Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas
Nenet
Neni 10

Neni 10

Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave, me qëllim që t'i sigurohen atyre të drejta të barabarta me burrat në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë, për të siguruar mbi bazën e barazisë midis burrave dhe grave:

a) Kushte të njëjta të bërjes së karrierës dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të gjitha kategorive si në zonat rurale dhe në ato urbane; kjo barazi do të sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe në arsimin teknik të lartë, si dhe në çdo institucion tjetër të kualifikimit profesional;

b) Të drejtën për të frekuentuar programe të njëjta mësimore, për t'u nënshtruar provimeve të njëjta, për të pasur kuadër mësimor me kualifikim të standardit të njëjtë dhe ambiente e pajisje shkollore të një cilësie të njëjtë;

c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrave dhe të grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke nxiturr bashkëarsimin dhe lloje të tjera të arsimit që ndihmojnë realizimin e këtij objektivi, e veçanërisht duke rishikuar tekstet dhe programet mësimore dhe duke përshtatur metodat e mësimdhënies;

d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për studime;

e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;

f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik;

h) Të drejtën për të marrë informacione specifike nga fusha e arsimit për të ndihmuar sigurimin e shëndetit dhe mirëqenien e familjeve, duke përfshirë informacionin dhe këshillimet lidhur me planifikimin familjar.

Neni 14.2

Palët e Shteteve marrin të gjitha masat e duhura për të eleminuar diskriminimin ndaj grave në zonat rurale në mënyrë që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrave dhe grave, që ata të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga zhvillimi rural dhe, veçanërisht, t'u sigurojnë grave të tilla e drejta:

(a) Të marrë pjesë në shtjellimin dhe zbatimin e planifikimit të zhvillimit në të gjitha nivelet;
(b) Të ketë akses në institucione adekuate të kujdesit shëndetësor, përfshirë informacionin, këshillimin dhe shërbimet në planifikimin e familjes;
(c) Për të përfituar drejtpërdrejt nga programet e sigurimeve shoqërore;
(d) Të marrë të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsimimit, formale dhe joformale, përfshirë atë që lidhet me arsimimin funksional, si dhe, ndër të tjera, përfitimin e të gjitha shërbimeve të komunitetit dhe shtrirjes, me qëllim të rritjes së aftësive të tyre teknike;
(e) Të organizojnë grupe të vetë-ndihmës dhe kooperativa në mënyrë që të sigurojnë qasje të barabartë në mundësi ekonomike përmes punësimit ose vetë-punësimit;
(f) Të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e komunitetit;
(g) Të ketë qasje në kredi dhe kredi bujqësore, lehtësirat e marketingut, teknologjinë e duhur dhe trajtimin e barabartë në tokën dhe reformën agrare, si dhe në skemat e rivendosjes së tokës;
(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, transportin dhe komunikimet.

Neni 14.2 d

d) Të marrë të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsimimit, formale dhe joformale, përfshirë atë që lidhet me arsimimin funksional, si dhe, ndër të tjera, përfitimin e të gjitha shërbimeve të komunitetit dhe shtrirjes, me qëllim të rritjes së aftësive të tyre teknike;

 

Neni 10.a

Neni 10.a

 (a) Kushte tё njëjta tё bёrjes sё karierёs dhe të kualifikimit profesional, të frekuentimit tё shkollave dhe të marrjes sё diplomave në institucionet arsimore të të gjitha kategorive si në fshat ashtu edhe në qytet; kjo barazi sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe nё arsimin teknik të lartё, si dhe në çdo institucion tjetër tё kualifikimit profesional;

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 26.1

26.1 Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.

Neni 26.2

26.2. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve,si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

 

Instrumentet ndërkombëtare Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Konventa për të Drejtat e Fëmijës
Nenet
Neni 28.1

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

(a) Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;

(b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm si të përgjithshëm, dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhënia e një ndihme financiare në rast nevoje;

(c) U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të gjitha mjetet e përshtatshme;

(d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional;

 (e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e përqindjes së braktisjes së shkollës.

Neni 28.1.d

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të veçantë ata:

 (d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe orientimin shkollor e profesional;

Neni 28.1.c

(c) U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të gjitha mjetet e përshtatshme;

Instrumentet ndërkombëtare KEDNJ Protokoli nr. 2
KEDNJ Protokoli nr. 2
Nenet
Neni 2

Asnjë personi nuk mund t'i mohohet e drejta e arsimit. Në ushtrimin e çdo funksioni që ai merr përsipër në lidhje me arsimin dhe mësimdhënien, Shteti do të respektojë të drejtën e prindërve për të siguruar një edukim dhe mësim të tillë në përputhje me fetë e tyre dhe bindjet filozofike.

Ligjet
Articles
Nuk ka rezultat