avancim në vendin e punës; 1.4. plan programet mësimore sipas sistemit modular që mundësojnë aftësim individual për personat me aftësi të kufizuara; 1.5. aftësimin e përbashkët të personave me aftësi të kufizuara me të tjerët, në hapësirë të njëjtë dhe trajner të njëjtë me qëllim të integrimit të tyre në shoqëri; 1.6. angazhimin e institucioneve që ofrojnë aftësim profesional, për të krijuar mjedis fizik të përshtatshëm për qasje pa vështirësi për personat me aftësi të kufizuara; 6 1.7. aftësimin e personelit administrativ dhe teknik të institucioneve për aftësim, riaftësim dhe punësim, të cilët drejtpërsëdrejti punojnë me personat me aftësi të kufizuara.