Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
E drejta e jetёs ёshtё e drejtё e lindur e njeriut. Kjo e drejtё duhet tё mbrohet me ligj. Askush nuk mund tё privohet arbitrarisht nga jeta.
3. Ushtrimi i lirive tё parashikuara nё paragrafin 2 tё këtij neni, nёnkupton detyra dhe përgjegjёsi tё posaçme. Pёr rrjedhojё ai mund t'u nёnshtrohet disa kufizimeve tё cilat duhet tё pёrcaktohen shprehimisht me ligj dhe tё jenё tё domosdoshme:
(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve;
(b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.
Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.
Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe pёrhapjes së informacionit dhe ideve me çfarëdo mjetesh, pa marrë parasysh kufijtë.
Neni 8
8.1 Mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse është e obliguar dhe zbatohet në ndërmarrjen e masave të përgjithshme dhe të veçanta.
8.2 Masat e përgjithshme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse janë:
a) Sigurimi i ujit të pijshëm higjienik si dhe mbrojtja sanitare e burimeve, objekteve dhe rrjetit shpërndarës për furnizimin publik me ujë të pijshëm;
b) Mënjanimi i ujërave të ndotura dhe hedhurinave sipas mënyrës dhe nën kushtet në te cilat sigurohet mbrojtja nga ndotja e ujit dhe e tokës, si dhe mbrojtja nga shtimi i insekteve dhe i brejtësve ;
c) Ruajtja e kushteve tekniko sanitare dhe higjienike në ndërtesa publike, në mjetet e komunikacionit publik dhe ne vendet publike;
d) Sigurimi i gjendjes se rregullt sanitare të artikujve ushqimore dhe te kushteve tekniko sanitare dhe higjienike për prodhimin, qarkullimin dhe ruajtjen e tyre;
e) Kryerja e DDD parandalues në qendrat e banuara, në hapësirat publike, objektet për furnizimin me ujë të pijshëm, në objektet dhe mjetet e komunikacionit publik, në objekte për prodhimin dhe qarkullimin e artikujve ushqimor dhe në objekte të tjera publike;
f) Sigurimi i sasisë së mjaftueshme të mjeteve dezinfektuese dhe të mjeteve tjera për zbatimin e masave nga pikat a) deri e), të këtij paragrafi; g) Informimi i drejtë, komunikimi, promovimi i shëndetit dhe edukimi i vazhdueshëm shëndetësor i personelit të organizatave shëndetësore dhe joshëndetësore si dhe i popullatës;
8.3 Masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse janë :
a) Zbulimi me kohë i burimit të infeksionit dhe i rrugëve të bartjes së infeksionit;
b) Paraqitja e sëmundjeve ngjitëse;
c) Izolimi dhe karantina; d) Transportimi;
e) Shërimi i personave të sëmurë;
f) DDD i obliguar;
g) Mbikëqyrja shëndetësore e personave të punësuar dhe personave tjerë bacilmbartës;
h) Imunoprofilaksa, seroprofilaksa dhe kimioprofilaksa;
i) Masat tjera të përcaktuara me këtë Ligj.