Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
12.2 Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit I të këtij neni, Shtetet Palë do t'u sigurojnë grave shërbime të përshtatshme në lidhje me shtatzaninë, lindjen dhe periudhën pas lindjes, duke u dhënë shërbime falas, aty ku është e nevojshme, si dhe ushqim adekuat gjatë shtatëzanisë dhe laktacionit.
21.1 Secili ka të drejtë të marrë pjesë në qeverinë e vendit të tij, drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur lirshëm
21.2 Gjithkush ka të drejtë të ketë qasje të barabartë në shërbimin publik në vendin e tij.
E drejta e jetёs ёshtё e drejtё e lindur e njeriut. Kjo e drejtё duhet tё mbrohet me ligj. Askush nuk mund tё privohet arbitrarisht nga jeta.
Gjithkush ka të drejtën për jetën, lirinë dhe sigurinë e personalitetit.
1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.
Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, duke përfshirë ato legjislative,administrative, shoqërore dhe edukative, për të mbrojtur fëmijët nga përdorimi ipaligjshëm i drogave narkotike dhe lëndëve psikotrope, siç përcaktohen nëkonventat përkatëse ndërkombëtare dhe për të mos lejuar që fëmijët të përdoren për prodhimin dhe trafikun e paligjshëm të këtyre lëndëve.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit
a) Ligji rregullon prodhimin, qarkullimin me shumicë dhe pakicë, importin, eksportin, kalimin transit, transportin, blerjen, furnizimin, shitjen, posedimin, konsumimin, përdorimin dhe propagandimin e bimëve prej të cilave mund të përfitohen narkotikët, barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorët. b) Përcakton obligimet e autoriteteve kompetente të cilat kanë lidhshmëri me këto substanca; c) Bënë klasifikimin e bimëve, barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve në bazë të rrezikshmërisë së tyre, gjatë përdorimit në mjekësi dhe veterinari; d) Përcakton masat e përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e keqpërdorimit të bimëve, barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve; e) Përcakton masat ndëshkimore në rast të shkeljeve së dispozitave të këtij ligji, dhe akteve normative në bazë të këtij ligji.
Neni 32 Parandalimi i përhapjes së sëmundjeve të varësisë
32.1 Mënyrat e parandalimit të përdorimit ilegal të barnave narkotike dhe substancave psikotrope si dhe përhapjes së sëmundjeve të varësisë, përcaktohen me Planin strategjik nga neni 6.3, paragrafi (d) i këtij Ligji, të miratuar nga Qeveria me propozim të Komisionit për narkotik. 32.2 Qeveria e Kosovës dhe qeveritë lokale, përkrahin aktivitetet e institucioneve shëndetësore dhe jo shëndetësore, asociacionet jo-profitabile dhe fondacionet që luftojnë përhapjen e sëmundjeve të varësisë. 32.3 Ministria e Shëndetësisë obligon Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (më tutje, IKSHPK) të bëj mbledhjen e të dhënave për shfrytëzuesit dhe keqpërdoruesit e barnave narkotike dhe substancave psikotrope, analizën epidemiologjike të gjendjes; koordinimin me institucione dhe punëtorë shëndetësorë dhe jo shëndetësorë, si dhe realizimin e promovimit dhe edukimit shëndetësorë për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të varësisë. 32.4 Me qëllim të parandalimit të sëmundjeve të varësisë obligohet personi juridik, personi përgjegjës i personit juridik dhe personat e tjerë fizikë gjatë kryerjes së rregullt të detyrave të punës, që në rast të dyshimit për keqpërdorim të bimëve, narkotikëve dhe prekursorëve nga Tabela I, II, III dhe IV menjëherë ta lajmërojnë rastin në Shërbimin Policor të Kosovës.
Neni 34
Rehabilitimi i sëmundjeve të varësisë Rehabilitimi psikosocial i personave që vuajnë nga sëmundjet e varësisë organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe çështjeve jo rezidente.
Neni 33 Trajtimi i sëmundjes së varësisë
33.1 Sëmundjet e varësisë trajtohen në bazë të vullnetit të lirë të personit ose të kujdestarit ligjor, apo në bazë të vendimit të gjykatës, në pajtim me ligjin. 33.2 Sëmundjet e varësisë trajtohen në të gjitha institucionet e licencuara shëndetësore. 33.3 Koordinimin dhe zhvillimin e shërbimeve për sëmundje të varësisë si dhe trajtimin e tyre, multidisiplinar e bënë Instituti për sëmundje të varësisë si qendër referente e nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor për sëmundje të varësisë, që themelohet nga Qeveria e Kosovës. 33.4 Institucionet të cilat mirren me identifikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve të varësisë, janë të obliguara që t’i paraqesin të dhënat për rastet në IKSHPK.
Neni 3 Kufizimet e veprimtarisë me narkotikë
3.1 Ndalohet çdo lloj veprimtarie me bimët dhe narkotikët nga Tabela I e këtij ligji, përveç për qëllime të hulumtimeve shkencore, edukative dhe policore. 3.2 Ndalohet kultivimi i bimëve nga të cilat mund të përfitohen narkotikët. 3.3. Ndalohet çdo lloj veprimtarie me bimë, barna narkotike dhe substanca psikotrope të cilat i takojnë Tabelës II, III dhe me prekursorë nga Tabela IV e këtij ligji, përveç për qëllime mjekësore, veterinare, shkencore, edukative, mjeko-ligjore dhe policore. 3.4 Ndalohet posedimi i pajisjeve për përpunimin e narkotikëve përveç personave juridik të cilët posedojnë licencë për prodhim të barnave narkotike dhe substancave psikotrope. 3.5 Ndalohet propaganda me qëllim promovimit të prodhimit ilegal, shites, qarkullimit, importit, eksportit, transportit, blerjes, furnizimit, posedimit ose shfrytëzimit të barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.