Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut

Instrumentet ndërkombëtare
Nenet
Instrumentet ndërkombëtare Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Pakti Nderkombëtar pët të Drejtat civile dhe Politike
Nenet
Neni 25

Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.

Neni 6.1

Cdo qenie njerëzore ka të drejtën e natyrshme të jetës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj. Askush nuk mund të privohet në mënyrë arbitrare nga jeta e tij.

Neni 2.3

2. 3. Çdo shtet palё i kёtij Pakti zotohet: (a) Tё sigurojë qё çdo person, kur t’i shkelen tё drejtat dhe liritё e njohura në këtë Pakt, tё ketё tё drejtёn e njё mjeti juridik efektiv, edhe atёherё kur shkeljen e kryejnë personat me rastin e ushtrimit tё funksioneve tё tyre zyrtare: (b) Tё sigurojë që autoriteti kompetent gjyqёsor, administrativ ose legjislativ, ose çdo autoritet tjetër qё ёshtё kompetent nё bazё tё legjislacionit tё shtetit, do t’i pёrcaktojё tё drejtat e kёtij personi qё paraqet mjetin juridik si dhe tё zhvillojё mundёsitё e paraqitjes së mjetit juridik. (c) Tё sigurojë që autoritetet kompetente do të veprojnë sipas çdo mjeti juridik qё do tё njihet si i pёrligjur.

Neni 2.3 a

(a) Tё sigurojë qё çdo person, kur t’i shkelen tё drejtat dhe liritё e njohura në këtë Pakt, tё ketё tё drejtёn e njё mjeti juridik efektiv, edhe atёherё kur shkeljen e kryejnë personat me rastin e ushtrimit tё funksioneve tё tyre zyrtare:

Neni 2.3b

(b) Tё sigurojë që autoriteti kompetent gjyqёsor, administrativ ose legjislativ, ose çdo autoritet tjetër qё ёshtё kompetent nё bazё tё legjislacionit tё shtetit, do t’i pёrcaktojё tё drejtat e kёtij personi qё paraqet mjetin juridik si dhe tё zhvillojё mundёsitё e paraqitjes së mjetit juridik.

Neni 2.3c

2.3(c) Tё sigurojë që autoritetet kompetente do të veprojnë sipas çdo mjeti juridik qё do tё njihet si i pёrligjur.

Neni 25

25 Çdo qytetar ka tё drejtё dhe mundёsi, qё pa asnjё nga dallimet e pёrmendura nё nenin 2 dhe pa kufizime tё paarsyeshme: (a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike, qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht; (b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё erёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve; (c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike në vendin e tij.

Neni 25a

(a) Tё marrё pjesё nё drejtimin e punёve publike,qoftё drejtpёrsёdrejti ose nёpërmjet pёrfaqёsuesve tё zgjedhur lirisht;

Neni 25b

(b) Tё votojё dhe tё zgjedhet gjatё zgjedhjeve të vërteta tё herёpashershme, me votim tё pёrgjithshёm dhe tё barabartё dhe me vota tё fshehta, tё cilat sigurojnё shprehjen e lirё tё vullnetit tё zgjedhёsve;

Neni 25c

(c) Tё pranohet, nё kushte tё pёrgjithshme barazie, pёr tё ushtruar funksione publike  në vendin e tij.

Instrumentet ndërkombëtare Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
Nenet
Neni 3

Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.

Neni 19

Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe pёrhapjes së informacionit dhe ideve me çfarëdo mjetesh, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 21

1. Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërsёdrejti ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht.

2. Secili ka njësoj të drejtë të hyjë në shërbimet publike të vendit tё vet.

3. Vullneti i popullit është bazë e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e herëpashershme dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe me votё tё barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Ligjet
Articles
Ligjet Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Ligji nr. 04/l-125 për shëndetësi
Nenet Neni 12

Neni 12 Masat dhe veprimet

1. Kujdesi shëndetësor zbatohet nëpërmjet masave dhe veprimeve, si në vijim:

 1.1. ruajtja dhe përparimi i mënyrave të shëndosha të jetesës nëpërmjet promovimit shëndetësor dhe aktiviteteve edukative të organizuara me qëllim të ngritjes së kulturës shëndetësore të qytetarëve dhe të banorëve;

1.2. zbulimi i hershëm i sëmundjeve ngjitëse dhe eliminimi i shkaktarëve të tyre duke evituar rrethanat që kanë mundësuar shfaqjen e epidemive;

1.3. zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve akute, si dhe mjekimi i sëmundjeve kronike masive jo-ngjitëse nga regjistri zyrtar, përfshirë rehabilitimin pas tyre;

1.4. parandalimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve malinje, veçanërisht i kancerit të gjirit, kancerit të qafës së mitrës, dhe kancerit kolorektal .

1.5. parandalimi i lëndimeve në punë dhe i sëmundjeve profesionale;

1.6. parandalimi, zbulimi hershëm, dhe trajtimi i sëmundjeve të vartësisë, sëmundjeve me bartje seksuale, dhe HIV infeksionit“.

1.7. sigurimi i furnizimit me barna, materiale shpenzuese, si dhe pajisje medicinale;

1.8. trajtimi, rehabilitimi dhe resocializimi i të sëmurëve kronik mendor në bashkësi;

1.9. trajtimi, rehabilitimi psikosocial dhe resocializimi i personave me aftësi të kufizuara në bashkësi;

1.10. sigurimi i kushteve për ruajtjen e shëndetit të shtatzënave dhe të lehonave; fillimin e shëndoshë të jetës; si dhe zhvillimin e shëndoshë të fëmijëve dhe të rinjve;

1.11. ndërmarrja e masave për parandalimin dhe eliminimin e pasojave shëndetësore të shkaktuara nga gjendjet emergjente;

1.12. organizimi i shërbimit emergjent në bazë të ligjit të veçantë;

1.13. zbatimi i sistemit unik të mbledhjes së të dhënave dhe informimit në shëndetësi;

1.14. organizimi dhe zbatimi i mbikëqyrjes profesionale dhe juridike;

1.15. zbatimi i aktiviteteve në grumbullimin vullnetar të gjakut;

1.16. ndërmarrja e masave përkitazi me mbrojtjen nga shkaktarët e dëmshëm mjedisor; fizik, kimik, dhe biologjik;

1.17. parandalimi i anomalive kongjenitale dhe zbulimi i tyre i hershëm;

1.18. parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kariesit, sëmundjeve të gojës dhe anomalive orofaciale;

1.19. shërbimi i kujdesit shëndetësor në shtëpi për qytetarët dhe banorët në nevojë, veçanërisht për personat e palëvizshëm