Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e kujdesit për shёndetin për t'u siguruar, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, mundёsitё për të pёrfituar shёrbime mjekësore, duke përfshirë edhe ato të planifikimit të familjes. 2. Megjithё dispozitat e paragrafit 1 të kёtij neni, shtetet palë u sigurojnë grave gjatё barrёs, lindjes dhe pas lindjes, shёrbime të përshtatshme, po qe nevoja, falas, si dhe ushqim të pёrshtatshёm gjatё barrёs dhe mbajtjes sё fёmijёs në gji.
Neni 5
Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme:
(b) Për tё siguruar që edukimi i familjes të pёrfshijё tё kuptuarit e duhur tёmaternitetit si një funksion social dhe tё njohjes sё përgjegjësisё sё përbashkët të burrit dhe të gruas në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve tё tyre duke bërë të qartë se interesi i fëmijëve është kusht kryesor në të gjitha rastet.
Palët e Shteteve marrin të gjitha masat e duhura për të eleminuar diskriminimin ndaj grave në zonat rurale në mënyrë që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrave dhe grave, që ata të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga zhvillimi rural dhe, veçanërisht, t'u sigurojnë grave të tilla e drejta:
(a) Të marrë pjesë në shtjellimin dhe zbatimin e planifikimit të zhvillimit në të gjitha nivelet;
(b) Të ketë akses në institucione adekuate të kujdesit shëndetësor, përfshirë informacionin, këshillimin dhe shërbimet në planifikimin e familjes;
(c) Për të përfituar drejtpërdrejt nga programet e sigurimeve shoqërore;
(d) Të marrë të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsimimit, formale dhe joformale, përfshirë atë që lidhet me arsimimin funksional, si dhe, ndër të tjera, përfitimin e të gjitha shërbimeve të komunitetit dhe shtrirjes, me qëllim të rritjes së aftësive të tyre teknike;
(e) Të organizojnë grupe të vetë-ndihmës dhe kooperativa në mënyrë që të sigurojnë qasje të barabartë në mundësi ekonomike përmes punësimit ose vetë-punësimit;
(f) Të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e komunitetit;
(g) Të ketë qasje në kredi dhe kredi bujqësore, lehtësirat e marketingut, teknologjinë e duhur dhe trajtimin e barabartë në tokën dhe reformën agrare, si dhe në skemat e rivendosjes së tokës;
(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, transportin dhe komunikimet.
b) Të ketë akses në institucione adekuate të kujdesit shëndetësor, përfshirë informacionin, këshillimin dhe shërbimet
1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në të gjitha çёshtjet që kanё tё bёjnё me martesёn dhe me marrёdhёniet familjare. Në mënyrë të veçantë ata i sigurojnë gruas mbi bazën e barazisë sё burrit dhe tё gruas:
(a) Të drejtёn e njëjtё për të lidhur martesё;
(b) Të drejtёn e njëjtё për tё zgjedhur lirisht bashkёshortin dhe për tё lidhur martesё vetёm me pёlqimin e vet të lirё dhe të plotё;
(c) Të drejtёn dhe pёrgjegjёsinё e njëjtё gjatё martesёs dhe me rastin e prishjes së saj;
(ç) Të drejtat dhe pёrgjegjёsitё e njëjta si prindёr, pavarёsisht nga gjendja martesore, për ato çёshtje qё kanё tё bёjnё me fёmijёt. Në të gjitha rastet interesi i fëmijëve duhet tё jetё nё vend tё parё;
(d) Të drejtat e njёjta për të vendosur lirisht dhe me pёrgjegjёsi për numrin dhe shkallёzimin e lindjeve e po ashtu për të marrё informacionin, arsimin dhe mjetet e nevojshme që bёjnё të mundur ushtrimin e kёtyre të drejtave;
(dh) Të drejtat dhe pёrgjegjёsitё e njёjta për çёshtjet që kanë të bёjnё me tutelёn, kujdestarinё, ruajtjen dhe birёsimin e fëmijëve ose lidhur me institucionet e ngjashme, ku këto koncepte ekzistojnё në legjislacionin kombёtar. Në tё gjitha rastet, interesi i fëmijëve duhet tё jetё nё vend tё parё;
(e) Të drejtat e njёjta vetjake si burrit ashtu edhe gruas, duke përfshirë edhe të drejtën për të zgjedhur mbiemrin, profesionin dhe llojin e punës;
(ё) Të drejtat e njëjta për secilin prej bashkёshortёve lidhur me pronёsinё, blerjen, administrimin, gëzimin dhe disponimin e pasurisё, si falas ashtu edhe me pagesё.
1. Askush nuk duhet tё jetё objekt i ndёrhyrjeve arbitrare ose tё paligjshme nё jetёn e tij private, nё familje, në shtëpi ose letёrkёmbim, e as duhet t’i shkelet nderi dhe reputacioni i tij nё mёnyrё tё paligjshme.
2. Secili ka tё drejtё tё ketё mbrojtje ligjore kundёr ndёrhyrjeve dhe shkeljeve tё tilla.
24.2 Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe, në veçanti, duhet të marrin masat e duhura:
24.1 Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për gëzimin e standardit më të lartë të shëndetit dhe lehtësirave për trajtimin e sëmundjeve dhe rehabilitimin e shëndetit. Shtetet Palë do të përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmijë të mos privohet nga e drejta e tij / saj, në qasje në shërbime të tilla të kujdesit shëndetësor.
24.2.f Për të zhvilluar kujdes shëndetësor parandalues, udhëzime për prindërit dhe edukimin dhe shërbimet e planifikimit të familjes.
a. Fëmijët të nxiten ose të detyrohen për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme seksuale;
b. Fëmijët të shfrytëzohen për qëllime prostitucioni ose praktika të tjera seksuale të paligjshme;
c. Fëmijët të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike.
4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij.
4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre.
4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna.
4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit.