Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj grave në jetën politike dhe publike të vendit dhe nё mënyrë të veçantë u sigurojnë grave, në tё njёjtat kushte me burrat, të drejtën: (a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet e zgjedhura publikisht;
(a) Pёr tё votuar në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike si dhe pёr të qenë të zgjedhshme në të gjitha organet
7.b Për tё marrё pjesë në përpunimin e politikës sё shtetit dhe në zbatimin e saj; për tё mbajtur poste publike dhe pёr të ushtruar të gjitha funksionet publike në të gjitha nivelet e qeverisjes;
25 Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё erёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.
(a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike,qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht;
(b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve;
1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.
2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.
3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herëpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votё tё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.