Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ) në lidhje me të drejtat e njeriut
1. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin ndaj gruas në fushёn e zёnies punë, pёr tё siguruar, mbi bazën e barazisë midis burrit dhe gruas, të drejtat e njëjta, e sidomos:
(a) Të drejtën për punë si një e drejtё e pamohueshme e të gjithë njerёzve;
(b) Të drejtën për mundёsi të njëjta punësimi, duke përfshirë zbatimin e kritereve të njëjta tё pёrzgjedhjes lidhur me zёnien punë;
(c) Të drejtën për të zgjedhur lirisht profesionin dhe vendin e punës, të drejtën për ngritjen e postit tё punёs, për punë të qёndrueshme, për të gjitha pёrfitimet dhe kushtet e punёs, të drejtën për pёrgatitje profesionale dhe rikualifikim, duke përfshirë mёsimin e personave nё ekonomi, ngritjen profesionale dhe kualifikimin e herёpashershёm;
(ç) Të drejtën për shpёrblim të barabartё, duke përfshirë shpërblimet ndihmё dhe për trajtim tё barabartё për punën me vlerё të barabartё, si dhe për barazinë e trajtimit nё vlerёsimin e cilësisë sё punës;
(d) Të drejtën për sigurime sociale, sidomos nё rastet e pensionimit, tё papunësisё, të sёmundjes, të invaliditetit dhe tё pleqёrisё ose të çdo humbje tjetër të aftësisë për punë, si dhe të drejtën për pushime të paguara;
(dh) Të drejtën për mbrojtjen e shëndetit dhe për sigurimin në punë, duke përfshirë ruajtjen e funksionit biologjik dhe riprodhues tё gruas.
2. Për të parandaluar diskriminimin ndaj gruas për shkaqe martese ose maternitetit, dhe për të siguruar të drejtën e saj efektive për punë, shtetet palë marrin masa të përshtatshme:
(a) Pёr tё ndaluar pushimin nga puna për shkaqe shtatzanie apo të lejes sё barrёs, si dhe diskriminimin në raste të pushimit nga puna të bazuar në gjendjen martesore, nёn kёrcёnimin e marrjes sё sanksioneve;
(b) Pёr tё aplikuar leje tё barrёs me pagesё ose për të pёrfituar ndihma sociale të krahasueshme, pa e humbur vendin e mёparshёm tё punёs, të të drejtave të vjetёrsisё dhe të avantazheve sociale;
(c) Pёr tё inkurajuar sistemin e shërbimeve sociale mbёshtetёse të nevojshme që t'i mundёsojnё prindёrit të gёrshetojnё detyrimet familjare me pёrgjegjёsitё nё vendin e punёs, dhe të marrin pjesë në jetën publike, sidomos duke nxitur themelimin dhe zhvillimin e një rrjeti çerdhesh e kopshtesh;
(ç) Pёr tё siguruar një mbrojtje të veçantё për gratë shtatzёna nё ato vende tё punёs nё tё cilat provohet se puna që kryejnё ёshtё e dёmshme.
3. Masat e mbrojtjes ligjore tё grave në çёshtjet e pёrfshira nё kёtё nen do të rishikohen periodikisht varёsisht nga njohuritё shkencore e teknike. Këto masa, sipas nevojёs, do të rishikohen, shfuqizohen ose zgjerohen.
1. Secili ka të drejtë të punojё, të zgjedhë lirisht punёn, të ketë kushte të kёnaqshme dhe tё favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.
2. Secili, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartё të marrë rrogë të barabartё.
3. Secili që punon ka të drejtë për një shpërblim të drejtë dhe të favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe qё, po qe se ёshtё e nevojshme, do tё plotёsohet me mjete të tjera të mbrojtjes sociale.
4. Secili ka të drejtë të formojë e t’u bashkohet sindikatave për mbrojtjen e interesave të tij.
Palët do të sigurojnë respektimin e së drejtës së çdo personi që i përket një pakice kombëtare për lirinë e grumbullimeve paqësore, lirinë e organizimit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar.
Paditë për mosmarrëveshjet për diskriminimin
1. Çdo person ose grup i personave që ankohen se kanë qenë të diskriminuar mbi bazat e përmendura në nenin një (1) të këtij Ligji mund të paraqesin padi në gjykatën kompetente.
Ndalimi i punës së detyruar ose të dhunshme
1. Puna e detyruar ose e dhunshme është e ndaluar.
2. Përjashtimisht punë e detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi të cilin e kryejnë personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur sipas nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Konkursi Publik
1. Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës.
2. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi.
Punësimi i shtetaseve të huaj
Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi në Republikën e Kosovës themelojnë marrëdhënie pune sipas këtij ligji, nën kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj të veçantë për punësimin e shtetasve të huaj dhe sipas konventave ndërkombëtare.
Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i një kornize të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet, origjinës sociale apo kombëtare, racës, etnisë, ngjyrës, lindjes, origjinës, seksit, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar dhe besimit, përkatësisë politike, mendimit politik apo mendimeve të tjera, gjendjes sociale ose personale, moshës, gjendjes familjare ose martesore, shtatëzënisë, lehonisë, gjendjes pasurore, gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar, trashëgimisë gjenetike ose ndonjë baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.
2. Ky Ligj është në përputhshmëri me Direktivën e Këshillit 2000/43/KE, të datës 29 qershor 2000, për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave pavarësisht prejardhjes racore apo etnike të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2000/78/EC, të datës 27 nëntorit 2000 që krijon një kuadër të përgjithshëm për trajtimin e barabartë në punësim dhe profesion të Këshillit të Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2004/113/KE, të datës 13 dhjetor 2004 Zbatimi i parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet burrave dhe grave në qasjen dhe furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe Direktivën 2006/54/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 5 korrik 2006, mbi zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë të burrave dhe grave në fushën e punësimit dhe të profesionit (e amandamentuar) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Fushëveprimi
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës, e posaçërisht që kanë të bëjnë me:
1.1. kushtet për qasje në punësim, vetëpunësim dhe punësimin në profesion, përfshirë këtu kushtet e punësimit, kriteret e përzgjedhjes, pa marrë parasysh aktivitetin në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, përfshirë avancimet;
1.2. qasje në të gjitha llojet dhe nivelet e udhëheqjes profesionale, trajnimeve profesionale, trajnimit të avancuar profesional dhe rikualifikimet përfshirë edhe përvojën e punës praktike;
1.3. kushtet e punësimit dhe të punës, përfshirë shkarkimin apo ndërprerjen e kontratës dhe pagesës;
Çdo person ka qasje të barabartë në gjykata dhe askujt nuk i mohohet e drejta në gjykim të drejtë në përputhje me procedurën e rregullt ligjore ose të drejtë në mbrojtje të barabartë me ligj. Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë në gjykim të drejtë dhe brenda afatit të arsyeshëm kohor
Neni 2
Funksionet e Inspektoratit të punës
2. Inspektorati i punës:
a) Do të mbikqyrë zbatimin e ligjit të punës, kushtet e punës dhe mbrojtjen në punë
b) Do t’iu siguroj informacion teknik dhe këshilla punëdhënësëve dhe punëtorëve për çështjet
më të efektshme të zbatimit të dispozitave ligjore.
c) Do të njoftoj ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale apo ndonjë organ tjetër
kompetent për ndonjë mungesë apo ndonjë shpërdorim në ligjin e aplikueshëm.
d) Do t’iu siguroj informatat dhe këshillat punëdhënsve dhe punëmarrësve të cilat do të jenë
në pajtim me ligjin dhe t”i paralajmërojnë autoritetet kompetente për çfarëdo defektesh
apo shpërdorimesh që nuk janë përfshirë me dispozita ligjore ekzistuese.
e) Do t’iu jep këshilla për çështje lidhur me ligjin e punës dhe mbrojtjen e punëtorëve me
rastin e riorganizimit apo ristrukturimit të një ndërmarrjeje.