Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
2
Shtetet Palë dënojnë diskriminimin ndaj grave në të gjitha format e saj, bien dakord të ndjekin me të gjitha mjetet e duhura dhe pa vonesë një politikë të eleminimit të diskriminimit ndaj grave dhe, për këtë qëllim, të ndërmarrin:
2.a
Të mishërojë parimin e barazisë së burrave dhe grave në kushtetutat e tyre kombëtare ose legjislacionin tjetër të duhur, nëse ende nuk është i përfshirë në të dhe të sigurojë, përmes ligjit dhe mjeteve të tjera të përshtatshme, realizimin praktik të këtij parimi;
2.b
Të miratojë masa të duhura legjislative dhe të tjera, përfshirë sanksione kur është e përshtatshme, duke ndaluar çdo diskriminim ndaj grave;
(a) Të përfshijnë në kushtetutat e tyre kombёtare ose në ndonjё dispozitë tjetër ligjore të përshtatshme, parimin e barazisë sё burrit dhe të gruas, po qe se ende nuk ёshtё bёrё, dhe të sigurojnë nёpёrmjet legjislacionit dhe masave tё tjera të përshtatshme zbatimin praktik të këtij parimi;
(b) Të miratojnё masa ligjore dhe masa të tjera të përshtatshme duke përfshirё edhe sanksione, po qe se ёshtё e nevojshme, duke ndaluar çdo formё tё diskriminimit ndaj grave;
(c) Të vendosin një mbrojtje gjyqёsore të të drejtave të grave, mbi bazёn e barabartё me burrat, dhe të sigurojnё, nёpёrmjet gjykatave kombёtare kompetente dhe institucioneve të tjera publike, mbrojtjen efektive të grave kundёr çdo veprimi diskriminues;
(f) Të marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për tё ndryshuar ose shfuqizuar ligjet ekzistuese, rregulloret, zakonet apo praktikat të cilat përbëjnё diskriminimin ndaj gruas;
Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.
Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për luftimin e tё gjitha formave tё trafikut tё grave dhe tё shfrytёzimit tё prostitucionit të grave.
1. Shtetet palë i njohin gruas barazinё me burrin pёrpara ligjit.
2. Shtetet palë i njohin gruas, në fushёn civile, zotёsi juridike të njëjtё me atё të burrit dhe mundёsi të njëjta për ta ushtruar këtë zotёsi. Ato i njohin asaj në mënyrë të veçantë të drejta të barabarta pёr tё lidhur kontrata dhe pёr tё administruar pasuri e i trajtojnё njёsoj në të gjitha fazat e procedurёs gjyqёsore.
3. Shtetet palë janë të mendimit se çdo kontratё ose çdo dokument tjetër privat, i çfarёdo lloji qoftё, që ka për efekt juridik të synojё kufizimin e zotёsisё juridike të gruas, duhet të konsiderohet i paqenё.
4. Shtetet palë u njohin burrit edhe gruas tё drejta të njëjta lidhur me legjislacionin që trajton të drejtën e personave për të lёvizur lirisht, si dhe për të zgjedhur vendbanimin dhe banesёn e tyre.
Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё sigurojnё tё drejtёn e barabartё tё burrit dhe tё gruas lidhur me gëzimin e tё gjitha tё drejtave civile dhe politike tё përcaktuara në kёtё Pakt
Ndalimi i diskriminimit Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër
Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.
Llojet e trajtimit të pabarabartë
1. Llojet e trajtimit të pabarabartë janë si në vijim:
1.1. Diskriminimi i drejtpërdrejtë konsiderohet kur një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa trajtohet, ka qenë i trajtuar ose do të trajtohet një person tjetër në një situatë të krahasueshme, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;
1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;
1.3. Ngacmimi konsiderohet diskriminim, kur një sjellje e padëshirueshme (që përfshin por, nuk kufizohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo psikologjike, që ka për qëllim apo pasojë shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues apo fyes) mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji;
1.4. Nxitja për të diskriminuar konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe përfshin çdo promovim të urrejtjes kur ajo bëhet me dashje”.
1.5. Viktimizimi konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, dhe ndodhë kur personi përjeton trajtim të pafavorshëm apo pasoja negative si reagim ndaj ankimit apo mos ankimimit (procedurave të filluara) apo veprimeve me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë, ose në rastet kur personi i tillë ofron informacione, dëshmi apo ndihmë në lidhje me ankesën ose procedurën në rast të diskriminimit;
1.6. Segragacioni konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, duke përfshirë mbrojtjen e çdo personi që nuk merr pjesë në një ankim për diskriminim po që i cili mendohet ta ketë bërë ate, i cili ndodhë në rastet kur një ose disa persona veçohen nga të tjerët përmes personave fizik, juridik, ose me kombinimin e të dyjave, nga sektori publik, privat apo nga të dy sektorët, dhe ky veçim bëhet mbi një nga bazat e përcaktuara në nenin 1 (një) të këtij Ligji;
1.7. Dikriminimi në bazë të asociimit - konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, shënjestrimi i personave që nuk i përkasin një grupi të caktuar por, që janë palë të treta që asociohen me ato grupe;
1.8. Mosdhënia e një përshtatjeje/akomodimi të arsyeshëm për personat me aftësi të kufizuar, në përputhje me nevojat e tyre specifike konsiderohet diskriminim mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveçse kur është një barrë e paarsyeshme për personin që është i detyruar ta ofrojë dhe kjo nuk bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke marrë në konsideratë për këtë qëllim faktorë të tillë si përdorimi i burimeve të disponueshme publike, pjesëmarrjen në jetën sociale dhe publike dhe garantimin e qasjes në vendin e punës dhe kushte të përshtatshme pune;
1.9. Diskriminimi në bazë të përceptimit - kosiderohet diskriminimi sipas nenit një (1) të këtij Ligji, vendosja në objektiv jo të personave që i përkasin një grupi të caktuar, por personave të tretë që përceptohen se i përkasin grupit;
1.10. Diskriminimi i shumëfishtë, ndodh kur diskriminimi është i bazuar në çfarëdo kombinimi mbi bazat e mbuluara me këtë ligj. Diskriminimi i shumëfishtë dhe bazat e shumëfishta interpretohen në përputhje me rrethanat. 2. Shkelja e parimit të trajtimit të barabartë të bazave të përmendura në nenin një (1), të këtij Ligji konsiderohet diskriminim.
Koncepti i diskriminimit
1. Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilëdo nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji.
2. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Format e rënda të diskriminimit
Sjellja diskriminuese e cila është motivuar nga më shume se një bazë apo e cila është kryer më shumë se një herë, apo e cila ka zgjatur për një periudhë të gjatë kohore apo ka pasur pasoja veçanërishtë të dëmshme për viktimën konsiderohet formë e rëndë e diskriminimit.
Ekstradimi nuk lejohet nëse ka arsye për të besuar se personi nuk do të pranojë garancitë minimale për një gjykim të drejtë në shtetin kërkues, siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës
1.2. Diskriminimi i tërthortë konsiderohet kur, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në dukje e vë, e ka vënë apo do ta vë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët, sipas një apo më shumë nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, përveç në rastet kur dispozita, praktika apo kriteri i tillë mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim, dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë të përshtatshme dhe domosdoshme;
Avokati i Popullit 1. Avokati i Popullit është Institucion i shtetit, i cili bënë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit trajton rastet që kanë të bëjnë me diskriminimin sipas ligjit përkatës për Avokatin e Popullit. 2. Avokati i Popullit ka këto kompetenca: 2.1. pranon dhe heton parashtresat e personave, ndërmjetëson, jep mendime dhe rekomandime për rastet konkrete të diskriminimit; 2.2. ofron asistencë viktimave të diskriminimit në bërjen e ankesave kundër diskriminimit dhe ofron informatat e domosdoshme personave që kanë paraqitur një ankesë për diskriminim në lidhje me të drejtat e tyre, për detyrimet dhe mundësitë e gjykatës, si dhe për mjetet tjera mbrojtëse; 2.3. Avokati i Popullit ka autorizim të hetoj ose të veproj mbi ndonjë ankesë të parashtruar ose me vetë-iniciativë (ex-officio) kur ka bazë për të dyshuar se ka ndodhur diskriminimi nga subjektet e sektorit publik; 2.4. u drejtohet organeve të prokurorisë dhe të hetimit direkt me një kerkesë për fillimin e hetimit të kundërvajtjeve dhe veprave penale dhe kërkon fillimin e procedimit diciplinor të zbatueshëm; 2.5. informon publikun për rastet e diskriminimit dhe ndërmerr masa për promovimin e barazisë, të drejtave të njeriut dhe mos diskriminimin; 2.6. përcjell zbatimin e këtij ligji dhe inicon ndryshimin e dispozitave për zbatimin dhe avancimin e mbrojtjes nga diskriminimi; 2.7 ofron këshilla, udhëzime dhe mbështetje, subjekteve të sektorit publik dhe privat mbi praktikat e mira në promovimin e barazisë, në përshtatjen ndaj diversitetit dhe parandalimin e diskriminimit mbi bazat e mbuluara nga Ligji përkatës për Barazi Gjinore dhe nga ky Ligj, si dhe jep rekomandime për marrjen e masave për promovimin e barazisë, përshtatjen ndaj diversitetit dhe/ose luftimin e diskriminimit; 2.8. ofron këshilla, mbështetje dhe udhëzime organizatave jo-qeveritare dhe partnerëve social në praktikat e mira dhe efektive në luftimin e diskriminimit dhe promovimin e barazisë, në veçanti organizatave që merren me çështjet e barazisë dhe jo-diskriminimin; 2.9. jep mendime në projekt-aktet normative për mbrojtjen nga diskriminimi; 2.10. mbledh të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera, realizon studime, hulumtime dhe trajnime, në lidhje me diskriminimin; 2.11. bashkëpunon me partnerët social, organizatat jo-qeveritare, që merren me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me mekanizmat përkatëse të shteteve tjera që merren me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe me institucionet dhe bashkësitë fetare të regjistruara në Kosovë; 2.12. paraqet raport së paku çdo vit në Kuvendin e Republikës së Kosovës për zbatimin e këtij Ligji dhe gjithashtu mund të hartojë raporte të veçanta për zbatimin e tij; 2.13. Avokati i Popullit mund të paraqitet në cilësinë e mikut të gjykatës (amicus curiae ) në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me çështjet e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi; 2.14. mund të hartojë Kode të Praktikave të Mira, për luftimin e diskriminimit dhe për promovimin e barazisë, të cilat, mund të përdorën si pikë referimi në rastet e diskriminimit.
Paditë për mosmarrëveshjet për diskriminimin
1. Çdo person ose grup i personave që ankohen se kanë qenë të diskriminuar mbi bazat e përmendura në nenin një (1) të këtij Ligji mund të paraqesin padi në gjykatën kompetente.
Veprimet në procedurën kontestimore
1. Çdo person që pretendon që është viktimë e diskriminimit, sipas dispozitave të nenit një (1) të këtij Ligji, ka të drejtë të parashtrojë padi kundër të paditurit dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet juridike në gjykatën kompetente.
6. Gjobë në shumë prej katërqind e pesëdhjetë (450) deri në shtatëqind e pesëdhjetë (750) euro i shqiptohet për kundërvajtje, secilit që cenon dinjitetin e personit të caktuar ose për krijimin, qasjen apo aplikimin e mjedisit kërcënues, armiqësor, poshtërues ose frikësues.
1. Kushdo që për shkak të përkatësisë kombëtare apo etnike, racës, fesë, apo për shkak që nuk i përket ndonjërës përkatësi, apo për shkak të bindjeve politike ose bindjeve të tjera, gjinisë, invaliditetit, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, arsimit, pozitës shoqërore, prejardhjes sociale, gjendjes materiale, apo ndonjë karakteristike tjetër personale, tjetrit ia mohon ose kufizon të drejtat e përcaktuara me Kushtetutë, ligj ose dispozita të tjera, akte të tjera të përgjithshme ose marrëveshje të ratifikuara ndërkombëtare, apo i jep privilegje apo favore bazuar në këto dallime, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.
Gjithë-përfshirja dhe jo diskriminimi: standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.
Ministria, përpilon politika dhe zbaton ligjet e një sistemi jo-diskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor të bazuara në analiza profesionale dhe të dhëna shkencore
Zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe ligjeve që sigurojnë sistem jo diskriminues dhe të përgjegjshëm të kujdesit shëndetësor;
Të gjithë qytetarët dhe banorët kanë të drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor
Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit
1. Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.
2. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i personave me aftësi të kufizuara gjatë punësimit, avancimit në punë dhe avancimit profesional, nëse për atë vend pune është i aftë ta kryejë punën në mënyrë adekuate.
3. Nuk konsiderohet diskriminim, çdo dallim përjashtim ose dhënie e përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune, në bazë të kritereve të caktuara që kërkohen për atë vend pune.
4. Punëdhënësi është i obliguar që në rastin e punësimit të punëtorëve, për të njëjtin vend pune të përcaktojë kritere dhe mundësi të barabarta si për femra ashtu edhe për meshkuj.
5. Dispozitat e Ligjit nr. 2004/3 Kundër Diskriminimit, do të zbatohen drejtpërsëdrejti kur është në pyetje marrëdhënia e punës e lidhur në mes të të punësuarit dhe punëdhënësit.
Ndalimi i diskriminimit gjinor në marrëdhëniet e punës
1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë, statusit martesor apo familjar, shtatzënisë, lindjes, prindërisë dhe secilës formë të kujdestarisë në sektorin publik ose privat, sa i përket:
1.1. kushteve për qasje në punësim, në punë të pavarur ose të obliguar, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe kushtet e rekrutimit, pavarësisht degës së aktivitetit dhe në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, duke përfshirë avancimin;
1.2. qasjes në të gjitha llojet dhe nivelet e drejtimit profesional, trajnimin profesional dhe të avancuar dhe rikualifikimet përfshirë përvojën e punës praktike;
1.3. punësimi dhe kushtet e punës, përfshirë shkarkimin nga puna, si dhe paga;
1.4. anëtarësimi dhe përfshirja në një organizatë të punëtorëve ose të punëdhënësve, ose ndonjë organizatë anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, duke përfshirë përfitimet e siguruara nga organizatat e tilla;
1.5 Qasjes në punësim, përfshirë trajnimin për punësim, një trajtim i ndryshëm i cili është i bazuar në një karakteristikë lidhur me gjininë nuk paraqet diskriminim kur, për shkak të natyrës së veçantë të aktiviteteve profesionale apo të kushteve në të cilin kryhen ato, nëse një karakteristikë e tillë përbën një kërkesë përcaktuese profesionale, me kusht që qëllimi i saj është legjitim dhe kërkesa është proporcionale.
Neni 16 Ndalimi i diskriminimit gjinor në skemat e sigurimit shoqëror në punë
1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:
1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;
1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;
1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.
1. Ky ligj, garanton, mbron dhe promovon barazinë midis gjinive, si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë.
2. Ky ligj përcakton masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave të barabarta të femrave dhe meshkujve, si dhe përcakton institucionet përgjegjëse dhe kompetencat e tyre.
Ndalimi i diskriminimit gjinor
1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë gjinor, duke përfshirë trajtimin më pak të favorshëm të femrave për shkak të shtatzënisë dhe amësisë, gjendjes martesore, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, statusit social, besimit fetar dhe besimit, moshës, ose ndonjë bazë tjetër të përcaktuar me ligj apo marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi.
2. Dhuna në baza gjinore është një formë e diskriminimit e cila seriozisht pengon aftësinë e femrave dhe meshkujve që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë në baza të barabarta dhe është e ndaluar.
3. Ngacmimi dhe ngacmimi seksual janë të ndaluara. Refuzimi apo dorëzimi i një personi ndaj sjelljes së tillë nuk mund të përdorët si bazë për një vendim që prek atë person.
4. Me qëllim të ndalimit të diskriminimit gjinor me legjislacion, politika, programe dhe praktika, parimi i barazisë gjinore dhe integrimit gjinor, duke përfshirë përfitimet pas shtatzënësisë dhe lindjes, zbatohet në të gjitha planifikimet, buxhetimet dhe zbatimet e akteve të mësipërme nga subjektet publike dhe private.
5. Udhëzimi për diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të gjinisë konsiderohet diskriminim sipas kuptimit të këtij ligji.
6. Nuk do të ketë viktimizim të personave të përfshirë në parashtrimin apo procedimin e ankesave të diskriminimit, ngacmimit apo ngacmimit seksual të parashtruara në bazë të këtij ligji.
Masat e përgjithshme për parandalimin e diskriminimit gjinor dhe sigurimin e barazisë gjinore
1. Me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të diskriminimit gjinor si dhe arritjes së barazisë gjinore, institucionet e Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor dhe institucionet e tjera publike janë përgjegjëse për të zbatuar masat legjislative dhe masat tjera duke përfshirë: 1.1. analizën e statusit të femrave dhe meshkujve në organizatat dhe fushat përkatëse;
1.2. miratimin e strategjive dhe planeve të veprimit për promovimin dhe vendosjen e barazisë gjinore në përputhje me Programin e Kosovës për barazi gjinore;
1.3. përfshirjen e integrimit gjinor në të gjitha politikat, dokumentet dhe legjislacion;
1.4. sigurimin e proceseve të përzgjedhjes, punësimit dhe caktimit në punë, duke përfshirë edhe pozicione drejtuese, në përputhje me kërkesën për përfaqësim të barabartë të femrave dhe meshkujve;
1.5. përfshirjen e buxhetimit gjinor në të gjitha fushat, si një instrument i nevojshëm për të garantuar që parimi i barazisë gjinore të respektohet në mbledhjen, shpërndarjen dhe caktimin e burimeve;
1.6. sigurimin e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha konferencat, mbledhjet, seminaret dhe trajnimet jashtë dhe brenda vendit;
1.7. caktimin e burimeve të përshtatshme njerëzore dhe financiare për programe, projekte, dhe iniciativa për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e femrave;
1.8. ndarjen sipas gjinisë të të gjitha të dhënave të nevojshme statistikore, që mblidhen, regjistrohen, përpunohen dhe obligohen që këto të dhëna t’i dorëzojnë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës;
1.9. të marrë parasysh barazinë gjinore në rastin e emërtimit të institucioneve, shkollave e rrugëve.
2. Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij ligji shfuqizohet.
3. Kontratat publike si dhe çdo dispozitë në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë, e cila është e përfshirë në kontratat apo marrëveshjet individuale a kolektive, janë ose mund të shpallen të pavlefshme apo të ndryshohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.
1. Ndalohet diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë në të gjitha skemat e sigurimit shoqëror në punë, në veçanti sa i përket:
1.1. fushës së skemave të tilla dhe kushtet e qasjes në to;
1.2. detyrimit për të kontribuar dhe llogaritjet e kontributeve;
1.3. llogaritjes së përfitimeve, përfshirë përfitimet suplementare në lidhje me bashkëshortin/ en apo vartësve, si dhe kushtet që rregullojnë kohëzgjatjen dhe gëzimin e të drejtës për përfitime.
Detyrimet e punëdhënësit në marrëdhëniet e punës
1. Punëdhënësi/sja në të gjithë sektorët obligohet:
1.1. të shmang përfshirjen e elementeve diskriminuese në bazë të gjinisë në shpalljen e vendit të lirë të punës;
1.2. të promovojë barazinë gjinore para dhe gjatë marrëdhënies së punës;
1.3. të sigurojë mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt që aplikojnë për vende të lira të punës;
1.4. Kur për një vend të lirë pune ose për një kategori të caktuar pune nuk ka barazi gjinore, nuk paraqet diskriminim gjinor nëse shpallja inkurajon gjininë më pak të përfaqësuar të aplikojnë me qëllim të promovimit të barazisë gjinore;
1.5. që të mos disfavorizojë një punëkërkues, duke vendosur rregulla, kritere ose metoda procedurale, që në dukje janë neutrale, por që në praktikë janë më pak të favorshme për personat e një gjinie, që përmban diskriminim të tërthortë gjinor;
1.6. të punësojë personin pa dallim gjinor, në çdo pozitë ose vend të lirë, në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale;
1.7. të promovojë shpërndarje të barabartë, ndërmjet meshkujve dhe femrave në lloje të ndryshme të vendeve të punës dhe brenda kategorive të ndryshme të punonjësve, përmes trajnimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale si dhe masave të tjera të përkohshme;
1.8. të sigurojë që femrat dhe meshkujt të kenë mundësi të barabarta për të vazhduar shkollimin dhe aftësimin profesional dhe të përcjellin trajnimet të cilat mbahen për të shtuar shkathtësitë profesionale ose të përgatiten për profesione të tjera;
1.9. të zbatojë kritere të barabarta në vlerësimin e cilësisë së punës;
1.10. Punëdhënësi nuk mund të zbatojë një kriter vlerësues, në dukje neutral, por që në praktikë është në disavantazh të personave të gjinisë tjetër;
1.11. Në veçanti, kur sistemi i klasifikimit të vendeve të punës përdoret për të përcaktuar pagën, bazohet në kriteret e njëjta për meshkujt dhe femrat dhe shmangë diskriminimin në bazë të gjinisë;
1.12. të japë pagë të barabartë për punë të barabartë dhe punë me vlerë të barabartë;
1.13. Punëdhënësi është i obliguar që të sigurojë një mjedis të tillë të punës në të cilin asnjë nga punëtorët nuk është subjekt i trajtimit të padëshirueshëm të natyrës seksuale nga punëdhënësi, mbikëqyrësi, apo kolegët, duke përfshirë trajtimin e padëshiruar fizik, verbal ose joverbal apo sjelljet e tjera seksuale që krijojnë marrëdhënie dhe një mjedis frikësimi, armiqësor ose poshtërues të punës dhe që cenojnë dinjitetin e femrave dhe meshkujve në punë;
1.14. të mos vendosë në pozitë të disfavorshme ose të mos marrë masa disiplinore ndaj punëmarrësit, i cili kundërshton ose ankohet për diskriminim, ngacmim seksual, si edhe ndaj punëmarrësit që dëshmon për veprime diskriminuese, ose ngacmim seksual, të kryera prej punëdhënësit ose punëmarrësve të tjerë;
1.15. Punëdhënësit janë të obliguar të marrin masa të nevojshme për t’u mundësuar femrave dhe meshkujve të përshtatin detyrimet e tyre profesionale he familjare;
1.16. Organizimi i punës dhe orarit, në pajtim me nevojat e tregut të punës dhe gjendjen familjare të të punësuarve, bëhet në mënyrë që të sigurojë kthimin në vendin e njëjtë të punës pas pushimit të lindjes, pushimit prindëror, pushimit të abortit, pushimit mjekësor ose pas kohës së kaluar jashtë vendit të punës për shkaqe urgjente familjare, apo aftësime profesionale.
2. Çdo person pas pushimit prindor, ka të drejtë, të kthehet në punën e tij/saj sipas kushteve të cilat janë jo më pak të favorshme për të dhe të përfitojë nga kushtet e mira të punës në të cilën ajo ka të drejtë gjatë mungesës së saj përfshirë mundësitë e avancimit.
Ndalimi i diskriminimit gjinor në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime
1. Ndalohet Diskriminimi në bazë të gjinisë në qasje dhe furnizim me mallra dhe shërbime
2. Ky ligj zbatohet për të gjithë personat të cilët ofrojnë mallra dhe shërbime, të cilët janë në dispozicion për publikun pavarësisht nëse personi në fjalë i përket sektorit publik apo privat, duke përfshirë dhe organet publike, të cilat janë ofruar jashtë zonës së jetës private dhe familjare të ofruara nga institucionet publike dhe private.
3. Ky ligj nuk cenon lirinë e individit për të zgjedhur një partner kontraktual për sa kohë që zgjedhja e një individi e partnerit kontraktual nuk është bazuar në gjininë e atij personi.
4. Ky ligj nuk do të përjashtojë diferencat në trajtim, nëse sigurimi i mallrave dhe shërbimeve ekskluzivisht ose kryesisht për anëtarët e një gjinie justifikohet me një qëllim legjitim dhe mjetet për arritjen e qëllimit janë adekuate dhe të nevojshme.
Ndalimi i diskriminimit gjinor dhe trajtimit të pabarabartë
1. Ndalohet diskriminimi mbi bazë gjinore në institucione arsimore në të gjitha nivelet, duke përfshirë qasjen në arsimim, procesin e pranimit, qasjen në shërbime, mjete dhe përfitime si bursat, rezultatet e vlerësimit, marrjen e diplomave dhe titujve shkencor, qasjen në trajnime profesionale, ndjekjen e arsimimit, sporteve dhe fushave tjera.
2. Veprimet në vijim përbëjnë diskriminim në bazë gjinore dhe janë të ndaluara:
2.1. çdo kufizim apo pengesë me bazë gjinore, në krijimin e mundësive të nevojshme, për t’u shkolluar në institucione publike e private, të cilat ofrojnë shkollim apo kualifikime tjera dhe shërbime trajnimi;
2.2. Ofrimin e mundësive të ndryshme për meshkujt dhe femrat në zgjedhjen e fushës së veçantë të studimit, trajnim apo diplomim, dhe në lidhje me kohëzgjatjen e klasave, përveçse kjo përligjet nga një qëllim i ligjshëm dhe mjetet për arritjen e atij qëllimi janë ato që duhen dhe të nevojshme.
Barazia në trashëgimi
3.1. Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.
3.2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent si dhe fëmijët e adoptuar barazohen me fëmijët legjitim.
3.3. I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë.
3.4. Të huajt janë të barabartë në trashëgimi me kosovarët, me kusht reciprociteti. Reciprociteti prezumohet.
1. Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë procedurë të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme.
2. Gjykata detyrohet të kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë.
3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të mundshme.
4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest menjëherë njoftohet në gjuhën që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me Kapitullin X të këtij Kodi
1. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Personi i dënuar nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit, apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues.
2. Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal në Republikën e Kosovës.
Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij.
Qasja në arsimin e lartë
1. Në arsimin e lartë që ofrohet nga bartësit e licencuar të arsimit të lartë në Kosovë do të kenë qasje të gjithë personat brenda apo jashtë territorit të Kosovës, pa asnjë lloj diskriminimi.
Promovimin e mundësive të barabarta në qasjen dhe pranimin në arsimin e lartë, në zhvillimin dhe trajnimin e personelit, në mundësitë për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe në të gjitha aspektet e tjera të arsimit të lartë.
2. Nuk do të ketë kufizim moshe për t’u regjistruar apo për të fituar kualifikim të arsimit të lartë në Kosovë.
Asnjë person nuk diskriminohet në asnjë mënyrë për shkak të vendimit për t’u asociiuar apo për të mos u asociuar.
Politikat, legjislacioni, si dhe aktivitetet lidhur me OJQ-në, zbatohen në përputhje me bazat e përcaktuara me Ligjin përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi.
Kufizimet dhe ndalimet në ushtrimin e lirisë së asociimit bëhen me vendim gjyqësor të gjykatës kompetente, vetëm për organizatat ose aktivitetet që cenojnë rendin kushtetues, shkelin lirinë dhe të drejtat e njeriut, nxisin urrejtje racore, kombëtare, etnike a fetare.
Trajtimi i barabartë dhe mbrojtja nga diskriminimi
1. Çdo person ushtron lirinë e asociimit në mënyrë të barabartë.
Ndalimi i diskriminimit
Personat e zhdukur dhe familjarët e tyre gëzojnë të drejta të barabarta dhe përjashtohen nga çdo formë e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal
Një veprim apo mosveprim nga ose në emër të një institucioni publik është diskriminues, shtypës, kryhet nga pakujdesia ose përbën keqmenaxhim të rëndë;
1. Personat e verbër mbrohen nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes talljes dhe gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në mënyrë të barabartë me të tjerët bazuar në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Parimet udhëzuese
1. Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:
1.1. trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave;
1. Të gjithë personat gëzojnë trajtim të barabartë të të drejtave dhe detyrimeve të parapara me këtë Ligj. Nuk do të ketë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj asnjë personi apo personave në bazë të gjinisë, moshës, gjendje martesore, gjuhës, paaftësisë mendore apo fizike, orientimit seksual, përkatësisë apo bindjeve politike, prejardhjes etnike, kombësisë, religjionit apo besimit, racës, prejardhjes shoqërore, pasurisë, lindjes apo gjendjes tjetër.
Edukimi në institucionet parashkollore do të bazohet në këto parime:
(a) Barazia;
(b) Gjithë përfshirja;
(f) Mundësitë e barabarta për fëmijët dhe prindërit, duke marrë parasysh ndryshimet në mes të fëmijëve;
1. Diskriminimi përfshin çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, i cili konsiston ne mosdhënien e mundësive të barabarta ose trajtimit jo te barabartë në punësim apo në profesion.
2. Çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune në bazë të aftësive të caktuara që kërkohen për atë vend pune, nuk konsiderohet si diskriminim.
3. Ndalohet çdo lloj diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar dhe personave me aftësi të kufizuar ju garantohet mbrojtje ligjore e barabartë dhe efektive ndaj çdo lloj diskriminimi në të gjitha situatat.
Klauzola jodiskriminuese dhe standardet e të drejtave të njeriut
1. Ekstradimi i një personi të kërkuar nuk lejohet nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se kërkesa është bërë për qëllime të ndjekjes penale ose të ndëshkimit për shkak të racës, fesë, gjinisë, shtetësisë, bindjes politike, etnisë, gjuhës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, anëtarësimit të tij apo saj në ndonjë grup shoqëror, apo nëse pozita e tij apo saj në shoqëri mund të paragjykohet për njërën nga këto arsye.
Neni 6 Parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit 1. Organi publik vepron në pajtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit. 2. Personat në të njëjtën situatë trajtohen në mënyrë të njëjtë. Dallimi në trajtimin e çështjeve justifikohet vetëm nëse dhe për aq sa ai përputhet me ndryshimet objektive të çështjeve përkatëse. 3. Organi Publik, në mënyrë të veçantë, shmang çdo diskriminim të padrejtë ashtu siç përcaktohet me Ligjin kundër diskriminimit.