Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
Palët e Shteteve marrin të gjitha masat e duhura për të eleminuar diskriminimin ndaj grave në zonat rurale në mënyrë që të sigurojnë, mbi bazën e barazisë së burrave dhe grave, që ata të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga zhvillimi rural dhe, veçanërisht, t'u sigurojnë grave të tilla e drejta:
(a) Të marrë pjesë në shtjellimin dhe zbatimin e planifikimit të zhvillimit në të gjitha nivelet;
(b) Të ketë akses në institucione adekuate të kujdesit shëndetësor, përfshirë informacionin, këshillimin dhe shërbimet në planifikimin e familjes;
(c) Për të përfituar drejtpërdrejt nga programet e sigurimeve shoqërore;
(d) Të marrë të gjitha llojet e trajnimeve dhe arsimimit, formale dhe joformale, përfshirë atë që lidhet me arsimimin funksional, si dhe, ndër të tjera, përfitimin e të gjitha shërbimeve të komunitetit dhe shtrirjes, me qëllim të rritjes së aftësive të tyre teknike;
(e) Të organizojnë grupe të vetë-ndihmës dhe kooperativa në mënyrë që të sigurojnë qasje të barabartë në mundësi ekonomike përmes punësimit ose vetë-punësimit;
(f) Të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e komunitetit;
(g) Të ketë qasje në kredi dhe kredi bujqësore, lehtësirat e marketingut, teknologjinë e duhur dhe trajtimin e barabartë në tokën dhe reformën agrare, si dhe në skemat e rivendosjes së tokës;
(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike dhe ujë, transportin dhe komunikimet.
(h) Të gëzojë kushte të përshtatshme jetese, veçanërisht në lidhje me strehimin, kanalizimet, furnizimin me energji elektrike
Shtetet palë do të marrin tё gjitha masat e përshtatshme në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, duke përfshirë edhe legjislacionin, për të siguruar zhvillimin e plotё dhe pёrparimin e grave me qëllim që t'u garantojnё atyre ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave e të lirive themelore tё njeriut mbi bazën e barazisë me burrat.
1. Secili ka tё drejtёn e lirisё sё mendimit, ndёrgjegjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshin lirinё pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tёmanifestuar fenё apo besimin e vet, qoftë individualisht apo sё bashku me tё tjerёt, si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё riteve, praktikave dhe arsimit.
2. Askush nuk duhet t'i nёnshtrohet ndonjё shtrёngimi qё do të mund tё prekte lirinё e tij pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim tё zgjedhur prej tij.
3. Liria e manifestimit të fesё apo të besimit të vet mund tё bёhet objekt vetёm i kufizimeve tё parapara me ligj dhe qё janё tё domosdoshme pёr mbrojtjen e sigurisё, tёrendit e tё shёndetit publik, ose tё moralit apo të lirive dhe tё drejtave themelore tё tёtjerёve.
4. Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё respektojnё lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshёm pёr tё siguruar edukimin fetar dhe moral tёfёmijёve tё tyre nё pёrputhje me bindjet e tyre.
3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:
(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;
(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.
1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimeve kinematografike ose televizive.
Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe pёrhapjes së informacionit dhe ideve me çfarëdo mjetesh, pa marrë parasysh kufijtë.
1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gёzojё artet dhe tё marrё pjesё nё përparimin shkencor dhe nё dobitë qё sjell ajo.
2. Secili ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare ose artistike, krijues i të cilave është ai vetë.